Harry Kane qëndron te Bayerni, arrihet marrëveshja paraprake për rinovimin
Milani dhe Ruben Amorim marrin lajme aspak të mira. Alexis Saelemaekers, që pësoi një dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren belge, do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në kaviljen e djathtë, e njëjta që ai operoi në 2024, për të trajtuar një frakturë.
Në këtë mënyrë, futbollisti humbet pjesën e mbetur të 2026 pasi ai do të kthehet në fushat e lojës në 2027. Saelemakers do të operohet në ditët në vazhdim sepse siç shpjegon vetë Milani në një komunikatë, ekzaminimet treguan se kavilja e kishte humbur stabilitetin në zonën ku kishte kryer edhe më parë një ndërhyrje kirurgjikale.
Milani dhe futbollisti arritën në një marrëveshje për të tentuar me operacionin e ri për të zgjidhur përfundimisht këtë problem. Koha e rikuperimit do të vlerësohet më pas, por është e sigurt se Saelemakers nuk do të kthehet më në fushë gjatë këtij viti dhe do t’i duhet kohë për të luajtur sërish edhe në 2027.
Top Channel