Demonstrata në Kosovë, Ramush Haradinaj del të flasë me protestuesit/ Deputetja e PDK-së: Policia po zbaton detyrën që i kanë dhënë pa të drejtë

05/10/2026 22:00

Demonstrata përpara Kuvendit në Kosovë ka agravuar, teksa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vazhdojnë.

Ramush Haradinaj ka dalë nga dyert e Kuvendit teksa ka tentuar të flasë me protestuesit.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës në Kosovë, duke e drejtuar përgjegjësinë te pushteti dhe jo te Policia e Kosovës.

Deliu tha se policia po zbaton detyrat që i janë dhënë nga institucionet shtetërore, ndërsa kritikoi mënyrën se si po menaxhohet situata nga qeveria.

“Është mbushur spitali i Kosovës me protestues. Nuk ka faj Policia e Kosovës. Policia e Kosovës po zbaton detyrën që ia ka dhënë aparati shtetëror pa të drejtë”, u shpreh Deliu.

Top Channel