Përfundon sërish pa rezultate takimi mes Kurtit dhe Hamzës, nuk ka marrëveshje mes LVV dhe PDK
Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit e mbledhur në mbështetje të miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara janë afruar te barrierat policore të vendosura në hyrje të objektit.
Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit dhe kanë kërkuar që deputetët të mos largohen nga objekti pa u votuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka vendosur njësitë speciale në pjesën e përparme të objektit, duke shtuar masat e sigurisë.
Situata është tensionuar më tej pasi në drejtim të ndërtesës së Qeverisë janë hedhur fishekzjarre, ndërsa Policia është përgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës.
Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë pranë objektit të Kuvendit, ndërsa deputetët mbeten brenda ndërtesës.
Policia e Kosovës ka mbyllur dyert e Kuvendit, derisa brenda mbeten të bllokuar deputetët dhe gazetarët.
Zhvillimet e mëtejshme pritet të varen nga vendimet që do të merren brenda Kuvendit lidhur me Projektligjin për Dhomat e Specializuara
Top Channel