Kryeministri Rama publikon pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit në Korçë: Hapësirë moderne edhe për aktivitete ndërkombëtare
06/10/2026 08:09
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga kantieri i Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ku vijojnë punimet për transformimin e këtij objekti sportiv.
Në postimin e tij, Rama shprehet se puna po vijon për t’i dhënë qytetit një hapësirë sportive moderne, e cila të jetë e denjë edhe për zhvillimin e aktiviteteve ndërkombëtare.
“Dhe nga kantieri i Pallatit të Sportit ‘Tamara Nikolla’ në Korçë, ku puna vijon për t’i dhënë qytetit një hapësirë sportive moderne e të denjë edhe për aktivitete ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Top Channel