Një lajm që tronditi studion e “Për’puthen” në nisje të puntatës ishte aksidenti i ndodhur më 25 shtator, ku u përfshi konkurrenti Sotir Marino me motor.
Moderatorja Heidi Baci bëri me dije se, fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi shkaktoi shqetësim te konkurrentët, ndërsa Xhesika u lejua të largohej nga studioja dhe të shkonte drejt ambienteve të spitalit ku ndodhej Sotiri, e shoqëruar nga kamerat dhe produksioni.
“Jam e shokuar. Uroj të jetë mirë dhe që të jetë jashtë rrezikut për jetën. Rëndësi ka që mbeti me aq”, u shpreh Xhesika, mes të tjerash.
Edhe konkurrentët e tjerë shprehën urimet e tyre për shëndetin e Sotirit, duke shpresuar që ai t’i bashkohet sa më shpejt studios.
Teksa Xhesika pritej të largohej nga studioja në drejtim të spitalit, Heidi Baci apeloi për më shumë kujdes, duke e cilësuar aksidentin si një rast me fat.
“Është një rast me fat. Bëni kujdes, mos luani me jetën. Shpejtësia nuk fal”, u shpreh moderatorja.
Top Channel