Ai qau, humbi, u dorëzua dhe u rikthye: Historia e Messit që përfundoi si një përrallë
Ndërsa vëmendja është te sfida me San Marinon, trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran po mendon edhe për sfidat e muajit nëntor të Nations League dhe më konkretisht për sfidën me Finlandën në Tiranë.
Shqetësimi i teknikut të kuqezinjve është për kartonët e verdhë pasi janë disa futbollistë që rrezikojnë të humbasin sfidën me skandinavët pikërisht për këtë shkak.
Janë disa futbollistë që nuk do të jenë në fushë me Finlandën nëse do të ndëshkohen këtë të martë në sfidën me San Marinon dhe bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, Stavro Pilon, Ylber Ramadanin, Kristjan Asllanin, Anis Mehmetin dhe Myrto Uzunin.
Kujtojmë se Asllani, Ramadani dhe Pilo ishin të rrezikuar edhe para sfidës në Helsinki pasi ishin ndëshkuar me karton të verdhë ndaj San Marinos. Nëse ata do të ishin ndëshkuar në sfidën e së shtunës, do të ishin të qetë dhe të sigurt për dy ndeshjet e muajit nëntor me Finlandën dhe Bjellorusinë, dy sfida këto që janë më të rëndësishmet për fatin e Kombëtares në këtë edicion të Nations League.
Top Channel