Gonçalo Ramos dhe misteri i postimit të fshirë në rrjetet sociale, ishte thumbim ndaj Ronaldos?
‘Në Irlandë ka një mbështetje të fortë për Palestinën. Nuk janë të shumta vendet që mbështesin Palestinën si Irlanda. Nuk do t’i uroja asnjë kombëtareje të përjetojnë atë që kaluam ne këto dy javë; ndoshta UEFA duhet të ndërhyjë e të bëjë diçka’-kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i kombëtares irlandeze Heimir Hallgrimsson që në këtë mënyrë i kërkoi qeverisë së futbollit evropian që të evitojë përballjen mes skuadrës së tij dhe Izraelit pas polemikave që shpërthyen për dy përballjet e Nations League.
Dy skuadrat barazuan në ndeshjen e zhvilluar në Serbi me Izraelin që ishte skuadër pritëse, një javë pas fitores 3-0 të zhvilluar në Debrecen. Në përfundim të këtyre dy ndeshjeve, Hallgrimsson foli për transmetuesin kombëtar irlandez RTE për të kërkuar që UEFA të mos i vendosë më këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës.
‘Ka pasur shumë episode që mund të kishin degjeneruar-tha Hallgrimson që më pas vijoi arsyetimin e tij duke iu referuar sjelljes së lojtarëve dhe medias izraelite.
‘E kuptuam shpejt për të ndalur situatën përpara se të shkonte më tej. Para përshtypjen se synimi ishte të na trembnin dhe të na shtynin të bënim ndonjë budallallëk’-tha ai
Top Channel