Mirlinda Karçanaj shkon në SPAK, zbaton masën e vendosur nga Gjykata e Lartë
06/10/2026 10:10
Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Lartë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ish-drejtoresha e AKSHI-t duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ndërsa ndaj saj është caktuar edhe masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe i është sekuestruar pasaporta.
Më herët, Karçanaj ndodhej nën masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e masës pas rekursit të palës mbrojtëse.
Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuza që lidhen me shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Top Channel