Debati në ‘Top Story’/ Çfarë përfaqëson Ron Yeffet dhe pse e fitoi ai prodhimin e armëve në Shqipëri?
Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot në emisionin “Top Story” se pas vendimit të Gjykatës së Hagës nuk ka pasur koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës për hapat që duhet të ndërmerreshin lidhur me Specialen e Kosovës.
Sipas Vengut, nga Prishtina nuk ka pasur komunikim me Shqipërinë as në nivel qeveritar dhe as në nivel partiak, ndërsa reagimi i dy vendeve mbeti vetëm te deklaratat e bëra në parlamentet respektive.
“Kemi dy kriza. Kemi vetëm 24 orë përpara. Në mesnatën e nesërme skadon afati për zgjedhjen e presidentit dhe Kosova ndodhet në mes dy humnerash. Duhet të gjejmë resurset brenda vetes.
Nuk ka pasur koordinim me Shqipërinë, as në nivel partiak dhe as në nivel qeveritar, për hapat që duhen marrë pas vendimit të Gjykatës së Hagës. U bënë dy deklaratat në Kuvendin tonë dhe në atë të Kosovës dhe mbeti me aq”, tha Vengu.
Top Channel