Ai qau, humbi, u dorëzua dhe u rikthye: Historia e Messit që përfundoi si një përrallë
Polemikat që kanë si protagonistë Cristiano Ronaldon dhe trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus vazhdon të diskutohen në botën e futbollit.
Në këtë pikë ka bërë ndërhyrjen e tij edhe Rio Ferdinand, shok skuadre me Cristiano Ronaldon në kohët e Manchester United me këtë të fundit që komentoi situatën duke nënvizuar se e vetmja rrugëdalje për të zgjidhur këtë çështje është që trajneri të bëjë hapa prapa.
‘Trajneri duhet të vijë dhe të kërkojë ndjeësë, përndryshe do të shkarkohet. Duhet të dalë hapur dhe të thotë: ‘dëgjoni, e vlerësova keq këtë situatë’-tha Rio Ferdinand i cili më pas foli edhe për menaxhimin në komunikim për situtatën duke e krahasuar me atë çfarë ndodhi në Botërorin e fundit me Roberto Martinez.
‘E gjithë kjo do të ishte evituar me një komunikim të mirë. Të njëjtën gjë thashë edhe gjatë Kupës së Botës me Roberto Martinez dhe mendoj të njëjtën gjë me trajnerin aktual-shtoi Ferdinand-duhet të ulen me Cristiano Ronaldon dhe t’i thonë: ‘kjo është ajo që dua të bëj, nëse nuk dëshiron të bësh pjesë, ma thuaj. Por gjërat do të jenë kështu’’.
Në fund, Rio Ferdinand kishte dy fjalë edhe për ish shokun e tij të skuadrës.
‘Besoj se ka ende një rol për të kryer. Çështja është nëse do të jetë titullar, si zëvendësues i rëndësishëm në ndonjë ndeshje, apo do të luajë titullar në disa ndeshje dhe do të jetë hyjë si zëvendësues në disa të tjera-shtoi Rio Ferdinand-kjo është ajo që duhet të diskutohet dhe më pas do të jetë vetëm çështje e respektimit të akordeve. Këta trajnerë janë të paguar për të menaxhuar skuadrën, por paguhen edhe për të menaxhuar njerëzit’.
Top Channel