Ministri Gogu tregon takimin me Veliajn në burgun e Fierit: Folëm për kushtet e trajtimit të tij dhe ankesat e shprehura publikisht nga avokati
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Sipas gazetares Anila Hoxha, gjykata ka gjobitur me nga 50 mijë lekë avokatët, ndërsa seanca është shtyrë për më 13 tetor.
Shtyrja e seancës vjen në një kohë kur avokatët vijojnë protestën kundër rregullores së re, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator.
Avokatët e konsiderojnë këtë rregullore antikushtetuese dhe, në shenjë proteste, kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore në GJKKO, përfshirë edhe masat e sigurisë.
Bojkoti i avokatëve vijon të ndikojë në zhvillimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ndërsa çështja ndaj Erion Veliajt pritet të vijojë më 13 tetor.
Top Channel