E premte, 16 Shkurt 2018
09:27
SHBA, Cruz pranon masakrën në shkollën e mesme

I riu i akuzuar për masakrën në shkollën e mesme të Floridës të mërkurën, e ka rrëfyer krimin e tij.

09:26
Shpërndanin kokainë në Bllok, 4 të arrestuar. Mes tyre dhe një femër

Katër persona të arrestuar, mes tyre dhe një femër dhe 280 gramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë gjatë operacionit antidrogë të koduar “Decline”.

09:14
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e njohim Kosovën për të hyrë në BE

Edhe pse strategjia e zgjerimit e shpërblente bollshëm, zyrtarët e lartë europianë nuk kanë lënë rast pa i treguar Serbisë se nuk do të pranojnë në gjirin e bllokut një shtet me probleme territoriale, ndaj duhet ta zgjidhë ngërçin me Kosovën.

09:02
Lezhë, terrorizuan banorët me breshëri; arrestohen 3 të rinj

Policia e Lezhës ka arrestuar 3 të rinj të cilët kanë krijuar panik në qytet duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

08:43
E premtja e kthjellët, vranësira të pakta

Java që nisi me reshje të dendura shiu na sjell diell këtë të premte,ndërsa temperaturat shënojnë një rënie.

08:35
Incidenti në Egje, Kotzias: Nuk do të përgjigjemi më në mënyrë paqësore

Në një intervistë për televizionin “ALPHA”, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i pyetur për incidentin e fundit pranë ishullit Imia, kur një anije ushtarake greke është përplasuar nga një anije turke, ka deklaruar se nëse do të ndodhë përsëri një provokim i ngjashëm nga pala turke, ajo greke nuk do të sillet më në mënyrë paqësore.

08:27
Skualifikohet skiatorja shqiptare, gabim teknik për Suela Mëhillin

Suela Mëhilli nuk mundi dot të përfundojë garën e slalomit special në Lojërat Olimpike të Pyoengchangut në Korenë e Jugut.

08:21
Instagrami i bindet censurës ruse

Instagrami bllokoi disa postime në Rusi që pasqyronin akuza për korrupsion të shprehura nga lideri më i njohur i opozitës në vend.

03:41
Masakra e Floridas, kush ishin viktimat

Zëri i tij ishte i fundit që dëgjuan studentët e shkollës së mesme në Parkland të Floridas, ndërsa i lajmëronte përmes altoparlantit se zhurmat që po dëgjonin në kamp, ishin krisma armësh.

E enjte, 15 Shkurt 2018
23:24
Mesfushori kuqezi ‘nderon’ AEK-un (Video)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i grumbulluar rishtazi nga Cristian Panucci për miqësoren e luajtur kundër Turqisë, u bë protagonist në mbrëmjen e sotme të Europa Leagues.

23:02
Përplasi nëndetësen, oficeri: Nuk e pashë anijen

Një oficer i Marinës Mbretërore përgjegjëse për mësimdhënien e komandantëve të ardhshëm se si të veprojë me nëndetëset me vlerë £ 1.1 miliardë paund shkaktoi një përplasje, dëmi i shkaktuar shkon 2.1 milion paund.

22:57
Leipzig përmbys Napolin e Hysajt në “San Paolo”

Napoli po bën një paraqitje të shkëlqyer në Seria A, por në Europa League është befasuar nga Leipzig, duke u mundur në shtëpi 1-3.

22:53
NASA zbulon 95 planete të rinj

Pothuajse 95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s.

22:40
Icardi, “peshku” i madh, edhe Bayern në garë për të

U fol shumë që Interi mund ta humbiste që në merkaton e janarit kapitenin Icardi, por kjo gjë nuk ndodhi.

21:41
“Të Paekspozuarit”/ A nevojiten kullat në Tiranë? Nga vijnë paratë për ndërtim?

Çfarë po ndodh me qendrën e Tiranës? Tirana e italianëve të Musolinit dhe ajo e italianëve të Edi Ramës. Oligarkët e kullave dhe kullat e oligarkëve… Varianti inteligjent i Erion Veliajt për qendrën e Tiranës.

21:28
Masakra në shkollë, Trump fajëson mësuesit: Duhet të lajmëronin

Fajin për tragjedinë që tronditi Floridan ditën e mërkurë, Presidenti amerikan Donald Trump ja faturon mësueseve dhe shokëve të klasës së ish-studentit vrasës, të cilët siç thotë, nuk denoncuan problemet psiqike të 19 vjeçarit.

20:56
Milani “pret biletën” në transfertë, Dortmundin thyen në fund Atalanta-n

Milani nuk është kursyer aspak në Europa League ndaj Ludogorets, duke shënuar një fitore të pastër 0-3.

20:47
Fiks Fare/ Kinemaja e Lushnjes shndërrohet në kazino

Historia e kinemasë në Shqipëri nuk është një histori e mirëfilltë e artit, e teknikës dhe e industrisë kinematografike. Në vendin tonë me kinema për vite me radhë nënkuptohej një sallë me një ekran të madh, ku projektoheshin filmat. Por sot në shekullin 21 edhe këto salla që dikur ekzistonin në çdo qytet, sot kanë ngel thjesht një adresë.

20:30
10 vite Pavarësi, Kosovën e njeh edhe një tjetër shtet

Ndërsa duhen edhe 2 ditë që Kosova të festojë 10-vjetorin e Pavarësisë, shteti më i ri në Europë ka marrë një dhuratë para “ditëlindjes”, duke u njohur edhe nga një tjetër shtet.

20:12
Në shtëpinë e “piratit”. Nëna e Aldo Ymerajt tregon qindarkat: Im bir s’ka kompjuter

“Kjo është pasuria e Aldos, ndërsa pasuri tjetër nuk ka”, shprehet nëna e e Aldo Ymerajt, të akuzuar si një nga anëtarët kryesorë të grupit të hacker-ave “Infraud”, duke treguar disa monedha të kursyera nga i biri.

19:53
E konfirmon Veliaj: Teatri Kombëtar do të jetë pa kullë

Kryebashkiaku i Tiranës, konfirmoi se projekti për teatrin e ri kombëtar që do të ndërtohet, nuk do të ketë kullë, ashtu siç ka shprehur shqetësimin komuniteti i artistëve.

19:50
“Deti” me Greqinë, pas ish-presidentëve, Meta takon edhe Kodhelin

Pas Bujar Nishanit, Bamir Topit, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Sali Berishës, Presidenti Ilir Meta është takuar edhe me kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, për t’iu përgjigjur thirrjes së Kreut të Shtetit për konsultime mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë.

19:45
Universiteti në krizë, dekanët i kërkojnë dorëheqjen. Mynyr Koni: Po sabotojnë

“Të krijonte atë përshtypjen e një mbledhje organizate partie të kohës së komunizmit, apo mbledhje fronti, ku shkonte Enver Hoxha dhe përcaktonte kush ishin armiqtë, i diskreditonte aty, i shantazhonte dhe pastaj ikte”.

19:38
Berisha: Kushte çnjerëzore të gardistëve që ruajnë Ramën; Reagon Garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të enjte foton e 3 personave, të cilët sipas tij janë punonjës së Gardës që ruajnë banesën e kryeministrit Edi Rama në Surrel. Por Garda e Republikës në një reagim dërguar mediave deklaron se personat në fjalë nuk janë punonjës të saj, dhe fotoja nuk ka lidhje me zonën e banimit e kryeministrit aktual të Shqipërisë.

19:09
Moti i keq, disa fshatra në Korçë ende pa energji elektrike

Moti i keq i ditëve të fundit, me reshje të dendura dëbore dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme të shumtë na rajonin juglindor të vendit.

18:58
Neymar tek Real?! Presidenti i PSG: E pamundur

Pavarësisht zërave gjatë këtyre javëve për një rikthim të Neymar në Spanjë, këtë herë tek Reali, duket se kjo nuk do të ndodhë.

18:43
Rossi qëndron edhe në 2019, konfirmon Yamaha

Valentino Rossi do të vazhdojë të garojë me Yamahën në Botërorin e MotoGP edhe në vitin 2019. Është menaxheri i skuderisë japoneze, Lin Jarvis që e ka lënë të nënkuptohet këtë nëpërmjet një intervistë për faqe zyrtare të MotoGP.

18:36
Liljana Kondakçi paralajmëron rikthimin

Këngëtarja Liljana Kondakçi ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”. Në një rrëfim për jetën dhe familjen, dashuria dhe pasioni për muzikën, miqësitë me artistët dhe me çfarë merret sot këngëtarja e njohur.

18:33
Juventus e Atletico në “gjurmët” e mesfushorit të Romës

Alessandro Florenzi është një prej talenteve që ka dalë nga Roma dhe ka kontribuar jo pak për këtë ekip, por sëfundmi verdhe-kuqtë duket se kanë vendosur që të mos i rinovojnë mesfushorit kontratën, e cila përfundon në 2019-n, duke analizuar kështu edhe ofertat që vijnë si nga Italia, ashtu edhe nga jashtë saj.

17:54
Kuvend, Vettingu në polici kalon edhe me votat e LSI

Projekt vendimi për kalimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit për Vettingun në Polici dhe Gardën e Republikës, mori edhe mbështetjen e LSI-së, përveç asaj të mazhorancës.

17:53
Ardi Veliu vijon rrokadën, 8 lëvizje të reja në Policinë e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu prezantoi disa lëvizje në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, të cilat i vlerësoi si nevojë e domosdoshme për një ritëm të ri në përmbushjen e prioriteteve të reja të institucionit që ai drejton.

17:30
Krimi po evoluon – VIDEO

Prodhuesit e makinave po përdorin gjithnjë e më tepër teknologjinë e fundit tek makinat e tyre, e një prej arsyeve është edhe garantimi i sigurisë kundër vjedhjeve. Por bashkë me teknologjinë anti-vjedhje po evoluon edhe teknologjia e krimit.

17:26
Bushati: BE të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor, bëhet më e fortë

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Holandë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Hagës për Studime Strategjike dhe ambasada shqiptare në Holandë, ku ndau me parlamentarë holandezë, opinionistë dhe diplomatë, këndvështrimin e Shqipërisë mbi perspektivën europiane jo vetëm të Shqipërisë, por gjithë Ballkanit Perëndimor.

16:59
Reali paralajmëron “big”-ët: Asensio vlen 700 mln euro

Mbrëmjen e djeshme rezultoi vendimtar thuajse sa Cristiano Ronaldo, në supersfidën e luajtur në “Bernabeu” mes Realit dhe PSG-së.

16:59
Krijohen 9 gropa misterioze në Dropull

Nëntë gropa të thella në formë rrethi janë formuar në fshatin Vanistër përgjatë rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

16:46
“Na duhet një burrë”. Kompania seksiste e pëson rëndë

Një kompani në Spanjë mori një lumë kritikash të ashpra, pasi nuk punësoi një grua sepse nuk ishte burrë.

16:33
Skënderbeu, për rrezikun që i kanoset: Nuk është vendim përfundimtar

Pas publikimit të lajmit për rrezikun që i kanoset Skënderbeut me një pezullim 10-vjeçar dhe gjobë prej një milion eurosh, ka reaguar klubi korçar me anë të një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit përmes rrjetit social “Facebook”.

16:29
Supermodelja kapet “mat” me një tjetër djalë

Edhe pse vijon “lidhjen” e dashurisë me Jeff Magid, supermodelja Emily Ratajkowski, është fotografuar në krah të një mashkulli tjetër.

16:12
Padia e Shkëlzen Berishës ndaj Ballës, asnjë gjykatë nuk e merr përsipër

Padia e Shkëlzen Berishës kundër deputetit Taulant Balla do të vijojë të zvarritet nëpër shkallët e gjyqësorit derisa dhënësit e drejtësisë të sqarohen se kujt i përket gjykimi i kësaj çështjeje. Pas ndryshimeve të reformës në drejtësi që i heq juridiksionit fillestar Gjykatës së Lartë, në dhjetor çështja kundër Taulant Ballës që akuzohet nga djali i ish-kryeministrit se ka shpifur u përcoll tek Krimet e Rënda.

15:35
Debati për universitetin, reagon Koni. Dekanët i kërkojnë dorëheqjen

“Mbledhje komuniste ku kryetari i partisë diskretiton”. Kështu e lexon profesori i Universitetit të Tiranës, Mark Marku, takimin e djeshëm të kryeministrit Rama me senatin e këtij institucioni.

15:32
20 vjet Top Albania Radio

“Ndrysho ekzistencën tënde”, është motoja e Top Albania Radios, në këtë 20 vjetor. Të parës radio kombëtare private që alternoi dhe zhvilloi një erë të re dixhitale në gjithë hapësirën shqiptare.

15:30
“NADIR”, 11 të arrestuar në Itali e Shqipëri; sekuestrohen 4 kg kokainë

Katër kg kokainë e pastër, 1 kg hashash, 36 mijë euro dhe 11 të arrestuar janë rezultatet e operacionit ndërkombëtar të koduar “Nadir”.

15:26
Vrasja pa asnjë provë, biznesmeni dyshohet për mashtrime

Vrasja e biznesmenit Memli Begalla mbrëmjen e së mërkurës, përveç natyrës së atentatit tipik mafioz me pagesë, nuk ka asnjë të dhënë tjetër konkrete mbi motivet e saj.

15:23
Ekonomia po ngadalëson, BSH: Ka zbritur në 3.55 për qind

Banka e Shqipërisë paralajmëron se rritja ekonomike mund të jetë ngadalësuar më tej në tremujorin e katërt të vitit. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka vëren se të dhënat e disponueshme tregojnë se rritja e prodhimit kombëtarë për fundit mund të ketë zbritur poshtë nivelit 3.55 për qind që shënoi në tremujorin e tretë.

15:15
A duhen inceneratorët? Të gjithë janë dakord, por ndahen tek procedura

A duhen apo nuk duhen djegur mbetjet? “Strategjia e BE e ka ndaluar përdorimin dhe ndërtimin e landfilleve. Format që mbeten janë ose forma totale të parandalimit, pra përdorimi i çdo materiali të riciklueshëm që për Shqipërinë është akoma luks. Dhe format e tjera në hierarki mbetet incenerimi për prodhimin e energjisë elektrike”, sqaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

15:09
Kosovë, largohet prokurori i Gjykatës Speciale

David Schwendiman, prokuror i Gjykatës Speciale të ngritur për të hetuar e gjykuar krimet e mundshme gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, do të largohet nga detyra më 31 mars.

15:07
Pretenca e Disiplinës së UEFA-s; Skënderbeu rrezikon 10 vite përjashtim nga Europa

Skëndërbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s, të cilën ka mundur të sigurojë edhe Top Channel.

15:02
Anulohet “Osumi”. Klosi heq lejen mjedisore, pritet vendimi i Gjiknurit

Ministria e Mjedisit shpalli të pavlefshme lejet mjedisore të dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit. Përmes një vendimi të firmosur këtë të enjte agjencia kombëtare e mjedisit konstaton se leja është e pavleshme për shkak se i ka tejkaluar afati.

14:57
Pa letra në dogana, biznesi ka shqetësime për çmimet e referencës

Të gjitha procedurat në dogana do të kryhen pa letra. Drejtoresha e përgjithshme e doganave Belinda Ikonomi njoftoi se brenda pak muajsh bizneset nuk kanë nevojë të paraqiten më fizikisht për zhdoganim mallrash pasi deklarimet doganore dhe transaksionet e mallrave do të verifikohen online.

14:49
Tsipras, apel NATO-s për tensionet me Turqinë

“Greqia nuk do të lejojë ose tolerojë asnjë dyshim mbi integritetin e saj territorial dhe të drejtat sovrane”, ka deklaruar gjatë një vizite në Ministrinë e Marinës Detare, kryeministri grek Alexis Tsipras, në një mesazh të ashpër drejt Ankarasë, disa orë pas incidentit të fundit pranë ishullit Imia, kur një luftanije turke ka përplasur një greke.

14:48
“Deti” me Greqinë rikthen në Presidencë ish-Presidentët; Meta konsultohet më të gjithë…edhe Berishën

Pas Bujar Nishanit dhe Bamir Topit, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha hynë me radhë njëri pas tjetrit në Presidencë për t’iu përgjigjur thirrjes së Ilir Metës për konsultime mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë.

14:33
Masakra e Floridës, mësuesit ishin “të paralajmëruar”

Mësuesit ishin paralajmëruar me kohë mbi rrezikun e adoleshentit që dyshohet si autor i vrasjeve masive në ish-shkollën e tij në Florida.

13:57
“Arrest me burg” hakerit fierak, kërkohet nga SHBA

Aldo Ymeraj, 25-vjeçari i ndaluar pak ditë më parë në Tiranë i akuzuar për krime kibernetike nga Shtetet e Bashkuara, doli sot përpara togave të zeza në Gjykatën e Fierit.

13:48
FIFA, Infantino propozon ndryshim rregulloreje për merkaton

Merkatoja e transferimeve duhet të ndryshojë sa më shpejt. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”.

13:27
Krimi, sipas Arta Markut: Në Shqipëri, droga, korrupsioni, pastrimi i parave

Vizita e radhës e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku ishte në Prokurorinë e kryeqytetit, një nga prokuroritë më të mëdha ne vend e cila ka fluksin me te madh të çështjeve hetimore. Edhe në këtë Prokurori Arta Marku kërkoi hetim të korrupsionit në të gjitha nivelet dhe luftë ndaj grupeve kriminale të cilat ndodhen në Tiranë dhe sipas saj financojnë kultivimin, por edhe shpërndarjen e drograve në kryeqytet.

13:10
E vërteta e errët pas buzëqeshjeve dhe kërcimit të koreano-verioreve

Mes sportistëve të bashkuar me Korenë e Jugut, Veriu komunist dërgoi në lojërat olimpike të PyeongChang edhe një grup nxitësesh tifozësh.

12:56
Siri, vriten edhe 15 mercenarë rusë…aksidentalisht

Plot 15 rusë të punësuar në Siri nga një kompani private sigurie u vranë pas një shpërthimi në një depo armësh brenda bazës së tyre në këtë vend.

12:45
Kapen “skifterët” e Durrësit, filmohen kur grabisnin

Dy hajdutë banesash e lokalesh janë vënë në pranga nga policia e Durrësit në dy operacione të ndryshme, falë njoftimit të efektivëve nga qytetarët.

12:32
Tirana Art Fest, Veliaj: Të mos humbasim kohë duke penguar njëri-tjetrin

Audicionet e Tirana Art Fest tashmë kanë nisur dhe vetë kreu i bashkisë Erion Veli ka ndjekur performancën e të rinjve të talentuar në re gjimnaze.

12:29
“Deti”, Meta takohet me Moisiun, Meidanin e Berishën

Kreu i shtetit Ilir Meta vijon konsultimet për marrëveshjen e detit me ish presidentët, Alfred Moisiu, e më pas Rexhep Mejdani dhe Sali Berisha.

12:12
“Harrohet” rruga e vjetër Tiranë-Durrës, banorët protestojnë për gjendjen e saj

Dhjetëra banorë të fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Durrës kanë protestuar këtë të enjte për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo rrugë dhe ndikimin negativ në zhvillimin e të gjithë zonës.

11:41
Përplasja, Rama: Sali, ti ke teatrin tënd dixhital! Berisha: Pedagogëve u fole me gjuhën e Shullazit

Siç ndodh rëndom në Kuvend, edhe këtë të enjte Kryeministri Edi Rama u përball me paraardhësin e tij, Sali Berisha.

11:34
Kryediplomatët e BE-së, në Sofje edhe për Ballkanin

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit europian mblidhen sot në Sofje për takimin jozyrtar të shumëlakuar gjatë kësaj periudhe kohe, i cili mbahet në një format të konsideruar si ekstremisht efikas në diplomacinë e lartë.

11:24
Kryediplomati gjerman në Prishtinë: Serbia të pranojë Pavarësinë e Kosovës

“Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës” ishte mesazhi i qartë i ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në Kosovë.

11:18
Rama: Teatri do të ndërtohet. Kryeministri flet dhe për universitetet

Beteja e artistëve është papërmbajtje është shprehur kryeministri Edi Rama, duke thënë se teatri aktual do të shembet, dhe i riu do të ndërtohet.

11:15
Renditja e FIFA-s, “Kuqezinjtë” ngjisin një shkallë

FIFA ka publikuar renditjen mujore të skuadrave kombëtare, ku Shqipëria, ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë takim përgjatë kësaj periudhe ka fituar një pozicion.

11:09
Debati për universitetet, Meta: Arroganca nuk ndihmon

Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur mbi debatin aktual për universitetet. Nga foltorja e Universitetit të Durrësit, presidenti tha se respektimi i autonomisë universitare është jetike për demokracinë.

11:02
Rikthehet Europa League; Milani në testin bullgar, Berisha përballë Dortmundit

Mbrëmjen e sotme rikthehet faza e 1/16-ave të Europa Leagues, pas rreth dy muajsh pushim. Gjithçka do të nisë me sfidën e orës 17:00 mes Astanës dhe Sporting të Lisbonës, ndërkohë që në orën 19:00 dhe 21:05 do të luhen ndeshjet e tjera.

10:49
Momenti i arrestimit të vrasësit të Floridës (Video)

Momenti i arrestimit të Nikolas Cruz, 19-vjeçarit që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës, është xhiruar dhe është postuar në Youtube.

10:27
Alarmi i shkencëtarëve: Alienët mund të na shkatërrojnë me një mesazh

Alienët mund të shkaktojnë apokalipsin për njerëzimin, pa qenë nevoja që të na vizitojnë.

10:26
Ski, Mëhilli e mbyll në vendin e 53-të “Slalomin gjigant”

Suela Mëhilli e mbylli në vendin e 53-të garimin e saj në “Slalomin gjigant” në ski për femra, në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut, një rezultat ky më i mirë sesa ai i Sochit në vitin 2014, kur u rendit në vendin e 60.

10:24
Ibrahimovic kërkon shtëpi në Beverly Hills

Zlatan Ibrahimovic është duke përgatitur terrenin për jetën e re pas largimit nga Manchester United, duke kërkuar shtëpi në Bervely Hills.

10:08
Emri i Maqedonisë, “çështje muajsh”

Bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit janë ngritur në nivelin e ministrave të Jashtëm dhe nga të dyja palët janë dhënë sinjale pozitive për zgjidhjen e ngërçit brenda pak muajsh.

09:59
Aksioni i Ujit, kontrollet e UKD çojnë 8 persona për hetim

Katër grupe task force janë ngritur nga Ujësjellës Kanalizime Durrës për aksionin e ujit, për të kryer kontrolle dhe verifikime tek të gjithë bizneset në zonën e saj.

09:55
Kërcënimi rus, NATO kundërpërgjigjet me një komandë të re në Gjermani

Gjermania ka dalë vullnetare që të ndërtojë në territorin e saj një komandë të re logjistike për NATO-n.

09:43
Xhika merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ndodhet që prej mëngjesit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku po pyetet pa praninë e medias.

09:39
Dëbora përfshin Llogaranë, probleme edhe në Dibër e Korçë

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në zonat malore të vendit. Në Qafën e Llogarasë kalimi bëhet vetëm me zinxhir, madje raportohet se në disa pika kalimi është i vështirë edhe me zinxhira vendosur.

09:22
Tenton të vrasë drejtuesin e furgonit, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë drejtuesin e furgonit me të cilin udhëtonte.

09:14
Bie masivi shkëmbor në afërsi të Përrenjasit

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

09:08
Tottenham, gati të rrisë pagën e trajnerit Pochettino

Tottenham beson se nën drejtimin e trajnerit Pochettino skuadra mund të arrijë suksese dhe janë gati që të rrisin pagën e tij në kontratën që është e vlefshme deri në vitin 2021.

09:02
Samiti i Komitetit Ekzekutiv të CDI, Basha në Hungari

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI, në Hungari, me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

08:27
Kush është autori i masakrës në Florida? (Foto)

Adoleshenti që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë.

08:12
Sulmi në një shkollë të Floridës, arrin në 17 numri i viktimave

Ka shkuar në 17 numri i viktimave pasi një 19-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridës.

08:07
Llallën e kap “vettingu” i amerikanëve. SHBA i ndalon hyrjen: I përfshirë në korrupsion domethënës

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

02:52
Avokati i Trump e pranon: I dhashë 130 mijë $ aktores së filmave porno

Avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump, pranoi se i kishte dhënë privatisht 130 mijë dollarë një aktoreje pornografike, në vitin 2016.

E mërkurë, 14 Shkurt 2018
23:42
Markoviç në Kosovë: Optimistë për demarkacionin

Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë probleme mes tyre dhe janë në të njëjtën rrugë drejt Europës.

22:37
Champions, Ronaldo thyen Parisin e milionave

Reali i Madridit ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e parë të Champions League ndaj një kundërshtari tepër të fortë si kryeqytetasit francezë të PSG.

22:37
Liverpool shkatërron Porton, “hipotekon” çerekfinalet e Champions

Ka rezultuar thjesht një shëtitje, transferta portugeze e Liverpool-it të Kloop, që ka shkatërruar 0-5 Porton.

22:35
Çiljeta apo Albana, kush do të jetë nusja e ardhshme?!

Një çift të moshuarish janë martuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë emisioni të kësaj të mërkure në “Top Show Magazine”, e siç e kërkon edhe tradita nusja duhet të hedhë tufën e luleve, e ajo që e kap do të bëhet nuse së shpejti.

21:54
“Të dashuruar në azil”, Veliaj i marton në “Top Show”

Kush ka lexuar librin “Dashuri në kohën e kolerës”, është mahnitur nga historia e dashurisë që Garcia Marquez ka shkruar në një prej romanëve më të lexuar të të gjithë kohërave. Por në “Top Show Magazine” ka ardhur historia e një çifti të moshuarish, paska ndryshe nga vepra e Marquez, por edhe fabula e tyre është po aq mbreslënëse.

21:38
“Dua të të bëj të Lumtur”, Arbana Osmani: Këtë sezon më tepër gëzim

Edhe pak ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të dytë të emisionit “Dua të të bëj të Lumtur”, nën drejtimin e Arbana Osmanit, e është pikërisht kjo e fundit që jep edhe disa detaje teksa ka qenë e ftuar në “Top Show Magazine”.

21:33
Ekzekutohet 64-vjeçari në zonën e ish bllokut

Një 64-vjeçar nga Tepelena u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut, në Tiranë. Ai u qëllua për vdekje disa herë nga persona të cilët udhëtonin me një automjet dhe ishin vënë në ndjekje të tij.

21:13
Blac Chyna mahnit për Shën Valentin – FOTO

Pak pas publikimit se Blac Chyna është përfshirë në një akt vandalizmi, me pozat për Shën Valentin modelja i ka bërë të gjithë të harrojnë incidentin.

21:08
Të shtëna me armë në një shkollë në Florida, të paktën 12 viktima

Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas. Sipas bilancit paraprak të mediave mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur dhe të paktën 12 kanë humbur jetën.

20:37
Elbasan/ Përfitojnë 7 vjet KEMP, invalidi shtetas italian

Prindërit e një djali invalid 32 vjeç, tezja, e bija dhe noterja janë bërë pjesë e një skeme të përfitimit të ardhurave të paaftësisë në kundërshtim me ligjin.

20:00
Dashuria nuk vjetërsohet; Të moshuarit tregojnë sekretin e jetëgjatësisë në çift

Sot në Ditën e Shën Valentinit, Top Channel sjell historitë e dy çifteve që janë me njëri-tjetrin prej një gjysmë shekulli. Cili është sekreti i kësaj jetëgjatësie?

19:55
Masat kundër Euros, BSH shpjegon pse do të forcojë Lekun

Paketa për reduktimin e euros në ekonomi përmban tri masa. E para i detyron bankat t’u bëjnë të qartë qytetarëve që duan kredi në euro, si ndryshojnë pagesat e kredisë në të ardhmen nëse leku zhvlerësohet.

19:49
Shkurtimi i ndihmës sociale; “Sistemi hoqi nga lista të varfërit e rremë”

Me mijëra familje kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike vetëm gjatë muajit shkurt. Bashkiakët të cilët përballen me ankesat e tyre ia kalojnë përgjegjësinë Ministrisë së Mbrojtjes Sociale e cila thotë se nga skema e re po dalin vetëm abuzuesit.

19:44
Nis reforma zgjedhore, mblidhet komisioni, cakton axhendën e punës

Pas një periudhe të gjatë diskutimesh jozyrtare, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, socialisti Bledi Çuçi dhe demokrati Oerd Bylykbashi, thirrën në mbledhjen anëtarët e tjerë të këtij komisioni, ku miratuan edhe një plan pune në lidhje me çështjet që do të trajtojnë dhe rendin e tyre.

19:35
Epidemia e gripit, në Fier dyshohet për viktimën e dytë

Të gjitha spitalet e vendit po përballen me një dyndje të madhe të të prekurve nga komplikacionet e gripit stinor. Ndërsa ne spitalin e Fierit ka humbur jetën një vajzë. Familjaret e saj thonë se shkak ishte gripi, por mjeket nuk e konfirmojnë. Ata thonë se duhen pritur hetimet përfundimtare nga Instituti i Shëndetit Publik.