Momenti i arrestimit të vrasësit të Floridës (Video)

15/02/2018 10:49

Momenti i arrestimit të Nikolas Cruz, 19-vjeçarit që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës, është xhiruar dhe është postuar në Youtube.

Autori i masakrës u vu në pranga rreth një orë pasi nisi sulmin vdekjeprurës ndaj studentëve dhe stafit të shkollës, nga e cila ishte përjashtuar një vit më parë.

Në video, shihet Cruz duke vendosur duart pas kurrizit në shenjë dorëzimi, ndërkohë që një oficer mban armën e drejtuar te ai, ndërsa kolegu i tij shkon për t’i vënë prangat.

Autoritetet thonë se 19-vjeçari u arrestua pa asnjë incident dhe u dërgua në spital, përpara se të dërgohej në burg.

Top Channel