E shtunë, 17 Shkurt 2018
09:08
Kosova, 10 vjet pavarësi, festime në Prishtinë

Sot Kosova feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj.

08:58
Simboli i pavarësisë së Kosovës me pamje të re – FOTO

Obelisku i “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka ndryshuar pamjen me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

08:45
“NADIR” vë në pranga një 40-vjeçar, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit informon se në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”.

08:30
Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, në pranga 46-vjeçarja

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”.

08:20
10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Meta mesazh urimi

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij, Hashim Thaçi.

08:15
Tërmet në juglindje të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në juglindje të vendit.

08:05
Tiranë, përplasen dy automjete, një i plagosur

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në kryeqytet.

E premte, 16 Shkurt 2018
23:39
Federer për rekord, rikthehet sërish në fron

Pas më tepër se 5 vitesh, Roger Federer është rikthyer në majë, në sportin e tenisit. Zvicerani tashmë 36-vjeçar ka vendosur një tjetër rekord, pasi u bë sportisti më i vjetër, që kryeson renditjen ATP, të tenistëve, pozicion që për herë të fundit e kishte mbajtur më 4 Nëntor të 2012-ës.

23:31
Spalletti: Karamoh sjell entuziazëm, dua edhe një skuadër virtuale

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka treguar mbi gjendjen e skuadrës dhe lojtarëve të caktuar, në prag të sfidës me Genoan, por nuk ka preferuar të zbulojë shumë rreth formacionit.

23:17
Modelja amerikane tregon futbollistin që e ‘ka fiksim’ (Foto)

Edhe Sierra Egan, ndonëse është amerikane (një vend ku futbolli nuk është sporti primar), ka një debulesë të madhe për futbollin.

23:01
Chelsea i “frikshëm” para Barçës, 4 gola në 42 minuta

Edhe pse nuk është se po kalon një periudhë shumë të mirë në Premier League, Chelsea nuk e ka pasur aspak të vështirë ndaj Hull City-t në FA.

22:56
Ndërhyrja në zgjedhje, FBI akuzon 13 shtetas rusë

13 shtetas rusë akuzohen për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, në atë që konsiderohet një zhvillim tepër i rëndësishëm në hetimet e FBI-së lidhur me çështjen.

22:45
Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër, banorët protestë në rrugën nacionale

Banorë të pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” kanë protestuar në aksin nacional përballë Gjirokastrës për mosmarrjen e masave që prek 21 familje të cenuara prej rrëshqitjes së dheut në këtë pallat.

22:25
“Federbet” reagon për Skënderbeun: Heshtja është karburant për ndeshjet e fiksuara

Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, pas dyshimeve për fiksim të ndeshjeve, ndërsa tashmë ka reaguar edhe “Federbet”, të cilët ishin të parët që ngritën dyshime 28 muaj më parë për fiksim të ndeshjeve të skuadrës shqiptare.

22:05
Rikthehet Romney, kandidon për një vend në Senat

Ish-kandidati republikan për presidencën amerikane, Mitt Romney, rikthehet në skenën politike kombëtare, duke njoftuar se do të kandidojë për një vend në Senat në shtetin e Utah.

21:53
Masakra e Floridas, FBI pranon: Nuk vepruam

Byroja Federale e Hetimeve pranoi se kishte dështuar në adresimin e paralajmërimeve lidhur me vrasësin e Floridas, Nikolas Cruz.

21:40
Magjistari ndan vogëlushen në dysh – VIDEO

Një magjistar ka postuar një video në të cilën pretendonte se e kishte ndarë në dysh vajzën e tij ka shkaktuar një debat të madh rreth asaj se si arriti të kryejë mashtrimin.

21:29
Rikthehet projekti gjigant në Dubai, shtetet si ishuj artificialë – FOTO

Një vizion miliarda dollarësh për një arkipelag ‘shtetesh’ në Dubai me ishuj artificialë është ringjallur – dhjetë vjet pasi u braktis për shkak të aksidentit financiar.

21:19
Kërcënimi i inspektorëve të UEFA-s, FSHF: Distancohemi nga ngjarja

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar kërcënimet ndaj inspektorëve të UEFA-s për rastin e Skënderbeut.

20:40
Universiteti i Durrësit nuk regjistron invalidin në fakultet! Fiks Fare vë në lëvizje institucionin

Emisioni Fiks Fare pasi ka vënë në lëvizje Universitetin e Durrësit, i dha mundësinë të riut Besart Neza nga Sukthi të regjistrohet në fakultet.

20:20
Pretenca për Skënderbeun; UEFA: Rastet e dyshuara për trukim. U implikua edhe politika

Pretenca e inspektorëve të UEFA-s analizon rastet e dyshuara për trukim ndeshjesh, duke treguar edhe interesimin që politika nga të dy krahët ka treguar ndër vite për ekipin e Skënderbeut. Por pretenca e inspektorëve nuk është një vendim, vendimi përfundimtar mund të merret nga Gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë nëse ekipi korçar vendos të ankimojë. Sot UEFA ka nxjerrë një njoftim sipas të cilit inspektorët e saj janë kërcënuar.

20:02
Pallatet e pashitura në Tiranë, Bashkia: Janë më pak. Specialistët: Ka rigjallërim të tregut

Bashkia e Tiranës thotë se ndërtimet e reja në kryeqytet janë të nevojshme për të plotësuar nevojat për strehim.

19:57
Çfarë i thanë Metës?! Flasin ish-presidentët pas takimit për paktin detar

Top Channel mori kontakt me ish-presidentët që këshilluan presidentin Ilir Meta për plotfuqinë në negociatat për paktin detar me Greqinë. Qëndrimet e tyre janë të nuancuara, kurse zëvendëskryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit përjashton çdo negociatë direkte.

19:47
Kush do të negociojë me Greqinë? Kërkesës për plotfuqinë i mungojnë emrat e negociatorëve

Top Channel ka mësuar se letra e dërguar nga ministri Bushati për Presidentin Meta, ku i kërkon autorizimin për plotfuqinë e ekipit negociator me Greqinë, nuk përmban asnjë emër.

19:45
Ankth në pritje të dënimit; Skënderbeu vijon stërvitjen. Tifozët në Korçë, mosbesues

Pas 19 javësh kampionat Skënderbeu udhëheq i vetëm me 11 pikë avantazh ndaj vendit të dytë, por paralajmërimi për një penalizim prej 10 vjetësh nga aktivitetet ndërkombëtare, nga inspektorët e UEFA-s, padyshim që nuk ka kaluar pa pasoja. Gjithsesi trajneri aktual i Skënderbeut, Ilir Daja, edhe pse përflitet për një tjetër periudhë kjo e dyshimeve, shprehet për Top Channel se Skënderbeu vazhdon të jetë një shembull në çdo aspekt.

19:35
Llalla për “WSJ”: Vendimi i DASH, produkt i përplasjes time me Donald Lu

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur “persona non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar për gazetën amerikane “Wall Street Journal”.

19:32
Ndëshkim unik për Llallën; DASH i përgjigjet Top Channel: Hera e parë publikisht

Adriatik Llalla është i pari person që prej vitit 2008 per te cilin departamenti i shtetit te shteteve te bashkuara te amerikes e deklaron publikisht ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara. Ky fakt del nga një korrespondencë e Top Channel me departamentin amerikan të shtetit. Sekretari Rex Tillerson e ndërmori këtë hap të pazakontë, sipas të drejtës që i njeh ligji për t’u ndaluar hyrjen në territorin amerikan personave të përfshirë në raste të mëdha korrupsioni.

19:15
Kërcënimet ndaj inspektorëve të UEFA-s, reagon Skënderbeu

Me një deklaratë zyrtare, klubi i Skënderbeu ka reaguar ndaj lajmit të publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, për akuza se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit, duke i mohuar kategorikisht ato.

19:14
Një teniste si Cibulkova… – FOTO

Tenisi dhe femrat e bukura kanë qenë gjithnjë një binom i bukur dhe kjo vazhdon të jetë ende.

19:12
“Postieret” që të bëjnë të lumtur. Rikthehet “Dua të të bëj të lumtur”

Ndërsa të shtunën mbrëma është premiera e sezoni të dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, në studion e “Pasdite në Top Channel”, kanë qenë edhe “postieret” e këtij emisioni.

18:44
Brazili nuk ka sekrete: 15 emra të sigurt për në Rusi

Kur duhen edhe pak më shumë se 4 muaj nga starti i finaleve të Botërorit të Brazilit, trajneri Tite e ka zbardhur që tani skuadrën me të cilin do të udhëtojë drejt Rusisë.

18:36
Pas masakrës në Florida, raportime për të shtëna në një tjetër shkollë

Vetëm dy ditë pas masakrës së Floridas, një tjetër ngjarje është raportuar në një shkollë në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

18:32
Nga futbolli i luajtur në arbitrim, vajzat shqiptare që guxojnë

Në të njëjtën fushë, por me rroba të ndryshme. Katerina Gega, Xhensila Dodaj dhe Xhoana Malko janë tre vajza të cilat nga futbolli i luajtur kanë kaluar në arbitrimin e ndeshjeve.

18:28
Luan Rama: Vettingu në polici, për të krijuar policinë e ligjit

Një ditë më parë LSI bashkoi votat me mazhorancën në Kuvend për të miratuar ligjin e Vettingut në polici. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Luan Rama e cilëson si tepër të rëndësishëm këtë ligj.

18:19
Xheli që zëvendëson qepjen kirurgjikale – VIDEO

Një masë xheli, e cila ngjitet mbi plagë pritet të zëvendësojë qepjen kirurgjikale, duke e mbajtur plagën e mbyllur deri sa ajo të mbyllet vetë, duke mos lënë shenja nga plaga.

17:46
Hetim ndaj Llallës?! Prokuroria: Mbështesim prokurorët, ndëshkojmë cilindo që cënon parimet

Prokuroria e Përgjithshme, nuk i dha një përgjigje të prerë kërkesës së Zërit të Amerikës për të mësuar nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni.

17:20
Hetimi ndaj Skënderbeut, UEFA: Kërcënohen me jetë inspektorët

Përmes një deklarate zyrtare në uebsajtin e saj, organi më i lartë futbollistik europian, UEFA ka bërë me dije se Inspektorët Disiplinorë që po hetojnë Skënderbeun për trukime ndeshjesh janë kërcënuar me jetë

17:08
FIFA revolucionarizon futbollin: Eliminim të merkatos dimërore?

Ashtu siç ishte paralajmëruar, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino e ka shprehur edhe zyrtarisht dëshirën e tij për të revolucionarizuar merkaton e futbollit.

17:06
Lëvizjet në polici, prezantohet drejtori i ri i Tiranës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka prezantuar Kastriot Skënderaj, në detyrën e Drejtorit të Policisë Vendore Tiranë.

16:50
Thaçi dekoron Ramën; “E ardhmja e dy vendeve, e përbashkët”

Në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me motivacionin për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e saj.

16:49
Kjo varkë nuk mbytet kurrë – VIDEO

Nuk janë të paktë ata që kur dalin shëtitje me varka, jahte apo anije kanë frikë se mos mjeti i tyre të mbytet nga dallgët, por nëse do të jeni brenda kësaj varke kjo frikë nuk duhet të ekzistojë.

16:26
BE-Ballkanit Perëndimor: Implementim të reformave të vështira

Bashkimi Europian u tha të premten përfaqësuesve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë anëtarësinë, se duhet të implementojnë reforma të vështira para se të lejohen t’i bashkohen bllokut të pasur.

15:54
“Kukulla e askujt”, fushata e aktores gjermane në Berlinale

Tapeti i kuq i Berlinales është kthyer në mundësinë e aktores gjermane Anna Brüggemann për të lançuar fushatën “Kukulla e askujt”.

15:42
Panairi i celularëve. Barcelona, kryeqendra e teknologjisë

Pas 10 ditëve, Barcelona do të kthehet në kryeqendrën e teknologjisë. Më 26 shkurt, në këtë qytet do të hapet Panairi më i madh i celularëve në botë, një ngjarje që zhvillohet çdo vit.

15:31
“Inceneratorët”, të gjithë bien dakord, por ndahen tek procedurat

Të enjten në Kuvend është debatuar në lidhje me projektet e ndërtimit të impianteve të asgjësimit të mbetjeve me anë të djegies në temperatura shumë të larta.

15:24
Rishikim i vijës kufitare me Malin e Zi

Deklarata e përbashkët e Hashim Thaçit dhe Filip Vujanoviç këtë të premte do të thotë se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi do të rishikohet.

15:18
Pastrimi i Rrugës së Kombit, aksidente në ditët me reshje bore

Rruga e Kombit bëhet problematike sa herë ka mot të keq. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në mot me shi, nuk është vështirësia e vetme që hasin drejtuesit e mjeteve që kalojnë aty.

15:15
Debati për inceneratorët, banorët në Elbasan: Impianti na largoi ndotjen

Aty ku sot shtrihet një lulishte, jo më larg se një vit e gjysmë më parë ishte plaga më e madhe e qytetit të Elbasanit.

15:12
Spitali pa mjekë, nuk ka as imazheristë dhe as ilaçe

Në këto ditë me fluks pacientësh në spitalin rajonal të Vlorës ndjehet më shumë se kurrë mungesa e personelit mjekësor.

15:07
Viktima e dytë e fruthit, humb jetën foshnja 4-muajshe

Një tjetër foshnje ka humbur jetën për shkak të fruthit në QSUT.

15:00
Ndihma ekonomike, Ministria: Raste abuzimesh. PD: Publikoni kriteret e përfitimit

Nxjerrja jashtë skemës së ndihmës ekonomike të shumë familjeve ka shkaktuar një valë protestash në qytete të ndryshme të vendit.

14:57
CR7, më shumë gola sesa 117 klube nga 137 në Champions League

Askush tjetër si ai, e këtë gjë e tregojnë edhe shifrat. Produktiviteti i Cristiano Ronaldos në Champions League është një rekord më vete.

14:46
LSI thërret Nikollën në interpelancë, Mehmetaj: Procedim penal për ministren

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla do të thirret në interpelancë urgjente në seancën e të enjtes së ardhshme për ligjin e arsimit të lartë, ndërsa deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se ajo mban përgjegjësi penale për shkeljet në maturën shtetërore të 2016.

14:39
Eurozona në terren të qëndrueshëm, Merkel: Greqia ka bërë progres

Eurozona ka hyrë në një terren të qëndrueshëm ekonomik. Ky është vlerësimi i dhënë nga Angela Merkel në një konferencë për mediat në Berlin.

14:37
FSHF reagon për Skënderbeun: Ende propozime, çështja i takon ekipit dhe UEFA-s

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me raportin e inspektorëve të UEFA-s përsa i përket çështjes Skënderbeu.

14:14
Koni i përgjigjet dekanëve: Më kanë zgjedhur pedagogët e studentët, jo ju

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni i është përgjigjur kërkesës për shkarkim të dekanëve të katër fakulteteve të UT, drejturar ministres Lindita Nikolla.

13:56
Familjet jashtë ndihmës ekonomike, Kospiri: Të aplikojnë në bashki

Pas protestave në qytete të ndryshme të vendit për ndihmën ekonomike, zv. ministrja e Shëndetësisë dhe Mirqënies Sociale, Bardhylka Kospiri ka shpjeguar vlerësimin e ri të aplikuesve për ndihmën ekonomike.

13:48
13 shtete ku ateizmi ndëshkohet me vdekje

Në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut besimi sanksionohet si një e drejtë personale dhe si e tillë, çdo person ka të drejtë të zgjedhë të besojë në njërën, tjetrën fe, apo të mos besojë fare.

13:48
Dallga s’e lejon Kate Uptonin të mbulojë hiret e saj

Modelja amerikane Kate Upton është mësuar të bëjë sete artistike fotografish në vende të ndryshme, por ato që spikasin më shumë janë buzë detit, sipër shkëmbinjve, e sidomos nëse ka paksa lakuriqësi në to.

13:23
Llalla i shpëton kontrollit. Vettingu nuk i verifikon pasurinë

Ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, vettingu nuk do të ketë asnjë efekt, që do të thotë se rezultatet e deritanishme të organeve të vettingut për të, nuk mund të konsiderohen finale nëse ai është apo jo i përshtatshëm për drejtësinë.

12:54
Pirlo, më 21 maj ndeshjen e lamtumirës. Fton ish-kolegë e ish-rivalë

“Në jetën time kam luajtur vetëm futboll. Kështu që besoj se do të mbeten ende në këtë fushë”.

12:52
Plumba në mes të ditës, dy të plagosur në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një shkëmbim plumbash në zonën e Selitës në Tiranë.

12:44
Bushati takon Kotzias: Diskutuam progresin e marrëdhënieve dypalëshe

Teksa presidenti Ilir Meta vijon konsultimet për marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, dhe brenda prillit pritet një takim mes dy kryeministrave Rama dhe Tsipras, dy ministrat e Jashtëm kanë zhvilluar një takim informal në Sofje të Bullgarisë.

12:44
Pas “shuplakës otomane” të Erdogan, qetësohen “gjakrat” SHBA-Turqi

Ofensiva turke kundër kurdëve në veri të Sirisë rrezikon që ta vendosë atë përballë me Shtetet e Bashkuara.

12:42
Balotelli, pjesë e historisë së Nicës

Mario Balotelli nuk ka hyrë vetëm në zemrat e tifozëve, por prej ditës së enjte, edhe në historinë e klubit francez të Nicës.

12:29
Thaçi përjashton motivet etnike: Pas vrasjes së Ivanoviç mund të jenë edhe politikanë

Në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv informativ, N1, Presidenti i Kosovës përjashtoi mundësinë se pas vrasjes së Oliver Ivanoviç në Mitrovicë qëndrojnë motivet etnike.

12:13
Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: Duhet bashkëpunim, jo histeri

Një ditë pasi deklaroi se teatri i ri kombëtar nuk do të jetë një kullë, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet se duhet bashkëpunim dhe jo histeri.

12:03
2 mld euro kosto nga vendimet, Gjonaj: Nuk kemi vlerësim nga Gjykata Europiane

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte këtë të premte në një seancë dëgjimore në komisionin për Integrimin Europian, ku u pyet nga deputetët për zbatimin dhe ecurinë e prioriteteve 2-3-5 të Komisionit Europian.

12:00
Basha: Demarkacioni, bashkërendim i Kosovës me aleatët euroatlantikë

Kreu i PD-së Lulzim Basha e quan marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, si një akt të bashkërendimit të shtetit kosovar me aleatët euroatlantik.

11:52
Bushati: BE të vendosë barazpeshë mes sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Sofje, ku mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së. Duke folur për mediat shefi i diplomacisë shqiptare tha se do të dëshironte që Strategjia e Zgjerimit të KE të ishte më e detajuar mbi hapat që duhet të ndërmerren nga vendet kandidate.

11:50
Protesta, banorët fajësojnë makineritë e TAP: Na shkatërruan rrugën!

Banorët e fshatit Fushë-Peshtan, të njësisë administrative Vërtop në Berat, kanë dalë në protestë këtë të premte.

11:47
Kosova 10 vite shtet, festimet e Pavarësisë nisin nga kjo e premte

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama e përshëndetën arritjen e marrëveshjes së re të Demarkacionit.

11:35
Demarkacioni, Meta: Pranverë europiane për Kosovën

Kreu i shtetit Ilir Meta ka përshëndetur deklaratën e përbashkët Thaçi-Vujanoviç për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

11:32
Marrëveshja e Demarkacionit, Rama: Uroj të mbyllet sa më parë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

11:12
Konsultat e Metës për detin, në zyrën e tij edhe Tritan Shehu

Presidenti Ilir Meta vijon konsultat para se të vendosë në lidhje me kërkesën e dërguar nga Ministria e Jashtme për plotfuqishmërinë në bisedimet me Greqinë për kufirin detar.

11:11
Pa letra dhe në prag deportimi, vetëvritet në qeli shqiptari në Kretë

Një shtetas shqiptar 53-vjeçar ka zgjedhur t’i japë fund jetës së tij, në një rajon policor në qytezën Kisamo të Kretës.

11:06
Reklamat abuzive, Google u shpall luftë me “ad-block” për Chrome

Google njoftoi përditësimin e shfletuesit Chrome duke e pasuruar atë me një shtojcë që do të bllokojë reklamat abuzive kur përdoruesi lundron në internet.

10:48
Rishikohet “Demarkacioni”, marrëveshje mes presidentëve të Kosovës e Malit të Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi përpara medieve dhe opinionit publik arritjen e një qëndrimi të përbashkët për rishikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me kryeministrin malazez Dusko Markoviç.

10:47
F1, prezantohet Williams FW41 (Foto)

Është prezantuar një tjetër makinë që do të garojë në Botërorin e këtij viti të Formula 1.

10:35
Shqyrtohen amendamentet e opozitës, kërkohet shkarkimi i Arta Markut

Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Këshillit të Legjislacionit dhe komisionit parlamentar të ligjeve për të diskutuar për amendamentet e 35 deputetëve të opozitës.

10:29
I dënuar me 5 vite burg për drogë, ekstradohet nga Gjermania kosovari

Interpol Tirana ka ekstraduar një shtetas kosovar në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me pesë vite për shitje të lëndëve narkotike.

10:16
Makina përplaset me kolonën e betonit, ndërron jetë 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka humbur jetë tragjikisht teksa mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.

09:47
Mori fund! Aniston ndahet nga Justin Theroux

Martesa e Jennifer Aniston me Justin Theroux nuk arriti të zgjasë më shumë se dy vite e gjysmë. Çifti i aktorëve sqaroi se, vendimi për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte i përbashkët dhe miqësor.

09:37
Ndërhyrja ruse në zgjedhje, ish-strategu i fushatës “Trump” merret në pyetje

Ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon është marrë në pyetje 20 orë këtë javë nga personat që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar ruse në Presidencialet e vitit 2016.

09:31
Kërcënoi gjyqtaren, ekstradohet nga Londra Alban Beshiri

Specialistët e Interpol kanë kryer ekstradimin e Alban Beshirit, 36-vjeçarit nga Vlora që ka kanosur një gjyqtare.

09:27
SHBA, Cruz pranon masakrën në shkollën e mesme

I riu i akuzuar për masakrën në shkollën e mesme të Floridës të mërkurën, e ka rrëfyer krimin e tij.

09:26
Shpërndanin kokainë në Bllok, 4 të arrestuar. Mes tyre dhe një femër

Katër persona të arrestuar, mes tyre dhe një femër dhe 280 gramë kokainë janë sekuestruar në Tiranë gjatë operacionit antidrogë të koduar “Decline”.

09:14
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e njohim Kosovën për të hyrë në BE

Edhe pse strategjia e zgjerimit e shpërblente bollshëm, zyrtarët e lartë europianë nuk kanë lënë rast pa i treguar Serbisë se nuk do të pranojnë në gjirin e bllokut një shtet me probleme territoriale, ndaj duhet ta zgjidhë ngërçin me Kosovën.

09:02
Lezhë, terrorizuan banorët me breshëri; arrestohen 3 të rinj

Policia e Lezhës ka arrestuar 3 të rinj të cilët kanë krijuar panik në qytet duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

08:43
E premtja e kthjellët, vranësira të pakta

Java që nisi me reshje të dendura shiu na sjell diell këtë të premte,ndërsa temperaturat shënojnë një rënie.

08:35
Incidenti në Egje, Kotzias: Nuk do të përgjigjemi më në mënyrë paqësore

Në një intervistë për televizionin “ALPHA”, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i pyetur për incidentin e fundit pranë ishullit Imia, kur një anije ushtarake greke është përplasuar nga një anije turke, ka deklaruar se nëse do të ndodhë përsëri një provokim i ngjashëm nga pala turke, ajo greke nuk do të sillet më në mënyrë paqësore.

08:27
Skualifikohet skiatorja shqiptare, gabim teknik për Suela Mëhillin

Suela Mëhilli nuk mundi dot të përfundojë garën e slalomit special në Lojërat Olimpike të Pyoengchangut në Korenë e Jugut.

08:21
Instagrami i bindet censurës ruse

Instagrami bllokoi disa postime në Rusi që pasqyronin akuza për korrupsion të shprehura nga lideri më i njohur i opozitës në vend.

03:41
Masakra e Floridas, kush ishin viktimat

Zëri i tij ishte i fundit që dëgjuan studentët e shkollës së mesme në Parkland të Floridas, ndërsa i lajmëronte përmes altoparlantit se zhurmat që po dëgjonin në kamp, ishin krisma armësh.

E enjte, 15 Shkurt 2018
23:24
Mesfushori kuqezi ‘nderon’ AEK-un (Video)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i grumbulluar rishtazi nga Cristian Panucci për miqësoren e luajtur kundër Turqisë, u bë protagonist në mbrëmjen e sotme të Europa Leagues.

23:02
Përplasi nëndetësen, oficeri: Nuk e pashë anijen

Një oficer i Marinës Mbretërore përgjegjëse për mësimdhënien e komandantëve të ardhshëm se si të veprojë me nëndetëset me vlerë £ 1.1 miliardë paund shkaktoi një përplasje, dëmi i shkaktuar shkon 2.1 milion paund.

22:57
Leipzig përmbys Napolin e Hysajt në “San Paolo”

Napoli po bën një paraqitje të shkëlqyer në Seria A, por në Europa League është befasuar nga Leipzig, duke u mundur në shtëpi 1-3.

22:53
NASA zbulon 95 planete të rinj

Pothuajse 95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s.

22:40
Icardi, “peshku” i madh, edhe Bayern në garë për të

U fol shumë që Interi mund ta humbiste që në merkaton e janarit kapitenin Icardi, por kjo gjë nuk ndodhi.

21:41
“Të Paekspozuarit”/ A nevojiten kullat në Tiranë? Nga vijnë paratë për ndërtim?

Çfarë po ndodh me qendrën e Tiranës? Tirana e italianëve të Musolinit dhe ajo e italianëve të Edi Ramës. Oligarkët e kullave dhe kullat e oligarkëve… Varianti inteligjent i Erion Veliajt për qendrën e Tiranës.