“Dëgjuam një të shtëna, zgjatën 30 sekonda”, dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë
Kreu i PD-së Lulzim Basha e quan marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, si një akt të bashkërendimit të shtetit kosovar me aleatët euroatlantik.
Në një postim në Facebook Basha shpreh bindjen se votimi në Parlament meriton vlerësimin e duhur nga institucionet evropiane.
“Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën.
Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian”, shkruan Basha.
Top Channel