Rikthehet Romney, kandidon për një vend në Senat

16/02/2018 22:05

Ish-kandidati republikan për presidencën amerikane, Mitt Romney, rikthehet në skenën politike kombëtare, duke njoftuar se do të kandidojë për një vend në Senat në shtetin e Utah.

Përmes një videoje elektorale të publikuar në faqen e tij në “Facebook” ai kritikoi politiken e Trumpit për emigracion, duke thënë se Uashingtoni po përcillte një mesazh përjashtimi ndaj emigrantëve. “Utah mirëpret emigrantët e ligjshëm nga e gjithë bota. Dhe në legjislaturën e shtetit, njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin me respekt”, ishte mesazhi i Romney. Një kritik i zëshëm i kreut të Shtëpisë së Bardhë konsiderohet si favorit për të siguruar vendin e mbajtur aktualisht nga senatori Orrin Hatch.

Romney, i cili ka qenë edhe guvernator i shtetit verilindor të Masacusets, ka ruajtur një profil të ulët publik që prej humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 kur sfidoi Barack Obamën.

Gjatë kësaj kohe republikani ka drejtuar firmën e investimit të djalit të tij, por pa i humbur lidhjet me partinë republikane. Në 2016 u bë zëri kryesor i konservatorëve që sulmuan Donald Trumpin.

“Premtimet e tij janë po aq të pavlera sa një diplomë në universitetin Trump”, tha Romnnei në atë kohë. Ndërsa manjati i pasurive të patundshme e quajti një kandidat të dështuar presidencial. Por pas Trump mori Shtëpinë e Bardhë të dy ata darkuan së bashku, ndërsa flitej se Romney mund të bëhej sekretar shteti. Por kjo, nuk ndodhi.

Top Channel