LSI thërret Nikollën në interpelancë, Mehmetaj: Procedim penal për ministren

16/02/2018 14:46

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla do të thirret në interpelancë urgjente në seancën e të enjtes së ardhshme për ligjin e arsimit të lartë, ndërsa deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se ajo mban përgjegjësi penale për shkeljet në maturën shtetërore të 2016.

“Lidhur po me implementimin e ligjit për arsimin e lartë një raport i KLSH ka gjetur shkelje të rënda të ministrisë së arsimit që kanë ndikuar drejt për drejtë në prishjen e raporteve për pranimin e studentëvëe ne universitete. Këto shkelje përbëjnë majftueshëm indicie për institucionet e drejtësisë për të nisur një procedim penal për ministren e Arsimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, tha Mehmetaj.

Ajo tha se fakte të reja do të bëhen të ditura gjatë interpelancën, dhe më pas këto fakte, “do të procedohen sipas ligjit që përgjegjësia trqë shkojë atje ku duhet të bjerë mbi qeverinë, dhe ministren e arsimit”.

Top Channel