Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, kryeministri Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të ishullit, s’ka projekt për ndërtimin. Investitorët duhet të… Banorë të pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” kanë protestuar në aksin nacional përballë Gjirokastrës për mosmarrjen e masave që prek 21 familje të cenuara prej rrëshqitjes së dheut në këtë pallat.
Banorët thonë se premtimet që morën për largimin e dheut dhe lagështisë si dhe garancinë për jetët e tyre rezultojnë të pambajtura.
Bashkia e Gjirokastrës ka dëmshpërblyer minimalisht familjet prekura duke përdorur fondin e emergjencës, ndërsa ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në të gjithë bashkinë me argumentin se situata e krijuar i tejkalon mundësitë për tu përballuar me fonde lokale.
Punimet për largimin e masivit të dheut që u mbështet mbi pallatin 8 katësh janë ndërprerë, ndërsa pritet një tjetër vlerësim teknik për situatën.
Top Channel