E diel, 18 Shkurt 2018
13:03
10-vjetori i Pavarësisë, Rama: President simbol uniteti, politikë kombëtare të sigurisë

Gjatë seancës së shkurtër solemne të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë, fjalën e ka marrë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

12:56
Seanca solemne, miku i shqiptarëve Engel feston 71-vjetorin në Prishtinë

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 10-vjetorin e Pavarësisë, pas kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka folur edhe senatori amerikan Eliot Engel.

12:53
Bushati: Shqipëria pret mbështetjen e Spanjës për në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati po merr pjesë në sesionin e 54-t të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”.

12:41
Seanca solemne e Kuvendit, Veseli: Dekada e dytë, e transformimit ekonomik

Pak pas mesditës së kësaj të diele, Kuvendi i Kosovës nisi punimet e seancës solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

12:20
Bashkia mbjell 100 pemë të tjera. Nismës i bashkohen AMA dhe Ardit Gjebrea

Aksionit të fundit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 pemëve të reja pranë liqenit të Farkës, si pjesë e projektit të “Pyllit Orbital”, iu bashkuan edhe punonjës të Autoritetit të Medieve Audiovizive dhe kantautori e prezantuesi Ardit Gjebrea.

12:03
Veseli takon zyrtarin amerikan: Partneriteti me SHBA, thelbësor për zhvillimin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur këtë të dielë në një takim ndihmës.Sekretarin e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të Pavarësisë.

11:58
Netanyahu sulmon ashpër Iranin në Konferencën e Mynihut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka nisur një sulm therës ndaj Iranit, teksa tha gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih se, Republika Islamike është “kërcënimi më i madh ndaj botës”.

11:46
Thaçi dekoron Rita Orën me medaljen e 10-vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, “Medaljen Presidenciale Jubilare” të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për atë që ai e cilësoi si “kontribut i saj i pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë”.

11:21
Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës, javën tjetër votohet Demarkacioni

Kremtimet e 10-vjetorit të Pavarësisë në Kosovë nisën që të premten, kulmuan të shtunën me ceremoni e organizime të ndryshme kulturore, përfshirë koncertin gjigant të Rita Orës, e vazhdojnë këtë të dielë me seancën solemne të Kuvendit, në orën 12, e një orë më vonë me parakalimin e Forcave të Sigurisë në sheshet “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

10:50
Përplasja Poloni-Izrael vijon edhe në Konferencën e Mynihut

Fërkimet e Polonisë me Izraelin për Holokaustin u rikthyen me deklaratën e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, se krime atëherë kanë kryer edhe hebrenjtë.

10:36
Izraeli godet Gazën, vret dy palestinezë për plagosjen e 4 ushtarëve

Izraeli ka shkaktuar vdekjen e dy adoleshentëve palestinezë në Gaza, sipas asaj që deklarojnë këtë të dielë zyrtarë lokalë të shëndetësisë, pasi forcat e vendit hebre kryen sulme mbi 18 objektiva që u përkisnin grupeve të militantëve në këtë enklavë palestinezësh, si kundërpërgjigje të një shpërthimi që plagosi 4 ushtarë izraelitë.

09:25
Tsipras-Rama, për Pashkë në Korçë. Kryeministri grek autorizon negociatat finale me Shqipërinë

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për “shportën” e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

09:09
Iran, rrëzohet avioni me 66 persona në bord. Asnjë i mbijetuar

Asnjë i mbijetuar! Ky është konfirmimi i zyrtarëve të kompanisë ajrore, për 66 personat që ndodheshin në avionin e pasagjerëve të rrëzuar në Iran.

08:53
Spektakël zhytjesh në NBA. Jashtëtokësorë! (Video)

NBA dha spektakël me konkursin e zhytjeve në fundjavën e “All-Star Game”.

08:29
Trump sulmon FBI-në për masakrën e Floridës

Përplasjet e tij me FBI-në, Donald Trump i shpërfaqi edhe me tragjedinë e Floridës, kur e akuzoi Byronë Federale të Hetimit se kishte humbur sinjale të rëndësishme përpara episodit të dhunshëm, që kushtoi 17 jetë njerëzish.

E shtunë, 17 Shkurt 2018
23:08
75 vjeçarja xheloze për të dashurin 90-vjeçar. Historia e Noçes dhe Qamilit

E keni dëgjuar shprehjen “Dashuria nuk njeh moshë”? Shembulli konkret i kësaj thënieje ishte historia e transmetuar këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” mes Merjemes dhe Qamilit.

22:41
Inter me “drita të fikura”, shpartallohet nga Genoa

Pas një sërë barazimesh, një javë më parë u duk sikur Interi u rikthye në nivelet e larta duke mposhtur Bolognan, por mbrëmja e kësaj të shtune tregoi edhe njëherë se zikaltërit janë zyrtarisht në krizë.

22:39
Humbi këmbët pas shpërthimit të tritolit, bashkëshorti i kërkon falje gruas

Një histori dashurie që mund ta shihni vetëm nëpër filma. E tillë ishte historia e Julit dhe Erjolës që u trajtua këtë të shtunë, në premierën e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo histori nisi në qytetin e Shkodrës, gjatë kohës kur Juli studionte për juridik ndërsa Erjola studionte për anglisht.

22:06
75-vjeçarja që jeton në azil: I marrin prindërit dhe pas një muaji i kthejnë

E ftuara e dytë në programin “Dua të të bëj të lumtur”, e moshuara Jorgji Vincani dëshmon se në azilin e Gjirokastrës, ku janë të strehuar shumë të moshuar, ndodh që fëmijët të shkojnë t’i marrin prindërit dhe t’i kthejnë atje pas një muaji sërish.

22:03
7 vite pa parë të birin, nëna 75-vjeçare ia fal të gjitha mes lotëve

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, solli emocione të forta edhe në këtë nisje të edicionit të dytë. Pas Gersit dhe shokëve të tij, në studion e “Top Channel” u shfaq një nënë 75-vjeçare, e cila kërkonte të ritakonte të birin, pas 7 vitesh.

21:19
A është shëruar Gersi? Flasin mjekët: Kemi rregulluar funksionin e organeve

Puntata e parë e “Dua të të bëj të lumtur 2”, i dha përgjigje pyetjes që bëjnë të gjithë: A është shëruar Gersi i vogël? Nëse jo, kur do të shërohet ai? Pas surprizave të bukura për Gersin nga shokët e tij dhe nga futbollisti Lorik Cana, në studion e Arbana Osmanit u shfaqën mjekët që kanë ndjekur në vazhdimësi operacionet e Gersit.

21:13
Historia e Gersit që preku gjithë shqiptarët, përlot edhe Lorik Canën

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, pati premierën e tij mbrëmjen e së shtunës në ekranin e “Top Channel”.

21:03
Historia e Gersit, rikthehet me surprizë në “Dua të të bëj të lumtur”

Historia që çeli këtë edicion të dytë të të “Dua të të bëj të lumtur”, ishte ajo e Gersit, djaloshit të vogël që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët. Për rastin e djaloshit ka pasur interesim të pafundëm nga publiku që kërkon të dijë se çfarë po bëhet me vogëlushin.

20:52
“Gjurmë Shqiptare”: Historia e vërtetë e Himarës

Cila është historia e vërtetë e Himarës? Gjurmë shqiptare sjell sot në mbrëmje një dokumentar mbi këtë krahinë dhe të shkuarën e saj.

20:49
Helikopteri bie mbi furgonët e të evakuuarve, 14 viktima në Meksikë

Një helikopter, me zyrtarë të lartë që po u vinin në ndihmë zonës së përfshirë nga tërmeti një ditë më parë, është rrëzuar duke shkaktuar të paktën 14 viktima, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.

20:13
Mblidhet Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Veliaj: Tirana, po kthehet në qendër rajonale

Tirana po kthehet gjithnjë e më shumë në një qendër rajonale. Në takimin e dytë Unionit të Bashkive Shqiptare, pas atij në Tiranë, i cili u mbajt sot në Prishtinë, delegacionet nga Tirana, Presheva, Ulqini, Tetova, Gostivari, Prizreni dhe Fieri vendosën ngritjen e Sekretariatit teknik dhe vendosjen e selisë qendrore në kryeqytetin tonë.

20:08
Qëllon me armë pas sherrit, shpallet në kërkim autori

Në Laç, pas një konflikti fizik të çastit mes dy personave, njëri prej tyre ka marrë një armë zjarri dhe qëlluar në ajër.

20:00
Fondet për bujqësinë, Fasllia: Pse 70% e fermerëve nuk përfitojnë dot

Qeveria miratoi një javë më parë skemën e re financiare që synon të mbështesë fermerët. Në dispozicion janë shumë para: 23 milionë euro janë vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare dhe 71 milionë janë fonde europiane. Por sipas ekspertit Ndoc Fasllia, 70% e fermerëve nuk do të mund të përfitojnë dot nga këto fonde.

19:58
Demarkacioni, çështje ditësh. Kreu i Kuvendit, Veseli: Votat janë

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli ka komentuar për Top Channel marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. Ai shpreh bindjen se marrëveshja do të miratohet edhe në Kuvend.

19:54
Gripi po tërhiqet, më pak të prekur nga sëmundja

Intensiteti i virusit të gripit në Shqipëri ka nisur të bjerë. Specialiste të Institutit të Shëndetit Publik thonë se ka një rënie të numrit të të prekurve që raportohen në të gjithë vendin.

19:02
Pranga adoleshentit, qëlloi me armë në ajër

Një 17-vjeçar nga Shkodra është arrestuar mesditën e së shtunës pasi kishte qëlluar në ajër me armë zjarri.

18:51
Tjetër medalje ari në Stamboll, edhe Izmir Smajlaj kampion Ballkani

Izmir Smajlaj ka marrë medaljen e artë në disiplinën e kërcimit për së gjati në kampionatin për salla të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

18:42
Incidenti në Egje, Turqi-Greqi betejë deklaratash

Pas deklaratës se ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias që paralajmëroi Ankaranë se herën tjetër, nëse do të ketë incident të ngjashëm në Egje, nuk do të ketë më nga pala greke një sjellje paqësore, ka reaguar me një ton të tensionuar edhe Ministria e Jashtme e Turqisë.

18:30
Pa dy barazimeve, Barcelona rikthehet te fitorja

Në Spanjë, Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat, pas dy barazimeve radhazi.

18:05
United fiton e kualifikohet në FA Cup

Në Angli, Manchester United u kualifikua për në fazën çerekfinale te FA Cup pasi mundi Huddersfieldin me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku kjo e fundit meritonte më shumë për lojën e zhvilluar.

18:00
Stadium i ri për Kukësin, Gjici: Investim përgjysmë me qeverinë

Kukësit do t’i dhurohet një stadium i ri nga Qeveria dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

17:53
Rita Ora vishet me “Luledielli” – FOTO

Rita Ora, e cila gjendet në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, i është bashkuar fushatës sensibilizuese së “Ti je një luledielli”.

17:44
Bayern përmbys rezultatin, edhe 4 fitore larg titullit

Ndërsa janë edhe 11 javë për t’u luajtur në Bundesligë, Bayerni është të paktën 4 fitore larg nga titulli i 28-të, pasi vijon të ruajë diferencën prej 21 pikësh nga Leverkusen dhe Leipzing që ndajnë vendin e dytë e të tretë me pikë të barabarta.

17:10
“Dua të të bëj të lumtur”, Arbana: Fluksi i punës ka qenë i madh, kam lënë pas dore veshjen

Thuajse në prezantimin e çdo emisioni që ajo ka drejtuar, veshja e Arbana Osmanit nuk ka mbetur pa u komentuar. E ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga premiera e sezonit të dytë të “Dua të të bëj të Lumtur”, moderatorja Arbana Osmani ka ka kaluar edhe në filtrin e “Pop Culture”.

16:46
Luiza Gega, kampione e Ballkanit në 3000 m

Luiza Gega ka dalë e parë në garën ballkanike të 3000 m, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

16:25
Kërcënimet me jetë dhe akuzat ndaj Skënderbeut, Takaj: Janë sajesa

Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj, reagoi ndaj lajmit për kërcënimin ndaj inspektorëve të UEFA që janë duke hetuar klubin për trukime ndeshjesh.

16:04
Cikalleshi shënon, por nuk ndihmon dot skuadrën

Goli i Sokol Cikalleshit nuk e ka ndihmuar Osmanlisporin në transfertën e vështirë me Sivasspor, teksa është mundur me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

15:37
Zidane i sigurt: Nuk ka ardhur momenti të largohem

Rezultatet e këtij sezoni të Real Madrid e kanë vënë në qendër të vemendjes trajnerin Zidane, por që ai vetë deklaron se nuk ka ardhur ende momenti të largohet nga Madridi.

15:30
Shkollat e reja në Tiranë, arkitekti italian shpjegon projektin

17 shkollat e reja që do të ndërtohen në Tiranë nuk do të jenë si këto ekzistuese.

15:27
Blegtorët duan ndihmë, nuk dinë si të marrin subvencione

Qeveria premton t’i subvencionojë blegtorët me disa mënyra. Zëvendësministri i Bujqësisë Ilir Halilaj shpjegon skemën.

15:26
Kosova, më e varfëra. Ende e varur ekonomikisht nga Serbia

Një dekadë pas shpalljes së pavarësisë Kosova mbetet vendi më i varfër në europë. Sipas Bankës Botërore të ardhurat mesatare për frymë në Kosovë llogariten në 10 mijë dollarë amerikanë, të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.

15:24
Rruga për tek Pavarësia, nga 1913 deri në mëvetësimin më 2008

Fuqitë e mëdha e futën më 1913 Kosovën nën mbretërinë Jugosllave duke e ndarë në mes kombin shqiptar.

15:18
Haradinaj: Sfidat për Kosovën, asnjë shqetësim për Gjykatën Speciale

Kryeministri i Kosovës në një intervistë për Top Channel, flet për sfidat e Kosovës në këtë 10-vjetor.

15:13
Replika me Haradinajn, Rama: Debatet normale

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Prishtinë prej ditës së djeshme për të marrë pjesë në festimet për pavarësinë. Rama ka folur për Top Channel për marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe debatet me homologun e tij kosovar.

14:49
Paralajmërimi i Gabriel: Bota buzë humnere

Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë që po zhvillohet në Mynih, kryediplomati gjerman Sigmar Gabriel tha se bota është në buzë të humnerës dhe se retë e rrezikut janë shpërndarë kudo.

13:59
Xhafaj nga Lezha: Goditje grupeve kriminale dhe lidhjeve të tyre ekonomike

Policia e Shtetit është duke u riorganizuar për t’i shërbyer parandalimit të krimit dhe një kontroll të mirë të territorit. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pas analizës së policisë së Lezhës.

13:52
Lojërat Dimërore, të tjerë fitues medaljesh në event

Austria fitoi medalje të artë në garën e Super G në Skitë Alpine në Lojërat Olimpike Dimërore. Ishte pikërisht Mattias Mayer, ai që triumfoi në këtë garë me kohën 1 minutë 24 sekonda e 44 të qintat duke lënë në vendin e dytë me medalje të argjendtë zviceranin Feuz, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi norvegjezi Jansrud.

13:46
Tirana Tennis Academy, aktivitet për promovimin e sportit

Edhe pse ka shumë persona të apasionuar, tenisi nuk është një sport shumë i përhapur në Shqipëri.

13:46
Arrestohen të tjerë “skifterë”, vidhnin shtëpi e dyqane në Durrës

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me atë të Tiranës kanë mundur të godasin një grup kriminalq që kryente vjedhje në banesa dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.

13:42
Conte larg Chelsea-t! Agjenti i tij përgënjeshtron zërat

Zërat për largimin e Antonio Contes nga drejtimi i Chelsea-t janë shtuar shumë ditët e fundit, kjo për shkak të rezultateve jo të mira që kanë regjistruar gjatë këtij sezoni “Blutë e Londrës”.

13:27
Masakra e Floridas, kritika të ashpra kundër FBI

FBI po përballet me një trysni në rritje lidhur me faktin se nuk reagoi ndaj informacioneve paralajmëruese për vrasësin e Floridas, Nikolas Cruz.

13:19
10-vjetorin e Pavarësisë kosovarët e festojnë në Shqipëri – FOTO

Qindra shtetas kosovarë kanë “braktisur” festën e Pavarësisë këtë fundjavë duke u dyndur drejt Shqipërisë me destination Tiranë-Durrës e qytetet e tjera.

13:07
Akuzat ndaj rusëve, mbrohet Trump: Nuk kam gisht

Pasi FBI paditi 13 shtetas rusë nën akuzën e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale amerikane, presidenti Donald Trump u mbrojt se fushata e tij nuk ka bërë asgjë të gabuar.

12:42
Kryemadhi: Sot dhe një ditë reflektimi për klasën politike në Kosovë e Shqipëri

Kështu shprehet kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në mesazhin e saj për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

12:35
Zbulohen projektet, kështu do të jenë shkollat e reja në Tiranë

Në Tiranë, siç është bërë e ditur dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndërtohen 17 shkolla të reja dhe së fundmi janë zbuluar dhe projektet e tyre.

12:25
Basha në Budapest: Shqipëria në vendnumëro nga qeveritarët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në samitin e liderëve botërorë të partive të Qendrës së Djathtë në Budapest, ku tha se anëatërsimi në Europë është një aspiratë kombëtare.

12:24
Kombëtarja e Kosovës, nga ndeshja e parë tek eliminatoret e Botërorit

Futbolli në Kosovë ka filluar shumë vite përpara pavarësisë së shtetit, megjithatë vetëm pas shkëputjes nga Ish-Jugosllavia, komuniteti i futbollit vendas arriti të formojë një skuadër të cilën e konsideruan si përfaqësuese duke zhvilluar fillimisht ndeshje miqësore me klube, pasi me kombëtare te tjera ishte e pamundur.

12:22
10 vjet pavarësi, arritjet dhe sfidat e Kosovës

Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosovën e njohin 116 shtete, përfshirë SHBA dhe 23 shtete të Bashkimit Europian, me Barbadosin që është i fundit që iu shtua listës pak ditë më parë.

12:11
Vetingu në polici, Veliu: Edhe verifikim i pasurisë së punonjësve

Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu ka folur nga Shkodra për vetingun në polici, ku u shpreh se një nga shtyllat e saj është edhe verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë.

12:06
Krisje e gotave të Pavarësisë, debati Rama-Haradinaj mbyllet me dolli

Kryeministri Rama shkoi në Prishtinë për të festuar Pavarësinë e Kosovës, ku mori edhe një medalje nga Presidenti Thaçi, por ai në Prishtinë bëri edhe këtë deklaratë në një intervistë televizive.

11:56
“Dua të të bëj të lumtur”, premiera sonte në Top Channel

Nga 17 shkurti fillon programi “Dua të të bëj të lumtur”. Premiera rezervon surpriza të mëdha në ekran dhe protagonistët e parë tashmë janë zbuluar. Me pjesëmarrjen e aktorit të madh Robert Ndrenika, Rikard Ljarjas e Lorik Canës.

11:49
Partizani sërish në telashe para Kukësit, ‘Disiplina’ pezullon 2 futbollistë

Telashet nuk kanë të sosur për Partizanin. Pas eliminimit nga Kupa me Flamurtarin, mbi të kuqtë rëndojnë edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës.

11:46
Kodheli-Zaharieva: Pakicat bullgare, moment kyç mes dy vendeve

Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme Mimi Kodheli ka marrë pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, që po zhvillohet në Sofje.

11:42
Demarkacioni, Limaj: Meta ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes

Në një prononcim të shkurtër për Indeksonline zv. kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se ka qenë kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta që ka ndihmuar në arritjen e aneks marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

11:31
Ish-Presidenti Bush uron Kosovën: Krenar që njoha Pavarësinë

Urimeve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.

11:28
Klinton uron Kosovën: Vazhdoni me konsolidimin e institucioneve

Ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, ka uruar pavarësinë e Kosovës përmes një mesazhi shumë prekës, postuar në profilin e tij në Facebook.

11:23
Qeveria e Kosovës miraton Demarkacionin, pritet votimi në Kuvend

Në mbledhjen solemne pjesë e axhendës së pavarësisë qeveria e Kosovës miratoi aneks marrëveshjen me Malin e Zi, një plotësim i marrëveshjes ekzistuese për shëninim e vijës kufitare. Marrëveshja u miratua me shumice votash dhe i kalon Kuvendit.

11:14
Videomesazhi i Veliajt: Shqipëria dhe Kosova kanë të ardhmen përpara

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nëpërmjet një videomesazhi ka uruar të gjithë qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

11:08
Serrat, qeveria jep deri në 150 milionë lekë për hektar

Për 2018 do të ketë mbështetje nga qeveria deri në 150 milionë lekë për hektar për serrat bashkëkohore.

11:03
Basha: Pavarësia e Kosovës, vetëm drejtësëi njerëzore dhe historike

“Sot të gjithë jemi me mendje dhe zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijëve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe”.

10:54
BE, kritika për Facebook dhe Twitter

Propozimet e paraqitura deri tani nga Facebook dhe Twitter për KE-në janë ende të pamjaftueshme.

10:49
Bushati: Kosova dhe Shqipëria, partneritet strategjik

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka uruar Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë, duke u shprehur se dy vendet kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë vllazërore dhe partneritet strategjik.

10:48
Paul Pogba nuk është objektiv i Real Madrid

Paul Pogba nuk do të jetë në radarët e Real Madrid në merkaton e verës. Ky është raportimi që bën gazetari i njohur spanjoll Guillem Balague, për SkySports në Angli.

10:45
Ngjarja e Selitës, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohen se janë autorë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqyet, ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas.

10:32
Juventusi synon yllin e Monaco-s

Pas ecurisë së jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, nga Monaco u larguan një numër i madh lojtarësh gjatë merkatos së veres, me në krye Mbappe.

10:25
Iniesta drejt Kinës, 35 milionë euro nga Tianjin

Andres Iniesta mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, me një destinacion të mundshëm drejt Kinës.

10:21
John Terry kërkon rikthimin te Chelsea

Tashmë në moshën 37-vjeçare, duket se John Terry i ka “ditët e numëruara” në futbollin e luajtur.

10:03
Diell në fundjavë, rriten temperaturat

E shtuna dhe e diela rezervojnë ditë me diell në vendin tonë me një rritje të lehtë temperaturash

10:02
Rita Ora nderon Kosovën, koncert madhështor në Prishtinë

Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, festimeve jubilare në Prishtinë do i bashkohet edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

09:43
Vehbi Bushati emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

Bushati vjen në Shkodër pas një karriere të gjatë e të suksesshme në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë.

09:33
Haradinaj uron Pavarësinë duke u shërbyer kafe policëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka filluar ditën e Pavarësisë duke konsumuar një kafe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

09:15
Urimi i veçantë nga Dua Lipa për Pavarësinë e Kosovës

Fama e Dua Lipës po rritet dita ditës në arenën ndërkombëtare, por asnjëherë ajo nuk ka harruar origjinën e saj.

09:08
Kosova, 10 vjet pavarësi, festime në Prishtinë

Sot Kosova feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj.

08:58
Simboli i pavarësisë së Kosovës me pamje të re – FOTO

Obelisku i “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka ndryshuar pamjen me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

08:45
“NADIR” vë në pranga një 40-vjeçar, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit informon se në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”.

08:30
Shfrytëzonte lokalin për prostitucion, në pranga 46-vjeçarja

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”.

08:20
10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Meta mesazh urimi

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij, Hashim Thaçi.

08:15
Tërmet në juglindje të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në juglindje të vendit.

08:05
Tiranë, përplasen dy automjete, një i plagosur

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në kryeqytet.

E premte, 16 Shkurt 2018
23:39
Federer për rekord, rikthehet sërish në fron

Pas më tepër se 5 vitesh, Roger Federer është rikthyer në majë, në sportin e tenisit. Zvicerani tashmë 36-vjeçar ka vendosur një tjetër rekord, pasi u bë sportisti më i vjetër, që kryeson renditjen ATP, të tenistëve, pozicion që për herë të fundit e kishte mbajtur më 4 Nëntor të 2012-ës.

23:31
Spalletti: Karamoh sjell entuziazëm, dua edhe një skuadër virtuale

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka treguar mbi gjendjen e skuadrës dhe lojtarëve të caktuar, në prag të sfidës me Genoan, por nuk ka preferuar të zbulojë shumë rreth formacionit.

23:17
Modelja amerikane tregon futbollistin që e ‘ka fiksim’ (Foto)

Edhe Sierra Egan, ndonëse është amerikane (një vend ku futbolli nuk është sporti primar), ka një debulesë të madhe për futbollin.

23:01
Chelsea i “frikshëm” para Barçës, 4 gola në 42 minuta

Edhe pse nuk është se po kalon një periudhë shumë të mirë në Premier League, Chelsea nuk e ka pasur aspak të vështirë ndaj Hull City-t në FA.

22:56
Ndërhyrja në zgjedhje, FBI akuzon 13 shtetas rusë

13 shtetas rusë akuzohen për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, në atë që konsiderohet një zhvillim tepër i rëndësishëm në hetimet e FBI-së lidhur me çështjen.

22:45
Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër, banorët protestë në rrugën nacionale

Banorë të pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” kanë protestuar në aksin nacional përballë Gjirokastrës për mosmarrjen e masave që prek 21 familje të cenuara prej rrëshqitjes së dheut në këtë pallat.