PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Gjatë seancës së shkurtër solemne të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë, fjalën e ka marrë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se një dekadë më parë, pas thuajse një shekulli përpjekjesh, Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike, duke u bërë shteti më i ri në hartën e Europës dhe të botës.
“Vetëm dy dekada më parë, premtimi i Pavarësisë së Kosovës ishte më shumë utopi sesa një objektiv i realizueshëm, por heronjtë e dalë nga gjiri i këtij populli bënë të pamundurën realitet”, theksoi ndër të tjera Rama.
E këtu gjeti vend edhe ideja e parealizueshme e momentit, siç u kujdes ta theksonte, e një afërsie edhe më të madhe mes dy vendeve.
“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çfarë është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”, tha Rama.
Më tej, ai vuri theksin edhe te dialogu i vështirë i Prishtinës me Beogradin, për të cilin tha se, edhe ky, pas disa vitesh do të jetë thjesht një histori.
Top Channel