Fama e Dua Lipës po rritet dita ditës në arenën ndërkombëtare, por asnjëherë ajo nuk ka harruar origjinën e saj.

Në një ditë kaq të rëndësishme për Kosovën, në 10-vjetorin e Pavarësisë, ka ardhur edhe urimi i këngëtares me famë botërore.

“Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë
përvjetorë së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam
shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në Instagram, ku bashkëngjitur ka vendosur edhe një foto ku shfaqet vetë këngëtarja e veshur në njërin rast me flamurin e Kosovës dhe në tjetrin me atë të Shqipërisë.

Top Channel