E hënë, 19 Shkurt 2018
16:37
De Boer shfryn kundër Interit: Lojtarët, klane brenda ekipit

Pas një nisjeje të mirë të kampionatit dhe me rolin e pretendentit për titullin kampion, Interi ka njohur limitet e këtij sezoni dhe tani po lufton për të qenë mes ekipeve që kualifikohen në Champions League.

16:28
Një President? BE kundër propozimit të Edi Ramës, reagime edhe në Prishtinë

Edi Rama tërhoqi vëmendjen mediatike dhe diplomatike në Ballkan dhe Bruksel me një deklaratë të mirëmenduar që kumtoi nga foltorja e Parlamentit të Kosovës gjatë seancës solemne për 10 vjetorin e Pavarësisë.

15:53
“Akuarel” triumfon në Londër; Dokumentari i Pluton Vasit më i miri në Festivalin e filmit

Dokumentari artistik “Akuarel (…dmth me fal)” është fitues i çmimit si “Dokumentari më i mirë” në edicionin e 15-të të Filmmaker International Film Festival në Londër ndër 10 filma të tjerë të nominuar nga SHBA, Kina, Austria, Zvicra, Spanja, Italia, etj.

15:32
Kumbaro eviton debatin mbi “Teatrin”, nuk paraqitet në Komision

Pasi 80 artistë të skenës së ekranit i kanë drejtuar me 13 shkurt një peticion Komisionit të Edukimit dhe Informimit Publik, për zgjidhjen e çështjes së Teatrit Kombëtar, komisioni ka kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministren e Kulturës. Por të hënën në Komision janë paraqitur Sekretari i Përgjithshëm, Drejtorja e Kabinetit dhe Këshilltari për Legjislacionin në Ministrinë e Kulturës.

15:23
Presidenti kërkon “negociatorët”, shkresë MPJ-së. Bushati: Nuk komentoj presidentin

Ndërkohë që Ministria e Jashtme greke e ka marrë autorizimin për të negociuar me palën shqiptare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka marrë një shkresë nga Presidenti i Republikës që kërkon të mësojë emrat e negociatorëve shqiptarë.

15:15
Aksidenti i rëndë në Shkodër, 10-vjeçarja në gjendje të rëndë

Pasditen e së dielës një aksident tragjik i mori jetën tre personave të së njëjtës familje, por tmerri për familjen Preka nuk mbaron me kaq vajza 10 vjeçare mbahet në jetë nga aparaturat.

15:07
Ndeshja Partizani-Kukësi, policia publikon masat e sigurisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani-Kukësi, këtë të hënë në 18:00, dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa tekniko – organizative për zhvillimin e këtij aktiviteti, para, gjatë e deri në përfundim të tij.

15:06
Hetim ekstradimit të “financierit”, Prokuroria pyet avokatin e Nezar Seitit

Avokati shqiptar i Nezar Seitajt, i njohur si financieri i grupit të Habilajve, është marrë në pyetje në lidhje me ekstradimin e paprecedentë të klientit të tij drejt Italisë.

15:03
Protesta e luleshtrydheve, fermerët në Fier: U shkatërruam nga dy përmbytje

Fermerët që kultivojnë serra me luleshtrydhe protestojnë pasi janë dëmtuar nga dy përmbytjet e shkaktuara nga lumi Vjosë.

15:02
Fruthi përhapet në Europë, OBSH: 21 mijë të prekur, 35 viktima

Fruthi është rikthyer në Europë. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se sëmundja ka prekur plot 21 mijë e 315 persona dhe ka shkaktuar 35 viktima në vitin 2017, pas një numri më të ulët rastesh të një viti më parë.

15:02
“Fruthi” shkon në Parlament

Situata e fruthit në vendin tonë po përkeqësohet. Numri i të prekurve ka mbërritur në 95, në mes të cilëve përveç fëmijëve të vegjël ka edhe të rritur.

14:35
Dëmtohet Marcelo, rrezikon ndeshjen e kthimit në Paris

Real fitoi në goleadë me Betis, por gëzimi i fitores duket se është eklipsuar nga dëmtimi i brazilianit Marcelo.

14:18
Hetimet për Tiranë-Elbasan, Haxhinasto merret në pyetje

Ish-ministri i Transporteve i LSI-së, Edmond Haxhinasto u pyet për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

14:07
Një fanse e zjarrtë nga Azia për Interin – FOTO

Vëmendja nga Azia ndaj ekipeve italiane është rritur së tepërmi vitet e fundit, sidomos ndaj dy skuadrave të Milanos.

13:40
Me shumë mungesa, Partizani pret sot Kukësin

Mbrëmjen e sotme në orën 18:00, Partizani dhe Kukësi do të përballen për ndeshjen e javës së 20-të të Superiores.

13:26
Pyeongchang 2018, rusi Krushelnitsky, me doping

Lojërat Olimpike Dimërore shënon një tjetër rast dopingu. Bëhet fjalë për sportistin e Curling Alexander Krushelnitsky fitues i medaljes së bronztë në lojën dyshe së përzier së bashku me bashkëshorten e tij Anastasia Bryzgalova. Sportisti Rus që garonte në këtë eveniment nën flamurin Olimpik.

13:24
Meta: Produkte “Made in Albania”, por duhet konsesus mbarëkombëtar politik

Produktet “Made in Albania” përmes një marketingu të zgjuar mund të “internacionalizohen” si marka në tregun rajonal dhe më gjerë. Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta në eventin “Gjergj Kastriot Skënderbeu në ekonominë shqiptare”.

13:15
Veliaj-Sboarina, bashkëpunim me Veronën për transportin publik dhe ndriçimin

Pas bashkëpunimit me bashkinë e Veronës për pastrimin, Bashkia e Tiranës do të vijojë me transportin publik dhe ndriçimin.

13:05
“Tahiri”, hetim parlamentar; Shtyhet kërkesa e PD, por PS është dakord

Konferenca e Kryetareve shtyu miratimin e kërkesës së PD për ngritjen e një Komisioni Parlamentar që të hetojë rolin e Kuvendit dhe atë të Qeverisë në çështjen Tahiri, si dhe ekstradimin e dëshmitarit Nezar Seiti.

12:53
Partizani-Kukësi, në 18:00 për vendin e tretë

Pasditen e së hënës në orën 18:00, Partizani dhe Kukësi do të përballen për ndeshjen e javës së 20-të të Superligës.

12:32
Komision hetimor për Tahirin, Balla kërkon kohë. Spaho: Doni që çështja të mos hetohet

Është mbledhur ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve për kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkon të ngrihet një komision hetimor për çështjen e Saimir Tahirit.

12:26
“Çermenika” shkon në Greqi; Dega e shoqatës nga Librazhdi hapet edhe në Selanik

Me dashurinë dhe përkushtimin për traditat, zakonet dhe trashëgimin e kulturore e patriotike të një prej zonave më të veçanta të Shqipërisë, është themeluar në Selanik, dega e Greqisë për shoqatën “Çermenika 2017”.

12:24
Blerja e Milanit në qendër të investigimeve

Blerja e Milanit nga ana e sipërmarrësit Yongzhong Li është në qendër te investigimeve të të përditshmes italiane “Corriere Della Sera”.

12:21
Përplasja Izrael-Poloni, “swastika” në portat e ambasadës

Simbole naziste “Swastika” janë vizatuar në portat e Ambasadës së Polonisë në Izrael, një ditë pasi kryeministri i vendit tha se, edhe hebrenjtë ishin mes autorëve të Holokaustit.

12:14
Pas urës, rrezikohet kisha, Hoshteva në alarm për objektin e kultit

Kisha e Shën Pjetrit dhe Pavllos me afreske të pikturuara rreth vitit 1843 po rrënohet në Hoshtevë të Gjirokastrës.

12:14
Orban: Hungaria, bastioni i fundit i krishtërimit në Europë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka ngritur tonet e retorikave të tij populiste para zgjedhjeve të prillit, për të pretenduar se “re të zymta po mblidhen mbi Europë” dhe se “vendi i tij është bastioni i fundit në luftën kundër islamizimit të kontinentit”.

12:06
Fshati pa rrugë, banorët kërkojnë ndihmë

Banorët e Sopotit në komunën e Zerqanit në Bulqizë kërkojnë ndihmë për rrugën e fshatit.

12:04
Shembet rruga: Përmet- Tri Urat, kalojnë vetëm makinat e vogla

Rruga Përmet – Tri Urat ka pësuar shembje në vendin e njohur si kryqi Carshovë.

12:00
Gjendet avioni i rrëzuar në Iran, asnjë i mbijetuar

Të afërmit e 65 personave, që gjendeshin në bordin e avionit të rrëzuar në Iran, presin të dëshpëruar për lajme.

11:57
Apeli Durrës lë në burg Dashamir Xhikën dhe Andi Tomën

Dy ish-drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika dhe Andi Toma do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve të nisura ndaj tyre nga Prokuroria e Elbasanit.

11:50
Historia e veçantë e pallateve “Agimi”

Blloku i pallateve “Agimi” i është nënshtruar së fundmi rehabilitimit të fasadave nga bashkia e Tiranës.

11:46
Humbi avionin, sizmologu i shpëton aksidentit tragjik

Për fat të mirë, kompania ajrore iraniane ka gabuar në konfirmimin e saj zyrtar se kanë humbur jetën të 66 pasagjerët e ndodhur në bordin e avionit, që u rrëzua në malet “Zagros”.

11:43
10 kartonë të kuq, nga ndeshje futbolli… në ndeshje boksi – VIDEO

Futbollistët brazilianë dallojnë për spektaklin që japin në fushën e lojës, por kjo nuk u pa aspak në ndeshjen mes Vitorias dhe Bahias ne kampionatin brazilian.

11:23
HEC-et në Osum, MIE nis procedurat për zgjidhjen e njëanshme të kontratës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e njëanshme të kontratës koncensionit për hidrocentralet në Osum me kompaninë HEC Bigas 1 & Bigas2 dhe Veleshnje.

11:20
Vettingu në polici, Xhafaj: Kontroll figurës dhe pasurisë së efektivëve

Pas pastrimit të figurës së përfaqësuesve të drejtësisë, përmes Vettingut në Drejtësi, pastrimi i figurës së punonjësve të policisë është prioriteti i radhës. Në komisionin e Sigurisë për pr/ligji për vettingun në polici, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj theksoi se synim është evidentimi i personave të inkriminuar në polici.

10:55
Integrimi në BE, Bushati: Në prill presim ftesën për çeljen e negociatave

Viti 2025 si datë e përfolur për integrimin në Bashkimin Europian, për ministrin e jashtëm shqiptar, përkthehet në një shtysë, por jo qëllim në vetvete. Më tej ministri Bushati theksoi se Shqipëria pret në muajin Prill çeljen e negociatave me BE

10:52
Astrit Veliaj merr mandatin, deputet pas tërheqjes së dy kandidateve të PD

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi me 7 vota pro që t’i japë mandatin e deputetit Astrit Veliajt.

10:42
NBA All Star Game, Lebron James mund Stephen Curry

Lebron James merr një lloj revanshi ndaj Stephen Curry për titullin kampion te NBA te humbur sezonin e kaluar.

10:16
Ambasadori Cutillo: Shqipëria, potencial të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor

Në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali që zhvillohet sot në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ambasadori italian Alberto Cutillo, i cili e vuri theksin te reforma në drejtësi, e cila sipas tij është mjaft e rëndësishme tërheqjen e më shumë investimeve të huaja.

09:43
Shqipëria josh bizneset italiane, të gatshëm të udhëheqin industrializimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ftoi bizneset italiane të investojnë në Shqipëri, me të njëjtat argumenta si edhe më parë: taksa të ulëta dhe fitime të sigurta.

09:42
Forumi i biznesit Shqipëri-Itali, Ahmetaj: Përmbyseni imazhin e Shqipërisë së viteve ’90

Zhvillohet këtë të hënë në Tiranë Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali, ku marrin pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij, Ahmetaj tha se Shqipëria vendi i mundësive për të gjithë.

09:27
Një tjetër derbi Inter-Milan… për Balotellin

Nëse deri tani kalimi në Nice konsiderohej si një vend rehabilitimi, ditët e fundit është kthyer në një ferr të vërtetë dhe tani më shumë se kurrë ai po mendon rikthimin në Itali.

09:25
Juventus, fitorja në derbi, me një faturë “të kripur”

Fitorja në derbin e Torinos ka pasur një faturë vërtet të kripur për Juventusin, që duhet tashmë të bëjë llogaritë me dëmtimet e dy lojtarëve vendimtarë, si Higuain dhe Bernardeschi.

09:15
Sulmi në Florida, Trump zemëron të mbijetuarit

Nxënësit që i mbijetuan sulmit në Parkland, Florida, shprehën zemërim ndaj presidentit Donald Trump, që e lidhi dështimin e FBI në ndjekjen e një raporti për autorin e sulmit në shkollë me angazhimin e ekzagjeruar të saj në hetimin mbi Rusinë.

09:07
Ananas dhe selino për të rënë në peshë

Në fakt sot ka mjaft mënyra që mund të na ndihmojnë për të përmirësuar efektet e dietës për të humbur peshë me mjaft lehtësi.

09:06
Ylberi i Burberry në sfilatë, “Check”

Christopher Bailey sjell surpriza në sfilatën e Burberry, me ylberin e tij shumë ngjyrësh.

08:57
Guardiola “shënjestron” talentin gjerman, gati 50 mln euro

Pep Guardiola ka vënë në shënjestër një tjetër talent të futbollit gjerman. Spanjolli kërkon të transferojë te City, fjala është për Julian Weigl.

08:51
Rita Ora “tërboi” Prishtinën, por “Daily Mail” bën gafën e madhe

Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkatdhetarët e saj.

08:40
Bale dhe 100 milionë euro, oferta e Real për Hazard

Eden Hazard është kthyer në objektivin kryesor të Real Madrid dhe për këtë manovër klubi madrilen sakrifikon Gareth Bale dhe 110 milionë euro.

08:25
Elbasan, plagoset me armë gjahu 44-vjeçarja

Një 44-vjeçare është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit nga familjarët e saj, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

08:22
Java nis me shi dhe borë

Fundjava plot me diell dhe temperatura të larta tashmë mbeten pas, pasi prej mbrëmjes së të dielës në territor kanë nisur shirat dhe borat.

08:13
Vetëvritet me armë brenda në makinë 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është gjetur i pajetë brenda makinës së tij mbrëmjen e së dielës në fshatin Gramëz të Krujës.

E diel, 18 Shkurt 2018
23:08
Ukrainë, protesta në Kiev kundër presidentit Poroshenko

Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke kërkuar largimin e presidentit Petro Poroshenko nga detyra.

22:48
Milani me “busullën” Champions, “Kuqezinjtë” mposhtin Sampdorian

Milani mori tri pikë me mjaft vlerë ndaj Sampdorias, në një ndeshje të kontrolluar nga “Kuqezinjtë”, por që nuk u shpërblyen më shumë se një gol.

22:42
Goleadë me përmbysje, Reali merr 3 pikët nga Betisi

Ashtu si në mesjavë ndaj PSG-së, edhe në sfidën e La Ligas ndaj Betisit, Reali i Zinedine Zidane vuajti, por arriti që të largohet me pikë të plota nga kjo transfertë e vështirë.

22:28
Gattuso zgjidh problemet, edhe të arbitrit

Pjesa e dytë mes Milanit dhe Sampdorias nisi me disa minuta vonesë, për shkak të një episodi interesant: arbitrit anësor i ishte prishur flamuri.

21:31
Albin Kurti: Pavarësi e cunguar!

Lëvizja e themeluar dhe aktualisht edhe e drejtuar prej tij ka qenë një ndër kritiket më të ashpra të qeverive të Kosovës në këtë dekadë të parë si shteti i pavarur.

21:25
Refuzoi dekoratën e Thaçit, Rexhep Qosja thotë “Pse”-në

Mes emrave të dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte edhe ai i akademikut Rexhep Qosja.

21:04
Flamurtari rikthehet tek fitorja

Flamurtari është rikthyer te fitorja, teksa përballë Lushnjës së vendit të fundit në shtëpi nuk ka falur. Vendasit dominuan takimin ndaj lagunarëve dhe sinjalet që në fushë kishin hyrë vetëm për tri pikët i dhanë që në fillim.

20:49
Mbytet 60-vjeçari, punonjës i HEC-it të Lepenicës

Trupi i një 60-vjeçari është gjetur i pajetë në Kanalin e Lepenicës në Vlorë.

19:39
Thaçi: Kosova nuk ndahet, edhe Serbia e di këtë! Specialja, kosto e lirisë

Pas lëkundjeve të fundit të autoriteteve zyrtare mbi Gjykatën Speciale në Kosovë, apo shënimin e kufirit me Malin e Zi, duket se gjërat hynë në rrugë të mbarë, ndërsa Kosova po kremton 10-vjetorin e Pavarësisë.

19:10
Me hashash drejt Athinës, dy shqiptarë përfundojnë në prangat e policisë greke

Departamenti i antidrogës në rajonin e Epirit në Greqi ka sekuestruar 161 kg kanabis në rrugën që lidh Janinën me Patrën.

18:53
Shuhet familja, vdes babai me dy fëmijë, vajza e tretë vdekje klinike

Një aksident i rëndë në rrugë i ka marrë jetën babait me 2 fëmijët e tij, pas përplasjes së 2 automjeteve në aksin Shkodër-Velipojë, mbrëmjen e së dielës, ndësa vajza e tretë në vdekje klinike.

18:49
Marshim kundër armëve, të mbijetuarit e Floridas drejt Uashingtonit

Të mbijetuarit e masakrës në një shkollë të mesme në Florida lajmëruan një marshim kombëtar drejt Uashingtonit për të kërkuar aksion politik për kontrollin e armëve.

18:33
Autori i golit më të shpejtë në Botëror, heroi i shndërruar në tradhtar

Autori i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një Kupë Bote, pati të ftuar special në dasmën e vet as më pak e as më shumë, por Presidentin e Turqisë…dhe tani jeton në ekzil të detyruar.

18:19
Kremlini hesht për rusët e vrarë nga SHBA në Siri

Shtohen gjithnjë e më shumë të dhënat se sulmet ajrore amerikane në Siri kanë vrarë me dhjetëra kontraktorë ushtarakë rusë në fillim të këtij muaji. Por në kontrast të plotë me incidentin e pilotit rus të rrëzuar nga rebelët që u shpall hero, Moska duket se dëshiron që historia e mercenarëve të harrohet.

17:57
“Në Rusi po gajasen me ne”. Trump komenton hetimet për ndërhyrje në zgjedhje

Presidenti Dondald Trump tha se rusët po gajasen në Moskë për mënyrën se si Uashingtoni manaxhoi hetimin për Rusinë, pas akuzave të Departamenti të Drejtësisë ndaj disa shtetasve rusë për ndërhyje në zgjedhjet e 2016-s.

17:30
Spal “kockë e fortë”, Napolit i mjafton Allan për kreun

Napoli nuk shkoi më shumë se një fitore minimale ndaj Spalit, megjithatë goli i shënuar nga Allan ka vlerën e kryesimit.

17:07
Detektiv privat partnerit, si e provoi tradhtinë 28-vjeçarja

Detektivi privat është një profesion i lirë që ushtrohet që nga viti 2015 në Shqipëri. Në këtë vit u licencua për herë të parë nga shteti, Instituti i Detektivit Privat, i vetmi që formon dhe licencon investigues.

16:46
Domatet e dimrit, fermerët e Myzeqesë: Të na sigurohet tregu për eksport

Fermerët e serrave në Myzeqe janë duke vjelë prodhimin e fundit dimëror të domates.

16:29
Ndodh në një fshat të Pukës, shqiponja e robëruar lirohet nga policia

Policia e Pukës është angazhuar në një aksion të pazakontë në fshatin Berishaj të këtij rrethi.

15:42
Premiera e filmit “Black Panther”, në rrjetin e kinemave “Imperial”

I cilësuar si një nga filmat më të mirë me superheronj të shekullit dhe i vlerësuar gjerësisht nga kritika e specializuar, “Black Panther” mbërrin edhe për publikun shqiptar në ekranin e madh të kinemasë.

15:37
“Nudo” në Tiranë, artistët shqiptarë ekspozojnë punimet artistike

Figurat njerëzore gjithnjë mbeten në qendër të vëmendjes së piktorëve për bukurinë dhe veçanërisht brishtësinë, kur ato pikturohen pa dorashka, ashtu siç janë.

15:24
Ariu nuk fle më në dimër prej ngrohjes globale. Provat, në Elbasan

Edhe pse duket një koncept i largët e deri diku abstrakt, ngrohja gobale duket se ka dhënë efektet e saj të dukshme.

15:18
Ndryshimi i ligjit të Arsimit të Lartë, nismë nga Forumi i Pedagogëve

Mosdhënia e pagave për 6.600 pedagogë në të gjitha universitetet publike të vendit u bë shkak që Forumi i Pedagogëve në UT të fliste publikisht për problematikën që ka mbërthyer Universitetin e Tiranës prej disa kohësh.

14:51
Juventus fiton derbin, ngjitet përkohësisht në krye

Juventus mori përkohësisht kryesimin e kampionatit italian të futbollit, pas fitores së kësaj të diele kundër Torinos, në derbin e vendosur nga një gol i Alex Sandro.

14:46
Vuçiç: Vështirë se kthehemi në Kosovë! Kompromisi me shqiptarët, jetik

Në ditën kur Kosova vazhdon kremtimet e 10 viteve të Pavarësisë së saj, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se kompromisi me shqiptarët është me interes jetik për Serbinë dhe popullin serb.

14:39
Tiranë, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim një 24-vjeçar

Shërbimet e policisë së Komisariatit Nr. 6 në kryeqytet kanë bërë të mundur arrestimin e një 27-vjeçari dhe kanë shpallur në kërkim një 24-vjeçar, të akuzuar për “plagosje të lehtë me dashje”, “kanosje”, “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “moskallëzim krimi” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

14:28
Lojërat Dimërore, skiatori kosovar në vendin e 56

Skiatori kosovar, Albin Tahiri kishte pretendime modeste për paraqitjen e tij në Lojërat Olimpike Dimërore, që po zhvillohen këtë muaj, por edhe pse vendi i 56 ishte larg pritshmërive, sërish ai e konsideron sukses.

14:23
PSG kërkon trajner. Zgjerohet lista e kandidatëve

Me injektimin e milionave dhe afrimin e kampionëve si Neymar në skuadrën e tij, presidenti i Paris SG shpresonte se do të linte shenjë në Europë.

14:18
“VAR”-i del blof në Angli, polemika për golin e Juan Matës

I futur me shumë dyshime në futbollin e një vendi ku pikërisht u shpik ky sport, sistemi teknologjik që presupozohej të ulte polemikat dhe kontestimet, ka ndezur sërish diskutime në Angli.

14:01
Seanca e 10-vjetorit të Pavarësisë, FSK parakalojnë në Prishtinë

Seanca solemne e 10-vjetorit të Pavarësisë u mbajt në Kuvendin e Kosovës me pjesëmarrjen e një numri të madh të ftuarish të rëndësishëm, krerë rajonalë e miq ndërkombëtarë të shtetit më të ri të Europës.

13:49
Urimi i të rinjve serbë, studentë në Vjenë: Gëzuar ditëlindjen Kosovë

Kosova ka marrë shumë urime në këtë 10-vjetor të Pavarësisë së saj, të arritur me aq sakrifica.

13:36
Turqi, 6 gazetarë dënohen me burgim të përjetshëm

Pak pasi liroi gazetarin Deniz Yucel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Welt”, pas një viti të kaluar prapa hekurave për propagandë pro partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, Turqia dënoi me burgim të përjetshëm 6 gazetarë të tjerë.

13:33
Arbitri i Chelsea-Barça: Atë ditë gabova shumë

Arbitri i ndeshjes Chelsea-Barcelona (2009) ka folur për një nga takimet e Champions League me më shumë polemika në histori.

13:03
10-vjetori i Pavarësisë, Rama: President simbol uniteti, politikë kombëtare të sigurisë

Gjatë seancës së shkurtër solemne të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë, fjalën e ka marrë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

12:56
Seanca solemne, miku i shqiptarëve Engel feston 71-vjetorin në Prishtinë

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 10-vjetorin e Pavarësisë, pas kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka folur edhe senatori amerikan Eliot Engel.

12:53
Bushati: Shqipëria pret mbështetjen e Spanjës për në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati po merr pjesë në sesionin e 54-t të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”.

12:41
Seanca solemne e Kuvendit, Veseli: Dekada e dytë, e transformimit ekonomik

Pak pas mesditës së kësaj të diele, Kuvendi i Kosovës nisi punimet e seancës solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

12:20
Bashkia mbjell 100 pemë të tjera. Nismës i bashkohen AMA dhe Ardit Gjebrea

Aksionit të fundit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 pemëve të reja pranë liqenit të Farkës, si pjesë e projektit të “Pyllit Orbital”, iu bashkuan edhe punonjës të Autoritetit të Medieve Audiovizive dhe kantautori e prezantuesi Ardit Gjebrea.

12:03
Veseli takon zyrtarin amerikan: Partneriteti me SHBA, thelbësor për zhvillimin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur këtë të dielë në një takim ndihmës.Sekretarin e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të Pavarësisë.

11:58
Netanyahu sulmon ashpër Iranin në Konferencën e Mynihut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka nisur një sulm therës ndaj Iranit, teksa tha gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih se, Republika Islamike është “kërcënimi më i madh ndaj botës”.

11:46
Thaçi dekoron Rita Orën me medaljen e 10-vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, “Medaljen Presidenciale Jubilare” të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për atë që ai e cilësoi si “kontribut i saj i pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë”.

11:21
Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës, javën tjetër votohet Demarkacioni

Kremtimet e 10-vjetorit të Pavarësisë në Kosovë nisën që të premten, kulmuan të shtunën me ceremoni e organizime të ndryshme kulturore, përfshirë koncertin gjigant të Rita Orës, e vazhdojnë këtë të dielë me seancën solemne të Kuvendit, në orën 12, e një orë më vonë me parakalimin e Forcave të Sigurisë në sheshet “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

10:50
Përplasja Poloni-Izrael vijon edhe në Konferencën e Mynihut

Fërkimet e Polonisë me Izraelin për Holokaustin u rikthyen me deklaratën e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, se krime atëherë kanë kryer edhe hebrenjtë.

10:36
Izraeli godet Gazën, vret dy palestinezë për plagosjen e 4 ushtarëve

Izraeli ka shkaktuar vdekjen e dy adoleshentëve palestinezë në Gaza, sipas asaj që deklarojnë këtë të dielë zyrtarë lokalë të shëndetësisë, pasi forcat e vendit hebre kryen sulme mbi 18 objektiva që u përkisnin grupeve të militantëve në këtë enklavë palestinezësh, si kundërpërgjigje të një shpërthimi që plagosi 4 ushtarë izraelitë.

09:25
Tsipras-Rama, për Pashkë në Korçë. Kryeministri grek autorizon negociatat finale me Shqipërinë

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për “shportën” e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

09:09
Iran, rrëzohet avioni me 66 persona në bord. Asnjë i mbijetuar

Asnjë i mbijetuar! Ky është konfirmimi i zyrtarëve të kompanisë ajrore, për 66 personat që ndodheshin në avionin e pasagjerëve të rrëzuar në Iran.

08:53
Spektakël zhytjesh në NBA. Jashtëtokësorë! (Video)

NBA dha spektakël me konkursin e zhytjeve në fundjavën e “All-Star Game”.

08:29
Trump sulmon FBI-në për masakrën e Floridës

Përplasjet e tij me FBI-në, Donald Trump i shpërfaqi edhe me tragjedinë e Floridës, kur e akuzoi Byronë Federale të Hetimit se kishte humbur sinjale të rëndësishme përpara episodit të dhunshëm, që kushtoi 17 jetë njerëzish.