Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Figurat njerëzore gjithnjë mbeten në qendër të vëmendjes së piktorëve për bukurinë dhe veçanërisht brishtësinë, kur ato pikturohen pa dorashka, ashtu siç janë.
Çdo nudo ka historinë e saj, por ka edhe historinë e piktorit që e realizon, sepse nuk mund të përsërisësh dy herë të njëjtin moment, të njëjtin kompozim apo të njëjtin qëndrim, e kjo është bota e pazbuluar për publikun, është ajo botë që fshihet mes modelit dhe piktorit.
“Kjo lindi nga një ekspozitë personale që do të bëja në Durrës. Ishin bërë 30 e ca punë, të mira, më pëlqenin, por i vura në ekspozitë dhe i thashë vetes që më mungonte diçka e fuqishme që të mbante të gjithë ritmin e ekspozitës. Ndaj në studion time mora telajon dhe po vrisja mendjen: gjeta një model skice, gjeta një model që rrinte prapa, thashë më bukur, sepse gjithnjë nudot i vëmë para ose profil, kur e pashë thashë “Doli, kjo ishte ajo që doja dhe u vu në ekspozitë dhe them që i bëri shumë mirë”, tha Adriana Puleshi, piktore.
Artistët Lume Blloshmi, Ilir Pojani, Arben Theodhosi, etj. kanë nudon si emërues të përbashkët në ekspozitën e çelur në Galerinë “Kalo”, por secili prej tyre ka një stil të ndryshëm nga tjetri, që dallohet lehtë.
“Çdo nudo është ndryshe, ka qëndrimin e autorit, ka një konceptim ndryshe, sepse gjithmonë një pikturë ka një koncept të caktuar dhe kjo sjell një larmi. Të njëjtën gjë piktorët e bëjnë ndryshe, kjo e bën edhe bukurinë e artit diçka ndryshe, diçka të re dhe krijon emocionin e madh që njerëzit duhet ta shijojnë. I ftoj të shohin sa më shumë art dhe piktura nga piktorët tanë që janë shumë të mirë”, tha më tej Adriana Puleshi.
Top Channel