Lebron James merr një lloj revanshi ndaj Stephen Curry për titullin kampion te NBA te humbur sezonin e kaluar.

Në Staples Center te Los Angelesit, skuadra e yllit të Cleveland fitoi sfidën spektakolare të All Star Game kundrejt asaj të Curry me rezultatin 148-145.

Ishte një sfidë që e përcaktoi vetëm në sekondat e fundit fituesen e saj dhe ajo rezultoi të ishte Skuadra LeBron. Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta dhe me një ritëm të ulët të lojës, pasi skuadrat tentuan që të mbroheshin ndërkohë që pati edhe sulme të humbura prej tyre. Por me kalimin e minutave të dyja ekipet gjetën ritmin në lojën e tyre, mbrojtja ra në plan të dytë, siç ndodh gjithnjë në All Star Game dhe sfida filloi të bëhëj gjithnjë e më shumë spektakolare.

Në parket u panë aksione fantastike, ndërkohë që u shënuan edhe një sërë gjuajtjesh të sakta për tre pikë. Rivaliteti ishte i madh me ekipet që luftonin për çdo pikë, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Skuadrës së Curry 78-76. Edhe pas pushimit të sfidës rivaliteti në parket ishte i madh edhe pse në mesin e periodës së 4, skuadra e Curry u shkëput me 11 pikë kundrejt asaj të James, por kjo e fundit reagoi dhe mori avantazhin kur kishin mbetur 34 sekonda nga fundi i ndeshjes pikërish falë yllit të Cleveland.

Dy pikët e tjera nga Westbrook i dhanë avantazhin prej 3 pikësh Skuadrës Lebron që më pas bëri një mbrojtje fantastike ndaj Curryt në tentativën e këtij të fundit në gjuajtjen për 3 pikë duke fituar të gjithë ndeshjen. Në fund të sfidës LeBron James u shpall Lojtari më i mirë i kësaj sfide me 29 pikë të shënuara, 10 topa në tabelë dhe 8 asist.

Top Channel