Lojërat Olimpike Dimërore shënon një tjetër rast dopingu. Bëhet fjalë për sportistin e Curling Alexander Krushelnitsky fitues i medaljes së bronztë në lojën dyshe së përzier së bashku me bashkëshorten e tij Anastasia Bryzgalova. Sportisti Rus që garonte në këtë eveniment nën flamurin Olimpik.

Lajmi u konfirmua edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet se ka nisur procedimin ndaj sportistit rus me kërkesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. CAS nuk e bën të ditur substancën me te cilën, Krushelnitsky rezultoi pozitiv në testet antidopin, por sipas lajmeve të publikuara një ditë më parë, në testet e para të rusit u shfaq prezenca e meldoniumit.

Krushelnitsly rrezikon jo vetëm humbjen e medaljes së bronztë të fituar me bashkëshorten e tij, por edhe dënimin me pezullim, ndërkohë që IOC mund t’ia japë këtë medalje ciftit norvegjez të renditur në vendin e katërt

ky lajm është një goditje e rëndë për Lojërat Olimpike e sidomos Rusinë që u paraqit me 168 sportistë në këtë eveniment të cilët garuan nën flamurin Olimpik. Ditët e fundit nisën diskutimet që në ceremoninë e mbylljes këta sportistë të sfilonin me flamurin dhe emrin e vendit të tyre, diçka që komplikohet ndjeshëm pas këtij rasti të ri me doping.

Top Channel