Flamurtari është rikthyer te fitorja, teksa përballë Lushnjës së vendit të fundit në shtëpi nuk ka falur. Vendasit dominuan takimin ndaj lagunarëve dhe sinjalet që në fushë kishin hyrë vetëm për tri pikët i dhanë që në fillim.

Megjithatë, pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura dhe në të dytën, Lushnja rezistoi vetmë 20 minutat e para. Në minutën e 62 të takimit, Ditmar Bicaj gjen golin pas një krosi të hedhur në zonë.

Goli nuk e tërhoqi Flamurtarin, që kërkoi me ngulm edhe golin e qetësisë, që erdhi në kohën shtesë kur braziliani Danilo Alves çoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Flamurtari blindon pozitat në vendin e dytë, me 35 pikë, ndërsa Lushnja mbetet në fund me 10 pikë dhe shpresat për të qëndruar në Superiore tashmë janë thuajse të shuara.

Top Channel