Rruga për tek Pavarësia, nga 1913 deri në mëvetësimin më 2008

17/02/2018 15:24

Fuqitë e mëdha e futën më 1913 Kosovën nën mbretërinë Jugosllave duke e ndarë në mes kombin shqiptar.

Kohë të vështira që u pasuan me persekutim të vazhdueshëm, edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kosova dhe shqiptarët nën jugosllavi u keqtrajtuan, statusi i krahinës autonome u hoq dhe shqiptarët e Kosovës ishin populli i vetëm në ish-Jugosllavi që kundërshtuan shtypjen e diktaturës komuniste.

Më e keqja ende nuk kishte ardhur. Kur ish-Jugosllavia po merrte të tatëpjetën, komunistët serbë të kthyer në nacionalistë nisën të godasin gjithë popujt brenda federatës. Më 1989, Millosheviç, hoqi dhunshëm e autonomisë së Kosovës.

Shqiptarët më 1991 mbajtën referendumin për pavarësi dhe nisën përpjekjen për një shtet paralel me një qeveri në mërgim. Përgjigja serbe ishte dhuna e egër, e cila kulmoi në 1999. Protesta u kthye në kryengritje të armatosur me Ushtrinë Çlirimtare, ndërsa ushtria dhe paramilitarët serbë po masakronin popullsinë shqiptare dhe ngjarja e 15 janarit të vitit 1999 në Raçak ishte momenti kur bota pa me sytë e saj tragjedinë dhe nxitoi që ta ndalonte.

Nis Rambujeja, nga e cila shqiptarët e Kosovës me ndihmën e aleatëve mbajtën qëndrimin e duhur dhe më 24 mars, presidenti Bill Clinton mban fjalimin emocional për arsyet e ndërhyrjes ushtarake kundër Serbisë.

Serbët u tërhoqën dhe qindra mijë shqiptarët e dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre u kthyen në Kosovë. Më 10 qershor, Millosheviç nënshkroi kapitullimin, ndërsa Kosova nisi një rrugë të gjatë nën administrimin e OKB. Por aleatët në Shtetet e Bashkuara dhe Europën Perëndimore nuk kishin përfunduar projektin e tyre.

Pas një viti, pavarësia ndodhi. Shqiptarët shpallën shtetin më të ri në botë.

Kosova prej 17 shkurtit të vitit 2008 është shtet më vetë, me të tjera sfida përpara, por tashmë në paqe.

Top Channel