Video/ “Me ke thënë do të të bëj masazh”, momenti kur studentja në lot i drejtohet profesorit të Universitetit të Prishtinës: Na ke shkaktuar trauma

23/04/2024 10:44

Momenti kur një studente me lot në sy i drejtohet pedagogut Xhevat Krasniqi, të cilin e akuzon për ngacmim seksual është bërë viral në rrjetet sociale.

“Ti mu më ke thënë kam be të bo masazh. Pikë. Të kam pa me sy dhe të kam ndi me vesh, mos u ka me lojëra fjalësh. Ti na shkaktu trauma. Nuk mjuafton falja, edhe prindërve tanë u ke shkaktuar stres”, i drejtohet ajo pedagogut, ndërsa studentët e tjerë i thonë se duhet të kërkojë falje dhe të ikë nga puna.

Profesori i Universitetit të Prishtinës akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual. Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht ka protestuar para rektoratit të Universitetit. Aktivistët kanë cituar fjalët, që sipas tyre ka thënë profesorit “Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh”. Studentët shprehen të vendosur në kërkesën e tyre.

@fol_shlire♬ Very Sad – Enchan

Top Channel