Arsyet e projektit të braktisur ‘Qyteti i Parajsës’, i kthyer në ‘varrezë me 100 kulla betoni në shkretëtirën e Iranit (fotot)

30/04/2024 16:25

Me një pamje apokaliptike, projekti i strehimit Mehr është tashmë një xhungël e braktisur betoni, e lënë ta kalbet në shkretëtirën e zhveshur.

Projekti në periferi të Teheranit ishte prezantuar si një “parajsë e re aktiviteti” por punonjësit kanë lënë veglat duke lënë skeletet e betonit të papërfunduara.

Kullat u ndërtuan për disa vjet deri në 2012, duke supozuar të ndihmonin popullatën me banesa të leverdishme, transport publik, shkolla e spitale.

Arsyet e sakta të braktisjes së tij nuk dihen por qeveria thotë se komplekset u goditën nga një seri problemesh me kanalizimet, ngrohjen dhe furnizimin me energji elektrike.

Skema asokohe konsiderohej si një arritje e qeverisë së presidentit Mahmoud Ahmadinejad, por u kthye në një nga dështimet më të mëdha dhe një pengesë në rekuperimin ekonomik të vendit.

Projekti kërkonte fillimisht të joshte familjarë për të banuar aty, por sipas raportimeve çmimet e banesave vijonin të rriteshin prej korrupsionit, shkruan The Sun.

Të vetmet gjurmë jete në qytetin Pardis janë disa rezidentë në qendër të kompleksit, që janë kryesisht punonjës emigrantë afganë, familje konservatore dhe të tjerë rezidentë të varfër nga Teherani, shkruan rrjeti The Guardian.

Foto nga distanca tregojnë strukturat e frikshme në faza të ndryshme ndërtimi, të lëna pa përfunduar.

‘Pardis’ në gjuhën perse do të thotë “parajsë” por realiteti duket shumë më pak, siç e tregojnë dhe komentet mbi lajmin në rrjetet perëndimore.

Një përdorues i platformës Reddit tha: “A ka ndonjë arsye përse ndërtesat janë vendosur kështu apo dikur vetëm shtypi Ctrl + V për t’i rregulluar.”

Ndërsa një tjetër shkruante: “Nëse kishin tentuar të krijonin qytetin distopik të së ardhmes në shkretëtirë, ia kanë arritur qëllimit”.

Një i tretë tha: “Duket si një koleksion varresh masive.”

FOTO GALERI
1/6
Projekti në periferi të Teheranit ishte prezantuar si një “parajsë e re aktiviteti” por punonjësit kanë lënë veglat duke lënë skeletet e betonit të papërfunduara.

Top Channel