Rrugët më të rrezikshme dhe më piktoreske të botës që kalohen nga shoferët më të guximshëm (fotot)

30/04/2024 17:37
Tuneli Guoliang, Kine

Disa nga rrugët automobilistike të botës janë ndërtuar në relieve nga më të pabesueshmet për nga lartësia apo rrezikshmëria e tyre, siç është tuneli Guoliang në foton kryesore më sipër.

Si Guoliang dhe në vende të tjera të botës njerëzit janë detyruar të përshtaten me vështirësitë e relievit dhe nevojën e ndërlidhjes mes komuniteteve, dhe si rezultat në çdo rajon gjejmë sot ura të reja e të lashta që duket se sfidojnë mendjet modeste me madhështinë e tyre.

Fotogaleri e mëposhtme nis me autostradën ndërkombëtare bregdetare në Kroaci që përshkon tre shtete dhe ofron disa nga pamjet më mbresëlënëse të detit Adriatik.

Më tek gjejmë kalimin malor Furka Pass në Alpet zvicerjane, i cili është parë dhe në filmin e aksionit James Bond, Goldfinger, prej bukurisë së tij dhe kthesave të mprehta.

Të tjerë shembuj arkitekture rrugore dhe pamjesh mahnitëse nga natyra vijnë në fotot në vijim …

FOTO GALERI
1/12
Autostrada ndërkombëtare bregdetare në Kroaci

Top Channel