Partizani sërish në telashe para Kukësit, ‘Disiplina’ pezullon 2 futbollistë

17/02/2018 11:49

Telashet nuk kanë të sosur për Partizanin. Pas eliminimit nga Kupa me Flamurtarin, mbi të kuqtë rëndojnë edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës.

I mbledhur të premten pasdite Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës së Futbollit mori në shqyrtim të gjitha rastet disiplinore të shfaqura nga relacionet e gjyqtarëve dhe vëzhguesve të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë dhe mori vendime disiplinore për disa futbollistë.

Kështu lojtari i Partizanit, Lorenc Trashi, për protesta dhe ofendime ndaj arbitrit të takimit është pezulluar me dy ndeshje si edhe gjobë në vlerën monetare 100 mijë lekë. Për të njejtën arsye dhe me të njejtin dënim është ndëshkuar edhe futbollisti tjetër i Partizanit, Idriz Batha.

Dy ndeshje pezullim ka marrë edhe Sherif Kallaku i Laçit, ndërkohë që është pranuar kërkesa e lojtarit të Korabit, Emiljano Veliaj për pezullimin pjesës së mbetur të dënimit dhe ai do të jetë në periudhë prove për 6 muajt e ardhshëm.

Top Channel