Pas masakrës në Florida, raportime për të shtëna në një tjetër shkollë

16/02/2018 18:36

Vetëm dy ditë pas masakrës së Floridas, një tjetër ngjarje është raportuar në një shkollë në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Highline College” shkroi në faqen zyrtare në “Facebook” se shkolla është mbyllur, ndërsa policia po vepron në evakuimin e ndërtesave përreth, ndërsa i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre.

Një numër i madh forcash policore rrethuan zonën dhe evakuuan banorët, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin.

Vetëm dy ditë më parë, të paktën 12 persona mbetën të vdekur ndërsa, 50 të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel