Napoli po bën një paraqitje të shkëlqyer në Seria A, por në Europa League është befasuar nga Leipzig, duke u mundur në shtëpi 1-3.

Asnjë gol në pjesën e parë, po në të dytën u shënuan plotë katër të tillë. Ishte Napoli që realizoi fillimisht dhe u krijua ideja që do të ishte një fitore e pastër e italianëve dhe trajneri largoi nga fusha e lojës edhe Hysajn, por nuk rezultoi kështu.

Leipzig përmbysi gjithçka, madje duke shënuar 3 gola.

Tashmë për Napolin bëhet mjaft i vështirë kalimi në fazën tjetër të Europa League edhe pse kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u luajtur.

Top Channel