U fol shumë që Interi mund ta humbiste që në merkaton e janarit kapitenin Icardi, por kjo gjë nuk ndodhi.

Megjithatë që zikaltrit të sulmojnë sërish me argjentinasin vitin e ardhshëm duket se një gjë mjaft e vështirë. Icardi është duke shkëlqyer me Interit dhe “grepat” për të janë hedhur nga gjithandej.

Në garë është Reali i Madridit, kampioni në fuqi i Champions League; PSG i milionave arabë, por së fundmi është shtuar edhe një superfuqi nga Gjermania.

“Fcinternews”, ka shkruar të enjten së Bayern Munchen është mes skuadrave të interesuara që kërkojnë shërbimet e kapitenit zikaltër.

Megjithatë, për të mësuar të ardhmen e Icardit na duhet të presim merkaton e verës. Ndërsa klubet e mëdha, më parë duhet të diskutojnë me bashkëshorten e tij, Wanda Nara.

Top Channel