FIFA ka publikuar renditjen mujore të skuadrave kombëtare, ku Shqipëria, ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë takim përgjatë kësaj periudhe ka fituar një pozicion.

Nga vendi i 60-të që ndodhej në muajin janar, “Kuqezinjtë” janë ngjitur në vendin e 59-të falë rënies me tre pozicione të Algjerisë, duke u vlerësuar me 553 pikë në total.

Ndërkohë, përmirësim +1 ka edhe Kosova, që është ngjitur në vendin 177 me 97 pikë.

Sa u takon kundërshtarëve në kompeticionin më të afërt ndërkombëtar, Ligës së Kombeve, Skocia është përmirësuar duke u ngjitur në vendin e 31.

Në krye të listës nuk ka ndryshime. Gjermania mban kreun, ndjekur nga Brazili dhe Portugalia. Spanja renditet në vendin e 6-të dhe Franca në vendin e 9-të. Italia, pasi mbeti jashtë botërorit në Rusi, vazhdon të jetë jashtë Top 10.

Top Channel