Juventus e Atletico në “gjurmët” e mesfushorit të Romës

15/02/2018 18:33

Alessandro Florenzi është një prej talenteve që ka dalë nga Roma dhe ka kontribuar jo pak për këtë ekip, por sëfundmi verdhe-kuqtë duket se kanë vendosur që të mos i rinovojnë mesfushorit kontratën, e cila përfundon në 2019-n, duke analizuar kështu edhe ofertat që vijnë si nga Italia, ashtu edhe nga jashtë saj.

Nga sa raportojnë mediat italiane dy janë klubet elitare që i kanë hedhur sytë nga 26-vjeçari, Juventusit dhe Atletico Madrid.

Mesfushori ka kontratë me klubin verdhe-kuq deri në vitin 2019, dhe palët ende nuk kanë nisur bisedimet për marrëveshjen e re.

Nga ana tjetër, Juventus dhe Atletico Madrid i ofrojnë pagë më të lartë 26-vjeçarit krahasuar me atë që fiton aktualisht te Roma. Florenzi është produkt i akademisë së Romës dhe gjatë gjithë karrierës është aktivizuar vetëm me këtë ekip.

Top Channel