Kush është autori i masakrës në Florida? (Foto)

15/02/2018 08:27

Adoleshenti që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë.

Mësohet se Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr. Ai iu shmang policisë duke u shtirur si një prej studentëve të tmerruar që vraponin për të shpëtuar kokën.

Ai u arrestua një orë pas nisjes së masakrës.

Sherifi i Kontesë së Brauardit, Scott Israel tha se 19-vjeçari ishte përjashtuar nga kjo shkollë një vit më parë për “arsye disiplinore” që ende nuk dihen.

Cruz ishte i armatosur me një pushkë AR – 15 dhe granata tymuese kur hyri në shkollë me maskë kundër gazit dhe vrau 17 studentë dhe staf.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel