Edhe pak ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të dytë të emisionit “Dua të të bëj të Lumtur”, nën drejtimin e Arbana Osmanit, e është pikërisht kjo e fundit që jep edhe disa detaje teksa ka qenë e ftuar në “Top Show Magazine”.
Një 64-vjeçar nga Tepelena u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut, në Tiranë. Ai u qëllua për vdekje disa herë nga persona të cilët udhëtonin me një automjet dhe ishin vënë në ndjekje të tij.
Pak pas publikimit se Blac Chyna është përfshirë në një akt vandalizmi, me pozat për Shën Valentin modelja i ka bërë të gjithë të harrojnë incidentin.
Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas. Sipas bilancit paraprak të mediave mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur dhe të paktën 12 kanë humbur jetën.
Prindërit e një djali invalid 32 vjeç, tezja, e bija dhe noterja janë bërë pjesë e një skeme të përfitimit të ardhurave të paaftësisë në kundërshtim me ligjin.
Sot në Ditën e Shën Valentinit, Top Channel sjell historitë e dy çifteve që janë me njëri-tjetrin prej një gjysmë shekulli. Cili është sekreti i kësaj jetëgjatësie?
Paketa për reduktimin e euros në ekonomi përmban tri masa. E para i detyron bankat t’u bëjnë të qartë qytetarëve që duan kredi në euro, si ndryshojnë pagesat e kredisë në të ardhmen nëse leku zhvlerësohet.
Me mijëra familje kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike vetëm gjatë muajit shkurt. Bashkiakët të cilët përballen me ankesat e tyre ia kalojnë përgjegjësinë Ministrisë së Mbrojtjes Sociale e cila thotë se nga skema e re po dalin vetëm abuzuesit.
Pas një periudhe të gjatë diskutimesh jozyrtare, dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, socialisti Bledi Çuçi dhe demokrati Oerd Bylykbashi, thirrën në mbledhjen anëtarët e tjerë të këtij komisioni, ku miratuan edhe një plan pune në lidhje me çështjet që do të trajtojnë dhe rendin e tyre.
Të gjitha spitalet e vendit po përballen me një dyndje të madhe të të prekurve nga komplikacionet e gripit stinor. Ndërsa ne spitalin e Fierit ka humbur jetën një vajzë. Familjaret e saj thonë se shkak ishte gripi, por mjeket nuk e konfirmojnë. Ata thonë se duhen pritur hetimet përfundimtare nga Instituti i Shëndetit Publik.
Kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin për të rrëzuar si antikushtetues paktin detar Shqipëri-Greqi, i lidhur nga qeveritë Berisha dhe Karamanlis 9 vjet më parë, një ndër arsyet ishte mungesa e plotfuqisë nga presidenti i Republikës.
Team Haas është e skuadra e parë që prezantohet për vitin 2018. Amerikanët kanë përshpejtuar zbulimin e njëvendëshes për sezonin e ri, të cilën e kanë quajtur VF-18 dhe është zhvillim i modelit VF-17, me të cilën garuan në fundin e sezonit të shkuar.
Ata janë një ndër çiftet më të njohura në Shqipëri, kjo edhe për faktin se u njohën, u dashuruan dhe u martuan brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, në atë të Big Brother, e në ditën e të dashuruarve ata kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel”.
Edhe pse arriti të fitonte në ndeshjen e kthimit, Partizani nuk ka mundur të kualifikohet përballë Flamurtarit.
Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se Kosova i ka edhe dy kushte për t’i plotësuar për liberalizimin e vizave, atë për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftën kundër korrupsionit.
Ministri holandez për Drejtësinë dhe Çështjet e Sigurisë Ferdinand Grapperhaus, gjatë një takimi me ministrin Ditmir Bushati në Holandë, është shprehur se vendi i tij është i hapur për të bashkëpunuar me Shqipërinë.
Ashtu siç e lajmëroi mbrëmjen e kaluar në “Top Show”, ministrja Kumbaro është takuar pasditen e sotme me një grup artistësh në zyrën e saj.
E kush nuk do ta donte që kishte shtëpinë e tij të pushimit, apo të banimit në një ishull, e ndërsa për shumicën e njerëzve mbetet një ëndërr për disa të tjerë ekziston mundësia që ta kenë ishullin të gjithin për vete.
Forumi për Liritë akademike dhe autonominë universitare në një deklaratë pas takimit me kryeministrin ka kërcënuar me grevë të përgjithshme.
Mark Iuliano nuk e ka kapërdirë shkarkimin e parakohshëm nga Partizani, në atë që shënonte eksperiencën e tij të parë në futbollin shqiptar, ndikuar edhe nga fakti që drejtor i përgjithshëm i “demave të kuq” është Luçiano Moggi, një nga figurat emblemë të Juventusit, karriera e të cilit mori fund pas shpërthimit të “Calciopoli”-t.
Burime nga Presidenca konfirmojnë se të martën në mbrëmje ka mbërritur kërkesa nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme për plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë.
Kampionëve në fuqi të Shqipërisë u ka mjaftuar një gol me kokë nga Guri që në minutën e 4-t të takimit të kthimit të çerekfinaleve të Kupës, për të eliminuar kryeqytetasit e Tiranës, që si kurrë më parë këtë vit militon në Kategorinë e Parë.
Me anë të një shkrese zyrtare të dorëzuar këtë të mërkurë në Presidencë, Ministria e Jashtme kërkon nga Ilir Meta plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë.
Dhjetëra çifte i janë bashkuar thirrjes së kryetarit të bashkisë për të përjetësuar dashurinë, duke mbjellë një pemë në kopshtin e të dashuruarve në parkun prane Liqenit të Farkës.
Sot festohen 20 vite dashuri. Nga ajo dashuri e veçantë që të shndërrohet ndër më të mëdhatë e jetës. Ajo është shpirt dhe zë, është Top Albania Radio.
Mjaftoi 24 orë shi për të përmbytur shtëpitë në disa fshatra të Lushnjës. Rritja e nivelit të lumit Seman dhe bllokimi i kanaleve të kullimit ka sjellë këtë situatë në fshatin Imsht.
Menuja ushqimore e çerdheve dhe kopshteve të Tiranës ka ndryshuar. Në ditën e parë fëmijët janë përballur me shije të reja dhe disa prej tyre edhe nuk e kanë ngrënë ushqimin.
Në Fier është shtuar fluksi i shtrimeve në spital prej gripit. Me simptomat e virozës së stinës është shtruar pak ditë më parë dhe një 21-vjeçare nga fshati Mujalli.
Tre persona janë qëlluar e kanë mbetur të plagosur shumë pranë selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane (NSA), në Maryland. Një person raportohet të jetë arrestuar dhe ndodhet në rajonin policor për t’u marrë në pyetje, thuhet më tej nga mediet vendase.
Që prej të hënës Thorsten Frei, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe Europën në Bundestagun gjerman, zhvilloi takimet me qeverinë, opozitën dhe grupe të ndryshme interesi.
Në kohën kur tek Prokuroria për Krimet e Rënda gjenden nën hetim dosje të bujshme, sikurse “Habilaj-Tahiri”, apo ajo e abuzimit me rrugën Tiranë-Elbasan, prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku u kërkoi prokurorëve përshpejtim të të gjitha çështjeve nën hetim.
LSI pas mbledhjes së kryesisë së saj, shprehu qëndrimin pro profesoratit duke kërkuar që vendimi i tyre të reflektohet në çdo nismë ligjore. Slogani “Ose ha supën time, ose përjashta”, është qëndrim arrogant i kryeministrit tha Edmond Panariti.
“UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë”, thotë zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork, një lëvizje kjo e kundërshtuar nga Kosova.
15 kandidatët fitues të projektit “Skema e Bursave për Nëpunësit e rinj Civilë”, projekt i financuar nga BE, nisin programin 4 mujor trajnimi në Francë, Luksemburg dhe Bruksel.
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se do të nisë hetim disiplinor për prokurorin Dritan Gina, ish drejtues në organin e akuzës në Elbasan.
Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka quajtur pamje të trishtë takimin e kryeministrit me senatin e Universitetit të Tiranës.
Komisioni i Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zyrtarizuar këtë të mërkurë vendimet e marra në lidhje me disa episode josportive që janë parë gjatë javës së kaluar në futbollin shqiptar.
Kurdët e kanë vendosur Recep Tayyip Erdoganin në kurs përplasjeje me Amerikën.
Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel e nisi nga Beogradi vizitën e tij dyditore në Ballkan, e cila pasdite e çon në Kosovë.
Viti 2019 pritet të jetë me plot zhvillime për Realin e Madridit. Atëherë, Cristiano Ronaldo do të jetë plot 34 vjeç, e sigurisht që ndryshimi në repartin e sulmit të “Los Blancos”-ve është i pritshëm.
Lumi Vjosë rrezikon çarjen e argjinaturës pranë Mifolit si pasojë e rreshjeve të 24 orëve të fundit. Nëse kjo ndodh, në fshatin Mifol mund të përmbyten toka.
Arsimi shqip në diasporë ishte në fokus të diskutimeve mes katër Ministrive, atyre të Arsimit dhe Diasporës, në Shqipëri dhe Kosovë.
Në takimin me senatin e Universitetit të Tiranës, Kryeministri Edi Rama u kujtoi pedagogëve të këtij universiteti vlerësimin e marrë nga akreditimi vitin e kaluar.
Askush nuk e merr dot peng reformën në arsim, është shprehur kryeministri Edi Rama në një takim me senatin e Universitetit të Tiranës. Ai tha se universiteti e ka problemin me veten, pasi reforma e arsimit të lartë i ka dhënë autonomi të zgjeruar.
Interi dhe Mauro Icardi nisën bisedimet për kontratën e re. Ashtu siç ishte parashikuar, menjëherë pas mbylljes së merkatos, drejtuesit e klubit zikaltër hynë në kontakte me Wanda Narën, bashkëshorten dhe njëkohësisht agjenten e sulmuesit argjentinas, megjithatë diskutime konkrete nuk ka pasur ende.
Për ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, duhet të ketë prova të qarta, hetime proaktive, procedime dhe dënime të grupeve kriminale të organizuara përfshi dhe anëtarët më të rëndësishëm, çështje kjo që duhet të përcaktohen ende si urgjente.
Tani është koha për veprim, shprehet minstrja e Jashtme Bullgare, Ekaterina Zaharieva, vendi i së cilës ka presidencën e Bashkimit Europian.
Sot zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Problem kryesor për këto ndeshje, me sa duket po bëhen kushtet klimatike.
Mediat turke njoftuan nisjen e punës për ndërtimin e një baze ushtarake në brigjet e përballë dy ishujve shkëmborë, që Ankaraja i njeh me emrin Karadak dhe Greqia me emrin Imia.
Presidenti francez Emmanuel Macron kërcënoi se do të sulmojë Sirinë nëse gjenden prova që tregojnë se qeveria e saj po përdor armë kimike kundër civilëve.
UKT ka kontrolluar 900 subjekte private, prej të cilave janë shoqëruar 15 persona, që nga nisja e aksionit të ujit në Tiranë.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk ka zhvilluar seancën dëgjimore në komisionin e Arsimit të kërkuar nga kryetara e këtij komisioni Albana Vokshi. Shkak për këtë është takimi me homologun e Kosovës.
Përmes një reagimi në Facebook, Vetëvendosje e bëri të qartë arsyen e reagimit të saj të ashpër ndaj heqjes së flamurit kombëtar në zonën e Prishtinës, të njohur si “Te rrethi” dhe zëvendësimin e tij me atë shtetëror të Kosovës.
Gara e slalomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore, ku do të garojë edhe skiatorja shqiptare Suela Mëhilli, u shty për ditën e premte.
Një prej krerëve të spiunazhit në SHBA paralajmëroi se ndihmësit presidencialë me leje të përkohshme sigurie duhet të kenë akses të kufizuar tek informacionet sekrete.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i pranon akuzat për ryshfet, duke i cilësuar si krejtësisht të pabaza, e thotë se nuk ka ndërmend ta lëshojë postin.
Fermerët e Korçës protestuan për patatet që nuk iu shiten dhe akuzuan konkurrencën e importeve. Ata kërkuan zgjidhje nga Qeveria, por Rama këtë të mërkure Rama ju bëri një sugjerim.
Rruga e lagësht dhe moti i keq ka sjellë jo pak probleme në qarkullim, ku vetëm mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës kanë ndodhur dy aksidente.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati kthehet në Universitetin ku ka studiuar, pas 18 vjetësh.
Një oficer i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës është pezulluar nga detyra dhe pritet të dalë përpara gjykatës për manipulim të procesverbalit të një aksidenti rrugor, që dyshohet se e ka bërë kundrejt një shpërblimi.
Kreu i socialdemokratëve gjermanë, Martin Schulz ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, në një lëvizje me efekt të menjëhershëm që pason ditë të tëra debatesh brenda forcës politike të drejtuar prej tij.
Një shpërthim ka ndodhur rreth mesnatës në qepenin e garazhit të shtëpisë së një 29-vjeçari në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.
Normalizohet situata në të gjitha akset rrugore të Qarkut të Korçës, përfshi edhe Qafë-Thanën.
Policia izraelite kërkoi ngritjen e akuzave për korrupsion, kundër kryeministrit Beniamin Netanjahu. Në një deklaratë, policia bëri të ditur se ka prova të mjaftueshme për të paditur numrin një të ekzekutivit izraelit, për mitmarrje, mashtrim dhe shkelje të besimit në dy raste të veçanta.
Flamuri kombëtar shqiptar, që gjendet në një rreth-rrotullim në hyrje të Prishtinës, u kthye në mollë sherri, në prag të festës së Pavarësisë.
Përkeqësimi i motit pasditen e së martës shkaktoi probleme pothuajse në të gjithë vendin, me reshje shiu, breshër dhe dëborë.
Mirela Kumbaro dha një lajm të mirë për artistët e Teatrit Kombëtar, me një pjesë të të cilëve u përball në emisionin Top Show, në Top Channel.
Takimi i kërkuar nga artistët e Teatrit Kombëtar me Ministren e Kulturës, të mërkurën në orën 16:00, rrezikon të mos zhvillohet, pasi nuk ka një dakordësi për vendin e takimit.
Në përballjen me artistët e teatrit Kombëtar, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro pohoi se është parashikuar që të ndërtohet një teatër i ri, në ambientet e atij aktualit, por pranoi se nuk ka ende asnjë projekt apo afat konkret.
Aktori Arben Derhemi ka qenë një prej artistëve të vënë përballë ministres së Kulturës në emisionin “Top Show”. Teksa e cilësoi godinën e teatrit kombëtar, si pjesë e historisë së vendit theksoi se artistët nuk do ta lëshojnë atë ndërtesë
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi, sqaroi se një pikat që ndryshojnë në ligjin për Kulturën dhe Artin janë në aspektin financiar, me argumentin për të zgjedhur cilësinë para aspektit ekonomik. Por për regjisorin e Altin Basha heqja e “Qendrës së Artit” është e dyshimtë.
Manchester City thuajse e ka prerë biletën që në ndeshjen e parë, duke triumfuar 0-4 ndaj Baselit të Xhakës. Ndërkohë që Juventusi i gjendur në avantazhin e dy golave nuk ka mundur që të marrë fitoren në Itali, pasi britanikët barazuan shifrat në 2-2.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e nisi mbledhjen e qeverisë me informimin e kabinetit lidhur me vizitën në SHBA.
Grupi që organizon botërorin e MotoGP ka lajmëruar disa ndryshime për kalendarin e sezonit të ri. Do të ndryshojë distanca e garave për disa prej ndalesave të botërorit spektakolar të motorëve, me objektivin për të përshtatur çmimet e mëdha, për të ndihmuar organizatorët lokalë dhe transmetuesit që kanë paguar për të drejtat televizive.
Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme ne Shkodër, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë orëve të fundit është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës përgjatë aksit Elbasan-Korçë.
Pas pjesëmarrjes në analizën e policisë vendore Durrës Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhanë një prononcim për mediat në portin detar të Durrësit.
Liqeni i Fierzës, i krijuar vite më parë në funksion të hidrocentralit më të madh të vendit, fatkeqësisht vazhdon të mbushet me mbeturina sa herë që ka rritje të nivelit të tij.
Prej orëve të para të mëngjesit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të dendura, që janë shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e në disa zona malore edhe reshje dëbore.
Pas kanioneve të Osumit, Top Channel i ra këmbanave të alarmit edhe për kanionet e Nivicës në Tepelenë, një tjetër monument natyror i mbrojtur me ligj që prej vitit 2002, ku janë dhënë leje për ndërtim hidrocentralesh.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë në dorëzim rrugën Elbasan-Tiranë, nga Elbasani e deri tek tuneli.
Ndërsa vijon debati mes trupës së artistëve dhe ministres Kumbaro për Teatrin Kombëtar, një përfaqësi e artistëve u takua me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, e cila u tha artistëve se beteja e tyre është e vështirë dhe duhet çuar deri në kërkesën për një referendum lokal.
Biznesmeni Astrit Veliaj do të marrë mandatin e deputetit të Partise Demokratike ne Berat, pas tre dorëheqjesh. I pari u largua Eduard Halimi, kurse dy gra në listën e kandidatëve u tërhoqën në të njëjtën ditë. Ky rast të kujton atë të Lezhës në legjislaturën e kaluar, ku dy gra socialiste u larguan që deputet të bëhej Arben Noka. Por për Lulzim Bashën këto dy raste nuk kanë ngjashmëri. Megjithatë largimet e grave për t’i hapur rrugën një të forti apo një biznesmeni shtojnë dyshimet për blerje mandatesh.
Ndërkohë që Presidenti rus, Vladimir Putin, është vënë nën akuzë se po mundohet të mbulojë praninë e mercenarëve rusë në Siri, raportohet se shumë të tillë kanë ndërruar jetë gjatë luftimeve në këtë shtet.
“Nuk besoj se do të ketë një tjetër Totti, që të rrijë gjithë karrierën te Roma. Sot vlerë ka biznesi”, deklaroi ish-kapiteni i Romës.
Bashkia Vlorë u ka bërë thirrjeve banorëve që banojnë pranë lumit të Izvorit të marrin masa pasi reshjet e shiut do të vijojnë dhe rrezikohen të përmbyten gjatë natës.
Ka lindur në Berat, duke kaluar fëmijërinë dhe një pjesë të adoleshencës, por më pas është larguar në Maqedoni, ndërsa sot jeton mes Shkupit dhe Tiranës.
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vizitoi një fermë në Durrës, për të parë nga afër funksionimin e skemave të reja mbështetëse për fermerët.
Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e kthimit të 4 çifteve çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë.
A jeni shqetësuar ndonjëherë që gjërat tuaja mund të vidhen kur kaloni nëpër kontrolle sigurie?! Një grua në Kinë sigurisht që ka pasur.
Me një vendim të paprecedent që jep një sinjal të qartë ndaj atyre që kërkojnë të abuzojnë me lojën më popullore të planetit, UEFA vendosi të përkrahë tifozët e Bajernit në një çështje të shumëdiskutueshme për biletat.
Trajneri i Arsenalit po përballet me presionin gjithmonë e më shumë në rritje për të siguruar një vend në Ligën e kampioneve për skuadrën e tij, në të kundërt rrezikon largimin.
Një vullkan nën ujë, që shpërtheu 7300 vite më parë larg brigjeve të Japonisë në ishullin Kyushu, mund të aktivizohet sërish.
Përveç Qarkut të Kukësit, reshjet e dëborës kanë krijuar probleme dhe juglindje të vendit.
Deklarimet e importit në dogana do të jenë të gjitha elektronike.
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme thuajse në të gjithë territorin e vendit, kanë krijuar probleme të shumta edhe në qytetin e Vlorës.
Ana Kodra është vajza e cila javën e kaluar në “The Voice Kids” bëri për vete të katër anëtarët e Jurisë, Miriam Canin, Eneida Tarifën, Aleksandër dhe Renis Gjokën.
Thuajse i gjithë Qarku i Kukësit është përfshirë nga redhjet e dëborës, që në disa zona arrin deri në 40 centimetra.
Pedagogë, gazetarë dhe pronarë të radiove janë mbledhur në një forum të përbashkët për të kujtuar magjinë dhe sfidat e radios në 80 vite, qëkur radio Tirana nisi transmetimet e para.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?