Liberalizimi i vizave për Kosovën, Danielsson: Dy janë kushtet

14/02/2018 18:43

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se Kosova i ka edhe dy kushte për t’i plotësuar për liberalizimin e vizave, atë për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij nëse këto dy kushte plotësohen, atëherë mund të vazhdohet përpara. Ndërsa tha se BE do ta përkrah Kosovën në agjendën e saj të reformave, shkruan Kosovapress.

Ai ka folur dhe demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilin tha se kjo është një çështje mes këtyre dy shteteve dhe se është në duart e tyre që të gjejnë një zgjidhje.

Top Channel