Incidenti në Zverrnec, reagojnë deputetët Bido dhe Braçe, kërkojnë t’i hiqet liçenca kompanisë private të sigurisë
LSI pas mbledhjes së kryesisë së saj, shprehu qëndrimin pro profesoratit duke kërkuar që vendimi i tyre të reflektohet në çdo nismë ligjore. Slogani “Ose ha supën time, ose përjashta”, është qëndrim arrogant i kryeministrit tha Edmond Panariti.
“Analizuam situatën e rëndë dhe qëndrimet arrogante të qeverisë. LSI ka qenë dhe mbetet pro profesoratit, stafit akademik, studentëve, artistëve, akademikëve që janë krenaria dhe substrati, vlera e vërtetë e këtij kombi. Vendimi i tyre duhet të reflektohet në çdo nismë ligjore që kalon e miratohet nga qeveria e Parlamenti i Shqipërisë. Nëse ka nevojë të rishikohet ligji për arsimin e lartë, kjo nuk mund të bëhet në mënyrë ultimative duke i thënë stafit ky ligj është për t’u zbatuar. Po nëse duhet rishikuar do parë me kurajo e vendosmëri dhe do dëgjuar zëri i pedagogëve, kërkuesve, studentëve që janë subjekt i veprimit të këtij ligji”, tha Panariti.
Ai kërkoi kthimin në nisma qeveritare kërkesat e fermerëve, referuar takimit të kryeministrit paraditen e sotme me fermerët e Korçës.
“Bujqësia është për të prodhuar dhe ajo punon mbi bazën e traditës dhe është krijuar dhe është në veprim dhe e zbatueshme dhe nga fermerët. Fermerët nuk mund të lihen thjesht në mëshirën e fluktuacioneve të tregut”, tha Panariti.
Top Channel