Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes
Një kompani në Spanjë mori një lumë kritikash të ashpra, pasi nuk punësoi një grua sepse nuk ishte burrë.
Agjencia e publiciteteve dhe marrëdhënieve me publikun, “Impulsa Comunicación”, i tha Carla Forcadës se për pozicionin e shefit të llogarive i duhej një burrë, që mund të përballojë ritmin e punës me kompanitë e mëdha.
Pikërisht këto të fundit, duke nisur me “Coca Cola”-n, braktisën menjëherë agjencinë, pasi Forcada publikoi mesazhin që mori nga “Impulsa Comunicación”.
Ajo postoi në “Twitter” “e-mail”-in e marrë nga kompania, ku shkruhet mjaft qartë se atyre i duhej një burrë që ta bëjë këtë punë.
I menjëhershëm reagimi formal, por edhe publik ndaj kompanisë, e cila u detyrua të mbyllë faqen e saj të internetit.
Përmes një zëdhënësi, kompania tha më pas se nuk kishte qëllim të diskriminonte aplikanten për vendin e punës. Kompania shtoi se situata u krijua për shkak të një keqkuptimi, por pa sqaruar më tej, në përpjekje për ta lënë pas shpine incidentin, që tashmë i ka kushtuar shumë.
Top Channel