Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ndodhet që prej mëngjesit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku po pyetet pa praninë e medias.

Xhika u vu në pranga me disa zyrtarë të tjerë në fillim të shkurtit, për rrugën Tiranë- Elbasan.

Ndaj tij rëndon akuza e shmangies së Bordit, si dhe ka përftuar 35 milionë dollarë pa një studim.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbardhi tek “Të Paekspozuarit” disa pika kyçe të dosjes së Prokurorisë kundër tij, javën e kaluar.

Top Channel