Prodhuesit e makinave po përdorin gjithnjë e më tepër teknologjinë e fundit tek makinat e tyre, e një prej arsyeve është edhe garantimi i sigurisë kundër vjedhjeve. Por bashkë me teknologjinë anti-vjedhje po evoluon edhe teknologjia e krimit.

Në videon e mëposhtme dallohen dy hajdutë që ia kanë vënë syrin një automjeti të parkuar para një shtëpie.

Në të kaluarën ndoshta di të thyenin xhamin e do të mundoheshin të lidhnin telat për të ndezur makinën, por ky veprim do të aktivizonte alarmin, pa shtuar këtu faktin se makina moderne kërkon një çelës elektronik për t’u ndezur.

Por edhe teknologjia e krimit po evoluon, siç dallohet edhe në video dy hajdutët po përdorin dy aparatura të lidhura bashkë, njëra prej tyre merr sinjalin nga çelësi elektronik dhe ia dërgon aparatit që ndodhet pranë makinës që e përcjell sinjalin tek makina duke e aktivizuar atë.

Top Channel