E diel, 25 Mars 2018
14:25
Aksi i parë me pagesë, koncesionari duhet të kryejë edhe investime në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit do të jetë i pari aks në Shqipëri, që do të ketë pagesë për kalimin e automjeteve. Koncesionari i përbërë nga një kompani turke dhe 2 shqiptare, është në vitin e dytë të kontratës, ku pritet fillimi i tarifimit.

14:17
Sëmundjet e veshkave, mjekët ngrenë alarmin: Janë prekur 14% e shqiptarëve

Stresi, ushqimet e përpunuara dhe me hormone, stili i jetesës, etj, kanë bërë që sëmundjet e veshkave të rriten në shifra alarmante, nga të cilat tanimë vuajnë edhe 30-vjeçarët, ndërkohë që më parë problemet me veshkat fillonin mbi moshën 40 vjeç.

13:35
Shkodër, uji po tërhiqet. Xhaçka: Ndryshim ligjit për përballimin e emergjencave

Mëngjesin e të dielës solli një përmirësim të situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Sipas autoriteteve, niveli i ujit, krahasuar me të shtunën, ka rënë me 20 cm.

13:24
Rikonstruksioni i Bibliotekave, Veliaj: Pas pemëve nisim fushatën e librave

Biblioteka Nr. 4 në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin e gjuhëtarit dhe përkthyesit të njohur shqiptar, Petro Zheji, është shndërruar në një vatër të re leximi dhe një hapësirë moderne për komunitetin.

13:09
Roshi: Jap maksimumin për kombëtaren, nesër duam fitoren

“Lojtari me më shumë ndeshje do të jetë kapiteni i ekipit kombëtar”, deklaroi Panucci në prag të fillimit të grumbullimit të Shqipërisë në Durrës, ndaj kjo e drejtë i takon Odise Roshit.

12:57
Panucci vlerëson përgatitjet dhe zbulon një pjesë të formacionit

Në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet të hënën në orë 19:00, Christian Panucci doli në një konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës dhe ecurinë e grumbullimit.

12:26
Elbasan, gjendet në ujërat e Shkumbinit trupi i pajetë i një personi

Trupi i një personi të pajetë u gjet nga kalimtarët në ujërat e lumit Shkumbin, në fshatin Mengël të Elbasanit.

12:13
Ndalohet në Gjermani ish lideri katalanas, Carles Puigdemont

Ish lideri katalanas, Carles Puigdemont është ndaluar nga autoritetet policore në Gjermani.

11:48
Mësuesja e pianos, Adriana Dizdari sjell librin me përralla

Adriana Dizdari, mësuesja e njohur e pianos, solli për lexuesit e vegjël botimin e saj të parë me përralla “Kori i bilbilave”.

11:39
Rrogozhinë/ Revoltohen banorët, mungojnë kanalet e ujërave të zeza

Prej 27 vitesh, banorët e lagjes numër 2 në Rrogozhinë jetojnë bashkë me kanalin e ujërave të zeza pranë banesave.

11:17
Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

Në mesditë nisi testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim për makinat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.

11:01
Vullnetari i fushatës ‘Brexit’: Referendumi, i paligjshëm

Një prej personave që dolën vullnetarë gjatë fushatës së Brexit-it, i tha stacionit televiziv britanik Channel 4 Neës se organizata ka shkelur ligjin dhe vota e referendumit sipas tij, e humbet kësisoj legjitimitetin e saj.

10:53
Shpërthen mjeti në Shkodër, dyshime për eksploziv

Një automjet tip Benz ka shpërthyer gjatë natës së kaluar në qytetin e Shkodrës, teksa ishte i parkuar.

10:48
Rrëshqitje dheu, dëmtohet ujësjellësi edhe në Kukës

Masive dheu kanë rrëshqitur si pasojë e reshjeve të dëborës, duke dëmtuar tubacionin e rrjetit të ujësjellësit të Kolesianit, në vendin e quajtur Opare, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm disa fshatra të Bashkisë Kukës.

10:42
Bisedimet për emrin e Maqedonisë, negociatat vijojnë në Austri

Pas vizitës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias në Shkup, raundi i ri i bisedimeve mes palëve do të mbahet më 30 mars, në Vjenë.

10:35
Marrëveshje në Itali, zgjidhen krerët e dhomave të parlamentit

Lëvizja ‘5 yjet’ dhe të djathtët në Itali, arritën marrëveshjen për zgjedhjen e kryetarëve të të dy dhomave të parlamentit, çka i hap rrugën edhe bisedimeve zyrtare mbi krijimin e qeverisë, të drejtuara nga presidenti Sergio Mattarella, por ngritja e ekzekutivit të ri nuk ka për të qenë e thjeshtë.

10:21
Miqësorja me Shqipërinë, norvegjezët përgatiten në ‘Selman Stërmasi’ (Foto)

Kombëtarja norvegjeze ka mbërritur në Tiranë, në prag të ndeshjes me miqësore me Shqipërinë, që do të zhvillohet nesër në orën 19:00, në ‘Elbasan Arena’.

09:56
20 restorantet më të mirë në botë (Foto)

Shpesh për të shijuar një drekë apo darkë të këndshme, nuk mjafton vetëm që restoranti të gatuajë mirë.

09:39
Vettel: Patëm fat, tani duam të tjera fitore

Ishte pikërisht piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel ai që triumfoi në garën hapëse të sezonit të ri të Formulës 1.

09:14
NBA/ Harden udhëheq Houston Rockets drejt rekordit sezonal

Houston Rockets është i një planeti tjetër. Skuadra e udhëhequr nga James Jarden mposhti pa shumë probleme New Orelans Pelicans ku luan Anthony Davis me rezultatin 114 – 91, duke shënuar një tjetër rekord sa u përket fitoreve sezonale. Rockets shënuan suksesin e 59 gjatë sezonit të rregullt.

09:04
Prodhohet e para ‘shtëpi fluturuese’ (Foto)

Paramendoni nëse zotëroni një shtëpi luksoze prej 2.400 metra katror, e cila mund të fluturojë bashkë me ju dhe 39 miqtë tuaj më të afërt, kudo që dëshironi, në më pak se 17 orë.

08:10
Defekti në tubacion, vijojnë problemet e furnizimit me ujë në Durrës

Një defekt i rëndë në tubacionin e ujësjellësit, ka bërë që Durrësi të mos furnizohet me ujë të pijshëm, që prej pasdites së të shtunës.

07:48
Formula 1/ Vettel ‘fluturon’ në Melburn, Hamilton paguan gabimin

Sebastian Vettel e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri, teksa ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Australisë.

E shtunë, 24 Mars 2018
23:24
7 vite të ndarë, bashkëshorti kërkon të rikthehet me gruan e tij: Më fal, nuk do pi më

Historia e Dorianit mbylli puntatën e natës së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ai i ishte drejtuar programit për t’i kërkuar falje ish-bashkëshortes për çdo veprim të tijin dhe për t’i kërkuar një mundësi të dytë.

23:05
Historia tragjike/ Të ëmën ia vranë, por Marigleni do t’i kërkojë falje njerkës

Sonte në programin “Dua të të bëj të lumtur” ndoqëm një histori tronditëse dhe plot dashuri. Marigleni ishte personazhi që na tregoi se jeta e tij kishte qënë një kalvar vuajtjesh. Në çdo moment i ishte dashur të përballej me një sfidë të re, që nga vrasja makabër e nënës së tij e deri tek mbijetesa në rrugë.

22:40
Kosova, vetëm një gol ndaj Madagaskarit

Kosova fitoi 1-0 miqësoren me Madagaskarin, një ndeshje e zhvilluar në Francë.

22:21
Lojrat e fatit i shkatërruan jetën. Djali i kërkon falje prindërve dhe i jep një premtim

Duket sikur historitë e forta emocionale nuk kanë të mbaruar në programin “Dua të të bëj të lumtur”. E tillë ishte historia e Eridonit, djalit 25-vjeçar nga Shkodra.

21:57
Blendi Fevziu zbulon situatën e sikletshme në komunizëm

Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për Ramazanin, minatorin nga Bulqiza. Ai ndau me publikun për herë të parë dy histori, njërën prej të cilave nuk e kishte treguar kurrë.

21:50
Blendi Fevziu në lot, letra e së bijës zbulon anën e panjohur të gazetarit

Përveç surprizës së bukur që i bëri minatorit, Blendi Fevziu mori edhe vetë një surprizë shumë të bukur në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që erdhi në formën e një letre.

21:37
Dashuria që lindi nga nëntoka (Foto)

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme tejkaloi çdo parashikim, duke sjellë një histori të jashtëzakonshme.

21:11
Spanja kërkon ekstradimin e Puigdemont, tension në Katalonjë

Autoritetet finlandeze morën urdhër-arrestin e lëshuar të premten nga Spanja për ish-liderin katalanas Carles Puigdemont, një ditë pas mbërritjes së tij në këtë vend.

20:41
“Gjurmë Shqiptare”: Të jetosh me vdekjen

Cila është historia e Nimçës? Përse banorët vdesin në masë nga tumoret? Çfarë e ka shkaktuar vdekjen e shumë fëmijëve? A po vuan ky fshat pasojat e uraniumit të kërkuar gjatë komunizmit apo ka diçka tjetër?

20:11
Një francez në Tiranë. Prej 15 vjetësh jeton në Shqipëri: Në Francë jam i huaj

Erve Luazole (Herve Loiselet) është një shtetas francez që jeton e punon në Shqipëri. Kur ishte student në vitin 1987 dëgjon në një radio një lloj propagande në frengjisht, anglisht e italisht. Ishte Radio Tirana.

19:47
Lezhë, banorët braktisin banesat dhe bizneset e shembura nga rrëshqitja e tokës

Rrëshqitjet e tokës në pjesën e sipërme të autostradës së asaj që quhet ndryshe si “Rruga e Kombit” ka shkatërruar shumë banesa të fshatit Blinisht, në Orosh.

19:38
Shkodër, hidrocentralet ulin shkarkimet. Uji fillon tërheqjen. Mbërrijnë ndihma nga Turqia

Prej 3 javësh, hidrocentralet mbi Lumin Drin kanë bërë shkarkime të konsiderueshme dhe e gjithë sasia e ujit ka përfunduar në Lumin Buna, lumë që ka përmbytur pjesën e Nënshkodrës. Sot shkarkimet kanë rënë ndjeshëm dhe kjo është ndjerë edhe në Nënshkodër, ku niveli i ujit ka nisur të bjerë.

18:45
SHBA, protesta masive kundër armëve

Protesta masive, të udhëhequra nga studentët që kërkojnë kontroll më të rreptë mbi armët, po mbahen në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

18:13
Formacionet e skuadrave favorite të Botërorit (Foto)

Të premten, të gjitha skuadrat favorite për fitimin e Botërorit “Rusi 2018”, përveç Belgjikës, luajtën ndeshje miqësore.

17:36
Kombëtarja U19 fiton miqësoren e parë me Kazakistanin

Kombëtarja shqiptare U19 fitoi sfidën e parë miqësore me Kazakistanin.

16:40
Anija 1 miliard $ bëhet gati për lundrim (Foto)

Përmban një park ujor dhe një fushë basketbolli bashkë me 2700 kabinat e saj. Po flasim për anijen më të madhe në botë, Simfoninë e Deteve, e cila shumë shpejt do të nisë lundrimin e saj të parë.

15:42
Liam Payne e pranon: Gjërat me Cheryl nuk shkojnë mirë

Janë përfolur shpesh për një krisje të marrëdhënies së tyre, por asnjëherë ata nuk e kanë pranuar publikisht.

15:41
Çfarë kanë të përbashkët Melania Trump dhe Hillary Clinton

Kate Andersen Brower, CNN – Një ish modele e revistës Playboy, që thotë se ka pasur marrëdhënie me Presidentin Trump rreth 10 vite më parë, i kërkoi falje Zonjës së Parë Amerikane, Melania Trump, në një intervistë të dhënë dje në darkë. Të qenit një Zonjë e Parë e përfolur në publik është diçka që Melania tani e ndan bashkë me një grua tjetër, rivalen e bashkëshortit të saj për presidencën, armiken e përbetuar, ish Zonjën e Parë, Hillary Clinton.

15:30
Tiranë, mjeti përplaset me bordurat e rrugës. Nuk ka të lënduar

Një mjet është përplasur me bordurat e rrugës, fatmirësisht pa pasur lëndime në njerëz.

15:17
Klima e biznesit, Ahmetaj replikon me Dhomën Amerikanë të Tregtisë

Qeveria ka reaguar për herë të parë ndaj sondazhit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili konstaton se klima e biznesit në Shqipëri u përkeqësuar vitin e kaluar.

15:15
David Bechkam zbulon sekretin e tij

Ylli i futbollit, David Bechkam këtë fundjavë ka zgjedhur të zbulojë një tjetër detaj të jetës së tij personale, preferencat për ushqimin.

15:14
Vjedhja e tokës në bregdet, Krimet e Rënda po hetojnë rastin e Irini Bua

“Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni”, deklaroi në “Të paekspozuarit” znj. Irini Bua.

15:08
Vrasja e grabitësit në Fier, i arrestuari nuk pranon të bashkëpunojë me policinë

Autorët e grabitjes së dështuar në Fier besonin se, në banesën që sulmuan mund të gjenin një sasi të konsiderushme parash “cash”, që shkonte deri në një milion euro.

15:06
Zaimina Vasjari shëtitje për herë të parë me vajzën

Një muaj më parë ajo u bë nënë për herë të parë e një vajze, emri i së cilës është Khloe.

15:03
Tiranë, bie nga kati i tretë, humb jetën 55-vjeçarja

Një 55-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

15:01
Kushtetuesja në krizën më të thellë, Dedja: Të përshpejtohen procedurat për vendet vakante

Gjykata Kushtetuese tashmë ka hyrë në krizën më të paprecedentë që prej krijimit të saj pas vitit 1990.

14:44
PD, Salianji: Alket Hyseni të hetohet për grabitje pronash

Partia Demokratike përmes deputetit Ervin Salianji kërkon të merret në hetim parlamentari socialist Alekt Hyseni për akuzën “e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi”.

14:34
Çfarë po ndodh me Amber Rose?

Disa ditë pasi publikoi një video të djalit të saj 5-vjeçar, Sebastian, i cili shprehte simpatinë për Taylor Swift, modelja Amber Rosë ka fshirë të gjitha fotot dhe nuk ndjek më asnjë në rrjetin social Instagram.

14:31
Hyseni: E vërteta e pronës, znj. Bua i ka humbur të gjitha betejat gjyqësore

Deputeti socialist Alket Hyseni e quajti një akuzë të montuar atë të zonjës Irini Bua, e cila gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” denoncoi përvetësimin e tokës së saj në mënyrë të paligjshme, duke drejtuar gishtin nga parlamentari i Partisë Socialiste.

14:11
Zbulohet arsyeja e ndarjes së Selena Gomez dhe Justin

Kush është Selena Gomez?

14:09
Shqipëria, Hysaj gati të sakrifikohet. Balaj: I lumtur që rikthehem

Pasi kanë zhvilluar rreth 5 ditë stërvitjeje nga trajneri Panucci, gjërat me sa duket janë të qarta për trajnerin italian, por edhe për lojtarët.

14:04
Itali, arrestohen 7 shqiptarë të bandës që grabiste shtëpitë

Shtatë shqiptarë, anëtarë të një bande që grabiste banesa, u arrestuan në Siena të Italisë nga karabinierët.

14:03
Shkodër, Ministria e Bujqësisë jep 20 mln lekë për bazën ushqimore të kafshëve

Ministria e Bujqësisë ka alokuar një fond prej 20 milionë lekësh për të siguruar bazën ushqimore të gjësë së gjallë, për të gjithë fermerët në zonën e prekur nga përmbytjet e fundit në Qarkun e Shkodrës.

13:43
Beyonce dhe Jay Z kopjojnë Kim dhe Kanye West?

Diva e muzikës, Beyonce, dhe bashkëshorti i saj Jay Z, aktualisht ndodhen në Xhamaika ku po përgatiten për xhirimin e videoklipit të këngës së tyre “On The Run II”.

13:34
Mundja nis sezonin me trofeun mbarëkombëtar “Abedin Lame”

Në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” u zhvillua këtë të shtunë Turneu Mbarëkombëtar i Mundjes, që mban emrin e ish-mundësit kampion për shumë vite radhazi dhe ish-trajnerit të Partizanit, Abedin Lame.

13:27
Orkestra e RTSH lë instrumentet për lopatën, mbjellin pemë tek Teatri i Hapur

Orkestra Simfonike e RTSH-së iu bashkua nismës së mbjelljes së pemëve, e cila siç u bë i ditur nga vete kryebashkiaku Veliaj u shty deri më 22 prill.

13:24
Çmimi për gratë e guximshme, DASH vlerëson edhe shqiptaren e Kosovës

Në Departamentin amerikan të Shtetit u mbajt të premten ceremonia e ndarjes së Çmimeve për Gra të Guximshme në botë.

13:24
Ronaldo rrezikon 10 vjet burg për evazion

Cristiano Ronaldo do të gjykohet për evasion fiskal, dhe rrezikon një dënim të paktë me 10 vjet burg, për 4 shkelje.

13:23
Megan dhe Mike nuk e fshehin më…

Dashurinë e tyre, e cila për shumë kohë u mbajt e fshehtë, tashmë ata nuk e fshehin më.

13:22
“Eksodi” i këshilltarëve të LSI, ikin dhe dy në Korçë

Dy këshilltarë të LSI në këshillin bashkiak të Korçës i janë bashkuar Partisë Socialiste.

13:19
Brenda kampit më famëkeq të Shqipërisë, në Spaç

Enver Hoxha ishte një admirues i flaktë i shokut Stalin. Në kohën kur sundimit 30-vjeçar të ish-diktatorit sovjetik i erdhi fundi me vdekjen e tij në vitin 1953, homologu i tij shqiptar urdhëroi një shfaqje masive zie popullore. Banorëve u duhej të mblidheshin në sheshin kryesor të kryeqytetit, Tiranë, për të demostruar pikëllimin e tyre.

13:13
Partnerja e yllit të futbollit: Kurrë mos e bëni operacion gjoksin

Disa vite më parë ajo iu nënshtrua operacionit për zmadhimin e gjoksit, por sot shprehet se është penduar shumë.

13:05
Shpresat në “alarm”, Panucci i merr kapitenin Keidi Bare

Përfaqësuesja shqiptare U21 kalon në emergjencë lojtarësh dhe me shumë mundësi i ka humbur shanset për të qenë mes pretendentëve në Grupin 2 në eliminatoret e kampionatit europian, Poloni 2017.

13:05
Basha denoncon me fakte përmbytjen, kërkon shpalljen e emergjencës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të marrë vetë rolin e kameramanit për të filmuar situatën e rëndë nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

12:24
Dule: Rama, peng marrëdhëniet me Greqinë. Më e mirë marrëveshja e 2009

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nga Korça deklaron se marrëveshja e 2009 është më e mirë se ajo që po negociohet aktualisht.

12:06
Kërcënimi që vjen nga mali. Torovicë, sërish shkëputje gurësh dhe asnjë masë

Tragjedia e Torovicës, ku humbën jetën 3 persona si pasojë e shkëputjes së një shkëmbi, është ende e freskët në rrethin e Lezhës.

12:05
Nga kasollja në shtëpi, merr fund drama e familjes Çemeri në Lifaj

Në 23 shkurt Top Channel transmetoi kronikën për jetesën në kushte çnjerëzore të familjes Çemeri në Lifaj të Lushnjes.

12:04
Lamborghini ngjyrë kafe apo portokalli? Kjo është dilema e yllit të televizionit

Kjo është dilema e saj çdo mëngjes. Duhet të zgjedhë udhëtimin me Lamborghini ngjyrë kafe apo portokalli? Apo duhet të zgjedhë Ferrari?

12:01
Ngricat mbërthejnë Veriun, probleme në qarkullim

Dëbora ka pushtuar Veriun e vendit, me ngrica dhe temperatura nën zero gradë. Situata më e rëndë duket të jetë në Bulqizë, atje ku termometri ka shënuar -7 gradë Celsius, ndërsa dëbora dhe ngrica ka paralizuar rrugët nacionale dhe rurale.

11:54
Shkodër, frikë nga uji. Banorët bëjnë roje natën

Përveç dëmeve që reshjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar, banorët e zonave të përmbytura në Shkodër po përjetojnë në çdo orë të ditës dhe natës, frikë dhe ankth nga uji që i ka pushtuar shtëpitë.

11:34
Të duket çmenduri iPhone që paloset? Prit 2 vjet

Apple mund të nxjerrë në 2020 iPhone që paloset, sipas analistit të Bankës së Amerikës, Merrill Lynch, që citon disa furnizues të Apple si burim.

11:27
Champions League, “lumë” parash për pjesëmarrësit nga edicioni i ri

Sezoni i ri i Champions League do të jetë edhe më i pasur. Duke nisur nga ai i edicionit të ardhshëm 2018-2019, pjesëmarrja në kompeticionin më prestigjioz për klube do t’u rrisë atyre të ardhurat, duke parë rritjen me 35% të shpërblimeve.

11:24
Ndahet Cristiano Ronaldo me modelen?

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, dhe partnerja e tij modele, nëntorin e kaluar sollën në jetë fëmijën e parë së bashku.

11:16
Dhunuan të riun, shtatë të arrestuar në Tiranë

Shtatë persona janë vënë në pranga nga komisariati nr. 5 në kryeqytet për plagosjen e një të riu një ditë më parë.

11:11
Luana Vjollca zbulon dashurinë e saj të përjetshme

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më seksi në vend dhe mjaft e dashur për publikun.

11:08
Britani, shqiptarët mbushin burgjet. Grupi i tretë më i madh i të dënuarve

Shqiptarët e arrestuar në Britani përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve që gjenden në burgjet britanike, si në Angli edhe në Uells, pas irlandezëve dhe polakëve, duke iu kushtuar rreth 53 milionë stërlina taksapaguesve britanikë.

11:07
LSI, Braimllari: Emërimet në administratë në kundërshtim me ligjin

LSI denoncon qeverinë për emërime të paligjshme në administratë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Braimllari thotë se administrata publike sot është tërësisht në kundërshtim me ligjin.

11:01
“Çmendet” Bebe Rexha përpara koncertit

Gjithnjë fansat pyesin se çfarë bën këngëtari i tyre i preferuar përpara se të ngjitet në skenë, dhe të performojë përpara miliona njerëzve.

10:58
NBA, Golden State fiton sfidën, por humbet Stephen Curryn

Golden State fitoi ndeshjen e radhës ndaj Atlantës në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA, duke e mposhtur 106-94, por nuk e pati aspak të lehtë ndaj Hawks.

10:57
Kostumet e banjos, modelet për ditët e para në plazh

Dhe pak dhe jemi gati për të shkuar në plazh, për tu zhytur në det e për të marë rrezet e para të diellit. Nëse do të ishim me fat, kjo mund të ndodhë që për Pashkët.

10:55
Dua Lipa mbulon fytyrën, zbulon trupin

Daljet e saj publike gjithnjë janë vlerësuar për stilin e veçantë, dhe asnjëherë nuk janë komentuar apo kritikuar për zbulimin e pjesëve të trupit.

10:53
“ATP Miami Masters”, Djokoviç eliminohet sërish

Problemet për Novak Djokoviç nuk kanë fund. Ashtu sikurse në Indian Wells, tenisti serb u eliminua që në raundin e dytë edhe në Turneun Masters të Miamit, e ai që e mposhti ishte Benoit Paire.

10:49
Adelina Tahiri zbulon dhomën luksoze të djalit të saj

Disa javë më parë ajo zbuloi se është në pritje të ëmbël, ndërkohë që ditë pas dite ka nisur të publikojë detaje nga blerjet e reja që bën për vogëlushin e saj.

10:39
Municione në shtëpi, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 31-vjeçar, në kuadër të planit të rritjes së masave të sigurisë , pasi i janë gjetur armë në shtëpinë e tij.

10:38
Jennifer dhe Brad rikthehen së bashku?

Vetëm pak javë më parë ajo shokoi fansat me lajmin e ndarjes nga bashkëshorti i saj Justin Theroux, dhe duket se për këtë ka pasur një arsye të fortë.

10:28
Siguria e kalimtarëve, kangjella të reja përgjatë rrugës së “Elbasanit”

Për të rritur sigurinë e këmbësorëve në rrugën e “Elbasanit”, bashkia e Tiranës ka vendosur kangjella përgjatë rrugës, deri në Sauk, për të shmangur kështu dhe aksidentet.

10:27
Nga SHBA, Xhafaj merr mbështetje maksimale për Drejtësinë e luftën kundër krimit

Gjatë vizitës së tij në Uashington, në ditën e tretë të ndalesës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është pritur në Departamentin e Shtetit nga ndihmëssekretari i Shtetit për Narkotikët dhe Çështjet e zbatimit të ligjit, James A. Walsh.

10:25
Shkodër, arrestohet 30-vjeçari. Në kërkim për 70 kg kanabis

Policia e Shkodrës ka arrestuar Edmond Xakën, 30 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë në nëntor, “Ndalesa e fundit”, ku u sekuestruan 70 kg kanabis.

10:22
Kur Stormi bën selfie

Është vetëm një muajshe dhe është një nga fëmijët më me famë në botë.

10:20
“Mesnata”/Kokainë në festë, tre të arrestuar në Fier

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta, ku ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 36 doza kokaine.

10:06
Rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 1 orë para

Me ardhjen e pranverës, tashmë që edhe dita me natën u barazuan dhe e para fillon rrugëtimin e saj për t’i marrë sa më shumë kohë errësirës, ka ardhur koha edhe për të ndryshuar orën.

10:02
Kina dhe Amerika në prag lufte tregtare

Nga SHBA dhe Kina janë dëgjuar “krismat” e para të asaj që mund të jetë nisja e një lufte tregtare. Por rëndësi ka se ç’do të ndodhë më pas. 

09:44
Trump përjashton transgjinorët nga shërbimi ushtarak

Presidenti Donald Trump firmosi të premten urdhrin që ndalon trupat transgjinore, të cilët kanë nevojë për operacione apo trajtime të konsiderueshme mjekësore, të shërbejnë në ushtri, me përjashtim të disa rasteve specifike. Në këtë mënyrë, ai ndjek një prej angazhimeve më kontroverse të vitit të kaluar, i cili ka qenë edhe nën shqyrtim nga Pentagoni, e që po luftohet edhe përmes rrugëve ligjore nëpër gjykata.

09:27
SHBA, Senati kërkon të pyesë Zuckerbergun. 58 mld dollarë humbje, në një javë

Udhëheqësit e Komitetit të Tregtisë në Senat i bënë thirrje gjatë së premtes shefit ekzekutiv të “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, të dëshmojë përpara panelit të tyre pas polemikave që kanë shkaktuar raportet se, “Cambridge Analytica” e lidhur me Trumpin kishte shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të rrjetit social.

08:57
Formula 1, “pole position” rekord nga Hamilton në Australi. Ferrari e ndjek

Botërori i ri i Formulës 1 ka nisur ashtu siç edhe u mbyll, me një kohë rekord në kualifikueset zyrtare për “pole position” nga piloti britanik, kampion bote në fuqi, Lewis Hamilton në Melbourne të Australisë.

08:30
Katalonjë, shpërthen dhuna pas burgosjes së ish-udhëheqësve separatistë

Protestues të shumtë në rajonin spanjoll të Katalonjës janë përplasur me policinë, pasi Gjykata Supreme përshkallëzoi veprimet ligjore kundër separatistëve. Gjykata Supreme spanjolle vendosi se 25 udhëheqësit katalanas duhej të dilnin përpara gjyqit për rebelim, përvetësim apo mosbindje ndaj shtetit. Dënimi i tyre eventual do të thoshte se ata mund të kalojnë deri në 30 vite në burg.

08:15
“Vdiq si hero”, presidenti e ministri i Brendshëm francez nderojnë oficerin e Xhandarmërisë

Oficeri i policisë franceze, që u vetofrua për shkëmbim me njërin prej pengjeve në ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në një supermarket, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.