NBA/ Harden udhëheq Houston Rockets drejt rekordit sezonal

25/03/2018 09:14

Houston Rockets është i një planeti tjetër. Skuadra e udhëhequr nga James Jarden mposhti pa shumë probleme New Orelans Pelicans ku luan Anthony Davis me rezultatin 114 – 91, duke shënuar një tjetër rekord sa u përket fitoreve sezonale. Rockets shënuan suksesin e 59 gjatë sezonit të rregullt.

Praktikisht nuk kishte rivalitet sfida e zhvilluar në “Toyota Center”, ku James Harden rezultoi më i miri mbi parket me 27 pikë, 8 asiste dhe 6 topa të rikuperuar. Nga ana tjetër Anthoni Davis realizoi 25 pikë dhe 8 rikuperime, duke u ndihmuar pak nga pjesa tjetër e skuadrës.

Memphis Grizzlies pësoi humbjen e radhës në shtëpi, këtë radhë përballë Los Angeles Lakers 93-100. Buzëqeshin kalifornianët, që rikthehen te suksesi pas 4 humbjeve radhazi. Para ndeshjes Lakers morën lajmin e keq të dëmtimit të Isaiah Thomas, gjithsesi falë formës së Kuzma, që shënoi 25 pikë dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit, fituan me 7 pikë diferencë.

Detroit Piston iu imponua 117 – 95 Chicago Bulls, por tashmë është shumë vonë për t’u renditur në zonën play off. Vendi i tetë, që aktualisht mbahet nga Milwaukee Bucks mbetet utopi. Në këtë përballje Pistons u inspiruan nga Tolliver, që e mbylli ndeshjen me 25 pikë, ndërsa Dramond dha kontributin e tij në këtë sukses me 15 pikë dhe plot 20 rikuperime.

29 pikë, 8 asiste dhe 11 rikuperime. Këto ishin statistikat e Aaron Gordon, që për pak mund të kishte seleksionuar “tripel double” në suksesin 105 – 99 të Orlando Magic ndaj Phoenix Suns. Një përballje pa shumë vlerë për faktin se të dyja skuadrat renditen në pjesën e fundit të tabelës në konferencat respektive.

Dallas Mavericks ndërkohë u mposht 98 – 102 nga Charlotte Hornets, që ështrë kujtuar vonë për zonën play off në Lindje. Për Charlotte shënuesi më i mirë rezultoi Walker me 24 pikë.

Philadelphia 76ers dominoi 120 – 108 Minnesota Tmberwolves, me Embiid dhe Saric që shënuan respekivisht 19 dhe 18 pikë.

Top Channel