“Më 26 maj Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë”/ Rama në podkastin “Flasim”: BE konfirmon përmbushjen e të gjitha detyrave
31/05 12:28
LSI denoncon qeverinë për emërime të paligjshme në administratë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Braimllari thotë se administrata publike sot është tërësisht në kundërshtim me ligjin.
“Sot administrata publike është tërësisht në kundërshtim me ligjin duke dalë dhe kundra BE që vetë Edi Rama e propogandonte me të mëdha që do të sillte ndryshim rrënjësor në administratën publike. Tepsia i është kalbur dhe i ka ngel në dorë nga paaftësia e tij dhe njerëzve që e rrethojnë”, tha ai në një deklaratë për mediat.
Ai tha se drejtori i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro dhe drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca janë emëruar në kundërshtim me ligjin e shërbimit civil.
Top Channel