Miqësorja me Shqipërinë, norvegjezët përgatiten në ‘Selman Stërmasi’ (Foto)

25/03/2018 10:21

Kombëtarja norvegjeze ka mbërritur në Tiranë, në prag të ndeshjes me miqësore me Shqipërinë, që do të zhvillohet nesër në orën 19:00, në ‘Elbasan Arena’.

Nordikët po qëndrojnë në kryeqytet, teksa paraditen e sotme kanë zhvilluar edhe një seancë stërvitore në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Ndërkohë, aktualisht edhe kuqezinjtë janë duke kryer seancën e fundit stërvitore në Durrës, ndërsa në orën 13:15 pritet që trajneri Panucci dhe kapiteni i skuadrës, të dalin në një konferencë për shtyp.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel