U la në stol në ndeshjen me Norvegjinë, Ronaldo kërkon takim urgjent me drejtuesit e Federatës Portugeze 30/09 15:50
Kombëtarja norvegjeze ka mbërritur në Tiranë, në prag të ndeshjes me miqësore me Shqipërinë, që do të zhvillohet nesër në orën 19:00, në ‘Elbasan Arena’.
Nordikët po qëndrojnë në kryeqytet, teksa paraditen e sotme kanë zhvilluar edhe një seancë stërvitore në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.
Ndërkohë, aktualisht edhe kuqezinjtë janë duke kryer seancën e fundit stërvitore në Durrës, ndërsa në orën 13:15 pritet që trajneri Panucci dhe kapiteni i skuadrës, të dalin në një konferencë për shtyp.
Top Channel