Itali, arrestohen 7 shqiptarë të bandës që grabiste shtëpitë

24/03/2018 14:04

Shtatë shqiptarë, anëtarë të një bande që grabiste banesa, u arrestuan në Siena të Italisë nga karabinierët.

Sipas hetimeve, banda shqiptare është përgjegjëse për bastisjen e të paktën 66 banesave në zonat e Toskanës dhe Umbrias, vetëm gjatë 5 muajve të fundit.

Në bazën e bandës, karabinierët gjetën edhe sendet e vjedhura, kryesisht bizhuteri me vlerë.

Ndërkohë, paratë e fituara nga ky aktivitet, anëtarët e bandës i dërgonin në Shqipëri, te të afërmit e tyre.

Top Channel