Një automjet tip Benz ka shpërthyer gjatë natës së kaluar në qytetin e Shkodrës, teksa ishte i parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Perash të qytetit, teksa nga shpërthimi nuk raportohen të lënduar, pasi mjeti ishte i parkuar.

Policia dyshon se automjetit i është vendosur eksploziv, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel